Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi tarracë, Policia tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën
Lot dhe britma, momenti kur policia e Vlorës tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën, fqinji: Kaf...
Lot dhe britma, momenti kur policia e Vlorës tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën, fqinji: Kaf...
Samiti në Moldavi/ Udhëheqësit e vendeve të BE-së diskutojnë sot për situatën në veri të Kosov...
S'ndryshon masa për Fredi Belerin, Gjykata e Apelit e lë sërish në burg, lirohet Kokaveshi 1 Qershor, 11:43 ...
S'ishte hera e parë! Mori 'porosi' nga Arapi për tritolin te fasoneria, 16-vjeçari ka bërë të njëjtën ...
Dhoma e Avokatisë Durrës ka reaguar ndaj hartës së re gjyqësore, duke u shprehur se nuk merr parasysh situatën dhe pasojat e saj te grupet e interesit.
DURRËS- Veprimtaria në gjykatën e shkallës së parë dhe të dytë në Durrës është paralizuar. Shkak për këtë është bërë bojkoti i 244 avokatëve të Durrësit, të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë Durrës ka reaguar ndaj hartës së re gjyqësore, duke u shprehur se nuk merr parasysh situatën dhe pasojat e saj te grupet e interesit, duke shkaktuar kosto të larta dhe vonesa të shumta kohore në gjykimin e çështjeve gjyqësore.
“KLGJ vendosi të miratojë hartën e re gjyqësore vetëm me një ndryshim që lidhet me gjykatën Sarandë. Asnjë propozim i yni nuk është marrë parasysh dhe në rrjetin tonë ky ndryshim është lidhur si një ndryshim që ka lidhje me komunitetin grek se me atë shqiptar të avokatëve. Apeli i Durrësit duhet të qëndrojë dhe gjykata të jetë aktive”- ka deklaruar Kryetari i DHAD, Lorval Petani.
Avokatët deklarojnë se greva do të përshkallëzohet pasi nga harta e re gjyqësore preken në rradhë të parë qytetarët dhe bizneset e shumta, ndërkohë që Durrësi është një rreth me shumë konflikte.
“Kjo grevë do të përshkallëzohet nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh. Gjykata e Apelit mbulon 7 rrethe dhe duhet të funksionojë. Ka një ngarkesë të madhe dhe duhej të ishte e fundit për t’u shkrirë. Do të kthehemi në vitin 1995″ – tha Shiponja Meta.
Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. është paralajmëruar se nëse do të ketë kundërshtime nga ana e tyre, rrezikojnë heqjen e liçensës. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
Avokatet TIRANË- Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i janë bashkua...
Pamje nga operacioni SHKODËR- Një 24-vjeçar me iniciale L. A., banues në Shkodër është arrestuar në Gjirokast&eum...
Rinas TIRANË- Pakoja postare me 3991 karta SIM angleze që erdhi në Rinas në emër të shtetasit M.H, ka mbë...
Pjerin Xhuvani ELBASAN- Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetuesit janë kthyer sërish në vendin...
Togat e zeza LUSHNJE- Dhoma e avokatisë në Lushnje ka bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur n&eum...
Agim Kajmaku TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e ç...
Avokatet SARANDË- Avokatët nw Sarandë iu janw bashkuar bojkotit tw seancave gjyqwsore. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarand&...
Avokati ne Gjirokaster GJIROKASTËR- Bojkotit të seancave gjyqësore iu janë bashkuar edhe avokatët e Gjirokastrës dhe Për...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ...
Mask Haxhia TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e ...