LIVE UPDATES
Aktualitet

Pediatria ka mungesë të ilaçit të kimioterapisë për fëmijët, prindërit e blejnë nën dorë në farmaci/ QSUT: Medikamenti nuk ka qenë në mungesë

Ndërkohë nga ana tjetër  QSUT-ë shprehet se medikamenti nuk ka qenë mungesë. Atëherë si ka mundësi që në pavion thonë është në mungesë dhe fare lehtë mund ta blesh në farmacitë afër qendrës spitalore?

10 Tetor 2023, 20:51 Nga h.k
Pediatria ka mungesë të ilaçit të kimioterapisë
Foto nga investigimi

TIRANË-Në Pediatrinë e QSUT-së mungon Vincristina, ilaçi që parandalon qelizat kancerogjene te fëmijët me tumor. Prindërit e gjejnë atë nën dorë nëpër farmacitë afër QSUT-së edhe pse ky medikament është vetëm për përdorim spitalor. Ndërkohë nga ana tjetër  QSUT-ë shprehet se medikamenti nuk ka qenë mungesë. Atëherë si ka mundësi që në pavion thonë është në mungesë dhe fare lehtë mund ta blesh në farmacitë afër qendrës spitalore?

Fiksi pas informacionit se Vincristinë ishte në mungesë iu drejtua urgjencës së Pediatrisë në QSUT dhe u interesua për këtë medikament. Tek informacioni i thonë që medikamenti është në mungesë dhe e vetmja mundësi për ta siguruar ishte duke u drejtuar tek farmacitë rreth QSUT-së. Por bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan të takonin një mjek  dhe ashtu bën. Mjekja e turnit pohoi po të njëjtën gjë që Vincristinë ishte në mungesë  në spital , por mund ta siguronin atë në farmacitë jashtë edhe pse është medikament vetëm për përdorim spitalor. Fiksi drejtohet pikërisht në  një nga farmacitë që iu tha se mund të gjendej. Farmacistja pohon se ka disponibilitet të medikamentit duke theksuar dhe ajo vetë me audio e video që illaçi është vetëm për përdorim spitalor. Ajo tregon se dispononte 10 injeksione nga 1 miligramë . Një flakon kushtonte 1mijë lekë dhe se duhej medoemos transportin e tyre ta bësh me ndonjë shishe me akull sepse duhet të ruhen në të ftohtë.

Fiksi iu drejtua kësaj farmacie edhe ditën tjetër duke kërkuar po të nëjjtin medikament e kësaj radhe për të blerë dy flakon. Në farmaci ishte prezente një tjetër farmaciste e cila u jep gazetarëve një tjetër çmim, pra 2 mijë lekë për flakon.  Kur gazetarët i thanë se kolegia e saj u kishte thënë tjetër çmim ajo e telefonon dhe më pas bie dakord ta shesë me 1 mijë lëkë flakonin. Fiksi interesohet se sa kanë gjendje nëse do u duhet përsëri medikamenti dhe farmacistja pa asnjë të keqe u jep një numër telefoni ku mund të bëjnë fare lehtë porosinë e tij.

Fiksi iu drejtua edhe me një shkresë zyrtare Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku kërkonte të dinte nëse medikamenti Vincristinë ishte në mungesë gjatë periudhës Qershor – Gusht 2023. QSUT në përgjigjen e tyre theksuan se medikamenti për periudhë  e sipërpërmendur nuk ka qenë në mungesë.  Pra ka patur gjendje dhe i është shpërndarë shërbimeve të Pediatrisë sipas kërkesave përkatëse. Nëse mëdikamenti nuk ka qenë në mungesë si shpjegohet që në Pediatri mungonte dhe po ky medikament me shërbim spitalor shitet nën dorë në farmacitë rreth QSUT-së?/Marrë nga Top Channel 

ilacet qsut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës