LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, shtyhet gjyqi për portugezin Ruben Saraiva, shkak, mungesa e përkthyeses dhe mbrojtjes ligjore

Seanca paraprake gjyqësore në ngarkim të tij ishte planifikuar të zhvillohej paraditen e së mërkurës, por u shty për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor dhe të përkthyeses.

26 Shkurt 2025, 15:22 Nga M.B
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, shtyhet gjyqi për portugezin Ruben
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

LEZHA- Portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj dy vite më parë, u paraqit për herë të parë në gjykatë në cilësinë e të pandehurit. Seanca paraprake gjyqësore në ngarkim të tij ishte planifikuar të zhvillohej paraditen e së mërkurës, por u shty për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor dhe të përkthyeses.

Nën masa të rrepta sigurie, i pandehuri qëndroi për rreth 60 minuta në ambientet e gjykatës dhe më pas u largua drejt Burgut 313 në Tiranë, në pritje për t’u përballur në seancën e radhës gjyqësore. 

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. 

Portugezi Ruben Saraiva u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Ai u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim.

Nga ana tjetër, britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, dhe kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

ruben saraiva

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale