13 Maj 2022, 20:32
Nga DOSJA
Pamje nga protesta
SARANDË- Parku i Butrintit është një nga çështjet më të 'nxehta' në vend momentalisht. Kjo për shkak të vendimit të qeverisë për ta dhënë me koncesion. Pikërisht për këtë qytetarë dhe ekspertë kanë dalë të protestojnë ditën e sotme në Butrint. Qytetarët kanë deklaruar se parku nuk po mbahet më për ruajtjen e kulturës por për të bërë biznese. Ata gjithashtu kanë deklaruar se parku duhej të ishte në zgjerim, por sipas tyre po ndodh e kundërta.
“Edhe një pensionist duhet të paguajë 5 mijë lekë për të parë parkun. Nuk mbahet për ruajtjen e kulturës. Morën pjesë shumë specialist, e keqja është se gjithë ky studim nuk shkon në buxhetin e shteti, por tek ata që e gjetën të gatshëm, edhe udhëheqësit që e dhanë këtë park. Në zonën më të largët , futet Ksamili dhe këto zona që janë studiuar që parku të kishte zgjerimi. Privatët e ngushtuan dhe nuk dimë se cfarë ndodh. Dalin monumente nga më të mirat”, tha një prej protestuesve.
Në protestë kanë marrë pjesë dhe ekspertë. Një ndër ta ka qenë edhe Kristo Kauri, i cili është shprehur se Parku i Butrintit është zgjedhur për tu dhënë me koncesion, pasi është siti arkeologjik më i vizituar në vend.
“Unë vij sot në këtë protestë jo si anëtar i PS, por si qytetar, si ekspert që më dhëmb shpirti për këtë vlerë, park që është ndër 5 më të mirët e Europës dhe në 10 parqet më të mira të botës. E kam nisur punën këtu që në 1970. Në këtë mjedis, e kanë sjell specialistët me përkushtim, pasion. Është një park me vlera me jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare, arkeologjike dhe natyrore, ka marrë statusin pasuri e Unesco-s. Do të doja të ishin shumë qytetarë”, tha Kauri.
Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
13 Maj 2022, 19:45
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë dy paralajmërime të forta! Në një intervistë të...
Aktualitet
13 Maj 2022, 18:15
Covid
TIRANË– 49 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka b&eu...
Aktualitet
13 Maj 2022, 17:33
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e pranoi kërkesën e SPAK për të marrë...
Aktualitet
13 Maj 2022, 16:28
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me atenat...
Aktualitet
13 Maj 2022, 16:18
Foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojres së Territorit n&eum...
Aktualitet
13 Maj 2022, 15:59
Etleva Korra
LIBRAZHD- Etleva Korra, u denoncua në Policinë e Librazhdit disa ditë më parë pasi akuzohej se kishte dhunuar vjehrri...
Aktualitet
13 Maj 2022, 15:46
Pamje nga operacioni
VLORË- Armando dhe Ervis Kurteshi janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë tentuar që t'i vjedhin me dh...
Aktualitet
13 Maj 2022, 15:10
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga e Policisë Britanike pasi janë kapur me 100 mijë...
Aktualitet
13 Maj 2022, 15:09
TIRANË- Kryeinspektori Nardi Kamsi, edhe pse i komanduar në detyrë ka vendosur që të terrirorizojë lokalet duke ushtruar pr...
Aktualitet
13 Maj 2022, 15:04
Policia italiane
ITALI-Një shtetas shqiptar 37-vjeçar, i arrestuar nga policia e shtetit në vitin 2021 dhe i riatdhesuar në Shqip&eum...