LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Kapet Joshko Çervenkovski, njeriu që ndërtoi minën tek vrasja e Vajdin Lamaj. Vizitë blic në gjykatë i rrethuar me policë

Maqedonasi pas shtyrjes së seancës gjyqësore është tërhequr sërish nga policia dhe oficeri i BKH-së, Petrit Gjeçaj me qëllim marrjen e tij në pyetje.

10 Tetor 2023, 19:12 Nga Elton Qyno

FOTO/ Kapet Joshko Çervenkovski, njeriu që ndërtoi minën

Policia kriminale, ka ndaluar një shtetas maqedonas me emrin, Joshko Çervenkovski, i cili sipas dëshmisë se bashkëpunëtorit të SPAK, Luftar Reçi, rezulton të ketë montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin, ku mbeti i vrarë në shkurt 2005, biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi.

Kjo është foto ekskluzive e Joshko Çervenkovskit në ambientet e gjykatës, i rrethuar me forca policie dhe i shfaqur krejt papritur në gjyq.

Maqedonasi pas shtyrjes së seancës gjyqësore është tërhequr sërish nga policia dhe oficeri i BKH-së, Petrit Gjeçaj me qëllim marrjen e tij në pyetje.

Dyshimet flasin për një të penduar të dytë në këtë proces gjyqësor, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndalimi i Joshko Çervenkovski është kryer një ditë më parë ndërsa ditën e sotme Joshko Çervenkovski, është shfaqur me pantallona të shkurtra në ambientet e gjykatës së posaçme, në pritje për të ballafaquar në gjyq me të penduarin e këtij procesi, Luftar Reçi.

Shtetasi maqedonas është sjellë në gjykatë i shoqëruar nga forcat e policisë së Tiranës, por pa u qartësuar nëse ai kishte ardhur në cilësinë e dëshmitarit apo personit të arrestuar.

“Ora News” ka mësuar se mbërritja në ambientet e gjykatës së Joshko Çervenkovski, është kryer në momentin kur në sallën e gjyqit kishte hyrë për të dëshmuar, 92-vjeçari Abedin Saliu.

Abedin Saliu, është babai i Klodian Saliut, të vrarë nga banda e Durrësit në 25 shkurt 2005. Ndërsa si pasojë e luftës kriminale në Durrës, Abedin Saliu, humbi dhe dy djemtë e tjerë Shkëlqim Saliu në 2007 dhe në vitin 2008 vritet Arjan Saliu.

Për shkak të problemeve me dëgjimin i moshuari Abedin Saliu, nuk ka dhënë të plotë dëshminë para gjykatës, ndaj që deklarimet e tij të dhëna para oficerëve të policisë janë lexuar nga prokurori Shehu në sallën e gjyqit.

Ndërkaq pas daljes jashtë të dëshmitarit Abedin Saliu dhe kur pritej të dëshmonte dëshmitari tjetër Leonard Koka, ky i fundit nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Dëshmitari Koka, është larguar nga ambientet e gjykatës në rrethana të paqarta.

Për shkak të kësaj situate dhe prezencën e shtetasit maqedonas në ambientet e gjykatës, është kërkuar shtyrja e gjyqit nga palët e këtij procesi.

Shtetasi maqedonas më pas është tërhequr sërish nga policia dhe oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Petrit Gjeçaj, ku besohet se është marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij në montimin e minave me telekomandë, të përdorura në disa krime në Shqipëri.

FOTO/ Kapet Joshko Çervenkovski, njeriu që ndërtoi minën

Ai që nxjerr në këtë aktivitet kriminal Joshko Çervenkovskin është i penduari i SPAK, Luftar Reçi, i cili në dëshminë e tij ka treguar se:

“…kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se Joshko më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im, i cili është vrarë në vitin 2002.  Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Kur shkova tek piceria e Lulit, kam gjetur Lulin, Lentin dhe një person tjetër që qëndronte si roje te dera. Në piceri u ulëm tek një nga tavolinat dhe diskutuam për montimin e minës dhe gjetjen e një eksplozivi…”.

Montimi i bombës sipas Reçit është bërë në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës ku më pas Indrit Taullai ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

“Pas pak kohe Luli, Lenti, Indriti, Joshko dhe unë shkuam te shtëpia e motrës së Lulit që quhej J. Ishte një shtëpi trekatëshe me shkallë nga jashtë në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMË X5 me ngjyrë të zezë. Në kat të parë ishte një garazh ku u futëm për të përgatitur lëndën plasëse. Joshko ka bërë përgatitjen e minës, pasi ai kishte njohuri të posaçme. Indriti tha se këtë tritol do ta përdorim për ta vendosur në një makinë, e cila do të vendoset afër një tjetre për të shpërthyer".

Vrasjen e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se e ka mësuar nga media e menjëherë pas kësaj thotë se ka telefonuar Berishën, por ai i ka thënë se ndodhet në Turqi. Teksa shton se Viktor Ymeri kishte arritur të gjente një informator pranë Lamajt, duke marrë vesh se kur duhej bërë shpërthimi i minës nga Emiljano.

"…në vitin 2013, në burgun e Peqinit. Viktori me tha se ‘edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ja kanë haberin…"-ka deklaruar Reçi.

Në këtë proces gjyqësor janë marrë të pandehur Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi. Ndërsa ende nuk dihet statusi penal i personit Joshko Çervenkovskin që u shfaq sot i rrethuar me policë në ambientet e gjykatës së posaçme SPAK.

Marrë nga Ora News

vajdin lamaj joshko Çervenkovski

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale