LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e BIRN: Ish-punonjësja pranon rolin e ‘kompanisë në hije’ të tenderit 19 milionë euro

Nëntë nga dhjetë dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqësor për t'u pyetur në funksion të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato si dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, parashtruan të martën më 10 tetor në Gjykatën e Posaçme të Sakallës së Parë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e konstatuara prej hetimit.

10 Tetor 2023, 19:00 Nga Edmond Hoxhaj
Analiza e BIRN: Ish-punonjësja pranon rolin e ‘kompanisë në
Foto ilustruese

TIRANË-Në gjyqin kundër ish-shefes së ARRSH-së, Sonila Qato, një ish-punonjëse e kompanisë “Vëllezërit Hysa” pranoi se ata kishin negociuar me kompaninë italiane dhe se qëndronin pas tenderit me vlerë 19 milionë euro për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq- Delvinë. 

Nëntë nga dhjetë dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqësor për t'u pyetur në funksion të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato si dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, parashtruan të martën më 10 tetor në Gjykatën e Posaçme të Sakallës së Parë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e konstatuara prej hetimit.

Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq – Delvinë. Shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” pjesë e bashkimit të operatorëve që u rendit fillimisht i pari, vlerësohet prej SPAK se është krijuar formalisht për të përfaqësuar në këtë procedurë tenderimi interesat e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, që sipas akuzës ishte fituesja e vërtetë e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH-së. Qato dhe vartësit e saj i kanë mohuar akuzat.

Sipas Prokurorisë, Agron Hysa ka vajtur fillimisht në Itali dhe i ka kërkuar shoqërisë “IRCOP Italia” që të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, i shoqëruar nga punonjësja Joana Myzeqari.

E pranishme në gjykatë si dëshmitare të martën, Myzeqari konfirmoi se kishte pasur komunikime me IRCOP lidhur me këtë procedurë prokurimi. Myzeqari deklaroi se ka punuar në shoqërinë “Vëllezërit Hysa” gjatë periudhës 2017-2019 dhe se merrej me çështje administrative.

Në përgjigje të pyetjes së prokurorit Elvin Gokaj, nëse ajo e njihte shoqërinë italiane IRCOP, Myzeqari deklaroi se kishte pasur edhe komunikime. Ajo sqaroi se kishte patur si detyrë që të gjente një shoqëri bashkëpunuese për një tender.

Sipas dëshmitares, njëherë ajo kishte udhëtuar në Itali për të kyer takim me “IRCOP…”, së bashku me administratorin e shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe një herë kishte shkuar e vetme. Myzeqari deklaroi se kishin paraqitur tek “IRCOP…” dokumentet e tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Myzeqari u pyet edhe nga përfaqësuesi ligjor i Qatos, avokati Vladimir Meçe, mbi detyrën e saj pranë shoqërisë “Vëllezërit Hysa. Ajo deklaroi se ishte marrë me projekte dhe bënte rolin e koordinatores, por se nuk e kishte parë se çfarë pozicioni ishte shënuar në kontratën e punësimit.

Meçe i drejtoi pyetjet ndaj dëshmitares tek i njëjti mikrofon që ajo jepte përgjigjet, çka solli ndërhyrjen e gjyqtares Irena Gjoka. “Duket sikur e intimidoni,” tha Gjoka, ndërsa kërkoi nga avokati që të përdorte mikrofonin tjetër.

Edhe në përgjigje të pyetjeve të avokatit Meçe, dëshmitarja Myzeqari konfirmoi se kishte shkuar për të takuar përfaqësuesit e “IRCOP…” dhe se një herë kishte qenë së bashku me Agron Hysën.

Ajo sqaroi se fillimisht ishin kontaktuar rreth 100 kompani, një pjesë e të cilave nuk kishin kthyer përgjigje dhe se në përfundim ishin dakordësuar me “IRCOP…”.

Meçe vijoi me pyetje të shpejta duke insistuar që dëshmitarja të jepte një përgjigje për mënyrën se si i kishte marrë dokumentet e tenderit. Kur ajo po kthente përgjigje, ai iu drejtua duke i thënë: “Qenke injorante”.

Kryesuesja e trupit gjykues, Irena Gjoka i tërhoqi sërish vëmendjen avokatit Vladimir Meçe dhe ai deklaroi se e tërhiqte atë që tha për dëshmitaren.

Mes dëshmitarëve që dhanë deklarime ishte edhe Elton Musta, administratori i shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, që dyshohet se është krijuar nga vëllezërit Hysa për t'u përfaqësuar në tenderin në fjalë.

Musta deklaroi se punon si ekonomist tek vëllezërit Hysa, ndërsa sqaroi se tek kompania “Sulova Ndërtim Prodhim” kishte qenë administrator dhe ortak i vetëm. Ai pohoi se detyrimet e kompanisë i kishte shlyer nga të ardhurat prej punimeve që kishte kryer në atë periudhë. Musta tha se kishte marrë mjete me qira nga shoqëria “Vëllezërit Hysa” dhe po ashtu u kishte dhënë atyre mjete kundrejt qirasë.

Dëshmi të përmbledhura dhanë edhe punonjës të ARRSH-së dhe përfaqësues të disa shoqërive, ndërkohë që prokurori Elvin Gokaj kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për dëshmitarin Rrok Gjoka, administratori i “Gjoka Konstruksion” që akuzoi Qaton se kishte manipuluar procedurat e tenderit duke favorizuar një prej bashkimeve të operatorëve konkurrues, që kishte një ofertë rreth 4 milionë euro më të lartë. Në përfundim, “Gjoka Konstruksion” u shpall fituese e atij tenderi dhe kreu punimet.

Kërkesa e Gokajt u pranua dhe u vendos që Gjoka të pyetet në seancës e ardhshme.

Në fillim të seancës, përfaqësuesja ligjore e të pandehurit Simon Prendi, avokatja Antoneta Sevdari paraqiti një kërkesë për prova. Ajo i kërkoi gjykatës ndër të tjera që të administrojë në formën e kërkuar nga ligji një shkresë që “Gjoka Konstruksion” i kishte drejtuar ARRSH-së për fond shtesë. Sipas saj, vetë Gjoka Konstruksion vërente se tuneli kishte qenë më i gjatë se e kishte parashikuar kur kishte garuar dhe kishte kërkuar fond shtesë.

Gjykata u shpreh se mbrojtja e të pandehurit Prendi duhej të vërtetonte më parë se ishte në pamundësi objektive për të siguruar këtë shkresë në formën e kërkuar nga ligji dhe pastaj do të mund të kërkohej investimi i gjykatës.

Në përfundim, gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 24 tetor, në orën 09:00, kur veç Gjokës do të pyeten edhe 10 dëshmitarë të tjerë.

Marrë nga Reporter.al

sonila qato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet