LIVE UPDATES
Aktualitet

Pak çerdhe në Kosovë, pak punë për gra

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për vitin 2023, mbi 31 mijë fëmijë të kësaj moshe kanë qenë të regjistruar në çerdhe. Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat, thotë se numri i çerdheve është dukshëm i vogël në krahasim me numrin e fëmijëve.

22 Dhjetor 2024, 15:05 Nga N.F
Pak çerdhe në Kosovë, pak punë për gra
Foto ilustruese

KOSOVË- Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i këtij investimi ishte lehtësimi i qasjes së grave në tregun e punës.

Tre vjet e gjysmë më vonë, përparimi në këtë drejtim mbetet i kufizuar dhe, për pasojë, shumë gra janë pa punë. Sipas Agjencisë së Statistikave në vend, të punësuara janë më pak se 20 për qind e grave. Në muajin tetor, Banka Botërore publikoi një raport për Ballkanin Perëndimor, ku, mes tjerash, tha se mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, përbën sfidë për Kosovën.

Atë do të mund ta kompensonte rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, por “e pengon mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijë”, thuhej në atë raport. Shembull i kësaj situate është Teuta H. nga Prishtina.

Me shkollën e mesme ekonomike të mbaruar, ajo ka 13 vjet që nuk punon, sepse i është dashur të kujdeset për dy vajzat e saj. Në çerdhe private me pagesë thotë se nuk ka pasur mundësi ekonomike t’i dërgojë. Bashkëshorti i saj punon dhe paguhet rreth 600 euro në muaj.

“Që një vit kam nisur të punoj vetëm gjatë ditëve të vikendit, kur për vajzat dhe vjehrrin mund të kujdeset bashkëshorti. Pastroj disa shtëpi dhe me paratë që marr, ndihmoj familjen”, thotë Teuta.

Në ditën kur u votua programi i Qeverisë së tij, më 7 maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “do të ndërtojmë 160 çerdhe të reja për fëmijë anembanë Kosovës”.

Sot, ky premtim është ende larg përmbushjes. Në përgjigje të interesimit të Radios Evropa e Lirë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) tha se në Kosovë janë funksionale 62 objekte të institucioneve parashkollore publike, ndërsa në proces të themelimit apo përshtatjes janë dhjetëra të tjera.

“Pesë çerdhe të reja janë ndërtuar; gjashtë shkolla janë adaptuar në kopshte; 24 çerdhe janë në proces të ndërtimit;11 janë në proces të adaptimit dhe 13 të tjera në proces të tenderimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Aty nuk specifikohet se kur pritet të përfundojnë ato, e as numri konkret i çerdheve në qytete e fshatra, por theksohet se, krahas tyre, funksionale janë edhe 164 çerdhe private. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë më 2024, tregojnë se në Kosovë jetojnë mbi 132 mijë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për vitin 2023, mbi 31 mijë fëmijë të kësaj moshe kanë qenë të regjistruar në çerdhe. Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat, thotë se numri i çerdheve është dukshëm i vogël në krahasim me numrin e fëmijëve.

Si problem më serioz, ai sheh mungesën e çerdheve publike nëpër fshatra. Me rritjen e numrit të tyre atje, ai thotë se do të rritej edhe punësimi i grave, marrë parasysh se në ato zona ka shumë biznese prodhuese.

“Shteti duhet të marrë iniciativa për hapjen e çerdheve në zonat rurale. Në rast të mungesës së fondeve, mund të zbatohen partneritete publike-private, për të ofruar shërbime cilësore”, thotë Misini.

Këto nisma, sipas tij, do t’u krijonin edhe grave mundësi për t’u integruar në tregun e punës në zonat rurale, ku numri i të papunave është i lartë. Mendim të ngjashëm ndan edhe Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Në mungesë të fondeve, ajo thotë se mund të krijohet lehtësisht bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat.

“Kemi shembullin e Prishtinës, ku disa çerdhe funksionojnë përmes partneritetit publik-privat”, sipas saj.

Në raste të tilla, Berisha thotë se komuna mund të paguajë një pjesë të parave për fëmijën dhe pjesën tjetër prindi, ndërsa qendra e kujdesit mund t’i paguajë pagat e edukatorëve. Me zgjidhjen e tillë, ajo shpreh bindjen se do të rritej si punësimi, ashtu edhe mirëqenia e grave.

“Norma tradicionale ka ndikuar që gruaja ta bartë barrën e kujdesit për familje... por për t’u punësuar, asaj i duhet të presë derisa të rriten fëmijët”, thotë Berisha.

Sipas një raporti që ka publikuar këtë vit organizata e saj, gratë janë dukshëm më pak në kërkim të vendeve të punës sesa burrat. Sipas raportit, 77% e grave nuk kërkojnë punë, ndërsa 23 për qind kërkojnë, për dallim prej 51% të burrave që nuk kërkojnë dhe 49% që kërkojnë.

Punësimi më i madh i grave, sipas Misinit, do të sillte një varg përfitimesh ekonomike - nga planifikimi më i mirë i buxhetit familjar deri te rritja e buxhetit shtetëror përmes pagesave tatimore.

“Punësimi i grave do të ndihmonte, gjithashtu, në uljen e nivelit të emigrimit, pasi do ta rriste standardin e jetesës për familje të caktuara, duke i bërë ato më të qëndrueshme ekonomikisht. Aktualisht, shumë familje përballen me vështirësi, pasi vetëm njëri nga prindërit është i punësuar, dhe kjo i shtyn pastaj drejt emigrimit”, thotë Misini.

Të dhënat e Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj. Vitin e kaluar, ka pasur gjithsej 3.045 aplikime të kosovarëve për azil në BE. Në mungesë të punëtorëve - kryesisht për shkak të emigrimit - bizneset nga Kosova kanë rekrutuar viteve të fundit punëtorë nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Filipinet.

Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Mbetet të shihet nëse pushteti i ri do ta rrisë ose jo numrin e shërbimeve për kujdesin ndaj fëmijëve./REL

kosove cerdhe gra ne pune

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet