Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për nisjen e hetimeve prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi, ka marrë shkak nga ngjarja e datës 27 korrik 2023, kohë kur inceneratori i Elbasanit, u përfshi nga shtëllunga të mëdha zjarri, duke u djegur mbeturinat.
ELBASAN- Teksa SPAK, ka dënuar disa zyrtarë shtetërorë si të implikuar në afera korruptive dhe abuzim me detyrën gjatë procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, një hetim i dytë tashmë është hapur ndaj këtij inceneratori. Mësohet se këtë herë është prokuroria e Elbasanit e cila ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”. Për nisjen e hetimeve prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi, ka marrë shkak nga ngjarja e datës 27 korrik 2023, kohë kur inceneratori i Elbasanit, u përfshi nga shtëllunga të mëdha zjarri, duke u djegur mbeturinat.
Por ky hetim është zgjeruar edhe më tej, ku në qendër të verifikimeve për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, është vendosur bashkia e Elbasanit dhe shoqëria “ECO Elb”. Kjo e fundit prej më shumë se 3 viteve paguhet nga bashkia e Elbasanit dhe bashki të tjera të qarkut për një shërbim që nuk ekziston në inceneratorin e Elbasanit. Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.
Rezulton se me vendimin bashkiak të bashkisë Elbasan në datën 11 Prill 2022 është miratuar kontrata e shërbimit midis shoqërisë aksionere “ECO-ELB” dhe bashkisë Elbasan. Po e njëjta kontratë është përsëritur edhe për vitin 2023 dhe 2024, miratuar me vendimin e datës 31 janar 2023 dhe 23 shkurt 2024. Impianti i djegies gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë ndërsa për ditët e tjera të vitit nuk ka qenë në gjendje pune për shkaqe teknike.
Pavarësisht se impianti, nuk ka qenë funksional për më shumë se 11 muaj gjatë vitit 2022, Bashkia Elbasan dhe mbikëqyrësit e kontratës nuk kanë bërë ndërprerjen e saj, duke vazhduar ti paguajnë shoqërisë “Eco-Elb sh.a” shumën financiare prej 550 milion lekë të vjetra për periudhën nga 10 dhjetori 2021 deri 31 dhjetori 2022.
Prokuroria, ka ngritur dyshime se Bashkia Elbasan ka paguar për një shërbim të pa kryer dhe nga ana tjetër shoqëria “Eco-Elb sh.a” ka përfituar këtë shumë për një shërbim të pa kryer. Ndërkohë nga transaksionet e thesarit Bashkia Elbasan rezulton ti ketë paguar Eco-Elb sh.a vlerën 918 milion lekë të vjetra për periudhën 1 janar 2023 deri në 29 dhjetor 2023.
Po me të njëjtën metodë edhe në vitin 2024 Bashkia Elbasan i paguan “ECO-Elb” sh.a një shërbim të pa kryer, kontratë kjo e cila është në fuqi edhe sot. Sipas transaksionit të thesarit vlera e përfituar nga “ECO-Elb” është 864 milion lekë për periudhën 1 janar 2024 deri 13 shkurt 2025.
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Në mediat e huaja kanë dalë pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jasht&eu...
Besa Nimani GJERMANIA- Autoritet gjermane kanë blinduar qytetin Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai d...
Besar Nimani GJERMANIA- Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku u zhvillua proc...
foto ilustruese SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat kanë shfrytëzuar një vajz&e...
UBT TIRANA- Seanca në GJKKO për vlerësimin e masave të sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor t&eum...
Lush Susaj TIRANA- Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 zyrtarëve t&eum...
Foto ilustruese DURRËS - Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masat e sigurisë për 13 personat q...
foto ilustruese VORË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në afërsi të Vorës. Bëhet e ditur se nga aksidenti ...
A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj LEZHA- Portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen me pagesë të biz...