LIVE UPDATES
Aktualitet

OTP mashtroi klientët me karta të skaduara. Dhjetëra shqiptarë me overdraft, pa djeninë e tyre

Vendimi hedh dritë mbi skandalin, se si u mashtruan shqiptarët, ku thuhet se kartat e tyre të kreditit pas ndryshimit të procesit, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni.

29 Gusht 2024, 12:52 Nga I.A

OTP mashtroi klientët me karta të skaduara. Dhjetëra

TIRANË-Skandalet me sistemin bankar në Shqipëri nuk kanë të sosur. Këtë herë, një bankë e nivelit të dytë ka mashturar qytetarët. Bëhet fjalë për Bankën OTP Albania, e cila është pjesë e OTP Bank Nyrt të Hungarisë që përfaqësohet nga Tibor Kovacs. Ky i fundit nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri, por drejton pikën shqiptare nëpërmjet një prokure që i ka lënë Sonila Shkodranit. OTP njihet edhe si banka e Putinit, për shkak se kontrollohet nga oligarkët pranë Putinit, pjesë e listës së zezë të SHBA-ve.

Banka e Shqipërisë ka gjobitur në qershor të këtij viti “OTP Albania”. Vendimi për gjobitje është publikuar në Buletinin Zyrtar nr. 26 të BSH-së. BSH e zbuloi me vonesë skandalin dhe në dokumentet e siguruara nga Prapaskena, banka dytësore është gjobitur me 8 milionë lekë të vjetra dhe një paralajmërim për dy “punonjës” hungarezë, por asnjë masë për drejtorin ekzekutiv të bankës, Bledar Shella.

Vendimi hedh dritë mbi skandalin, se si u mashtruan shqiptarët, ku thuhet se kartat e tyre të kreditit pas ndryshimit të procesit, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni.

“Kartat e kreditit të klientëve të ish-Bankës Alpha, pas ndryshimit të procesorit të kartave dhe bashkimit me përthithje, rezultojnë se janë hapur në formën e overdraft-it me datë hapje gusht 2023 dhe me balancë debitore që përbëhet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni dhe nuk janë raportuar si detyrim nga ish-Banka Alpha. Këtu përfshihen edhe karta krediti të mbyllura, me status “5” në Regjistrin e Kredive, si dhe karta të skaduara. Këtyre klientëve u janë ngarkuar në vijim komisione të tjera shtesë (vjetore) nga sistemi i Bankës OTP".

OTP pa njoftuar klientët u ka hapur atyre overdrafte, duke u sjellë sikur ata kanë firmosur kredi. Më pas i ka kthyer në debitorë, meqenëse nuk kanë paguar rregullisht overdraftet! E gjithë vjedhja kamuflohet si një ngatërresë teknike që ka ndodhur në procesin tranzitor kur janë bashkuar dy bankat në një, Alpha me OTP.  Nëpër rreshtat e vendimit dallohet thellësia e skandalit.

“Mungesa (vonesa) e rikonsilimit edhe me CKB-në (procesorin e kartave), ka rezultuar në vlera të konsiderueshme në llogaritë pezull në bilancin e bankës.”

Skandali në OTP është i një niveli të rëndë shkeljeje ku përfshihet mashtrimi dhe vjedhja e klientëve, të cilëve nuk i dihet numri. OTP pranon se nuk ishte në gjendje të siguronte informacion të plotë se si janë formuar “llogaritë pezull” që kanë krijuar një bilanc mashtrues për BSH-në dhe organet tatimore. Kjo del edhe në vendim:

“Mosparaqitja e saktë e gjendjes financiare të bankës në pasqyrat e saj financiare përbën shkelje të ligjit.”

Çfarë do të ndodhte me një kompani apo biznes që nuk do të paraqiste “saktë” bilancet para organeve tatimore? Sigurisht që nuk do të gjobitej me 0.7 milionë lekë. Guevrnatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko edhe pse morri një farë mase për skandalin me bankën dytësore, heshti dhe nuk e komentoi, sikur ky është një normalitet në aktivitetin e bankave. Numri i klientëve të mashtruar nuk dihet./Zëri.ai

otp albania


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet