2 Prill 2026, 10:57
Nga D.S
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim të pandehurin Marim Leka, i akuzuat për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Mësohet se gjykata fillimisht caktoi një dënim prej 1 vit e 9 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u përcaktuar përfundimisht në 1 vit e 2 muaj.
NJOFTIMI I GJKKO:
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 27, datë 01.04.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të prerë. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.", njofton gjykata./Dosja.al
gjkko marim leka
Aktualitet
2 Prill 2026, 10:21
I.A
TIRANË- Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid S...
Aktualitet
2 Prill 2026, 09:04
D.S
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dogji makinën e një...
Aktualitet
2 Prill 2026, 08:48
D.S
Edi Rama
Në Raportin Vjetor 2025 të dorëzuar në Kuvend, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e t&...
Aktualitet
2 Prill 2026, 07:31
D.S
Kompensim në masën 100 lekë për litër për një periudhë 6 mujore. Kjo është kërkesa kryesore që ope...
Aktualitet
2 Prill 2026, 07:22
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.&n...
Aktualitet
1 Prill 2026, 23:01
E. D
Programet hoteliere për Pashkë në Izrael po përjetojnë anulime të shumta këtë vit, pasi lufta dhe pasiguria në ra...
Aktualitet
1 Prill 2026, 22:19
E. D
VLORË- Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative, duke u thë...
Aktualitet
1 Prill 2026, 22:06
E.d
Foto ilustruse
FUSHË- KRUJË- Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë dhe ka vendosur postoblloqe n&eum...
Aktualitet
1 Prill 2026, 21:20
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar, pasi akuzohet për vrasjen e nj&eu...
Aktualitet
1 Prill 2026, 20:20
E. D
SKOCI- Gazeta britanike, PRESS AND JOURNAL ka publikuar një investifim, ku tregon me detaje se si bandat shqiptare po mbushin me drogë rrug&eum...