29 Gusht 2024, 10:58
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit thuhet se nga 29 vatra zjarri janë shuar 19, dhe pjesa tjetër mbetet aktive.
Mësohet se është bërë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe. Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar dhe 10 janë ende aktive.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht, po punohet në:
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Rrezik për banesa nuk ka. Punonjësit e ADZM po monitorojnë situatën.
Qarkun e Shkodrës: në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, njësia administrative Pult, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Shakotë, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me lis dhe masiv shkëmbor. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është nën kontroll; në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim; në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim.
Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor; në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbanet në monitorim nga sherbimi pyjor.
Qarkun e Vlorës: në malin Triallonja, sipër fshatit Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit; në fshatin Kopaçez, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
zjarre ministria e mbrojtjes
Aktualitet
29 Gusht 2024, 10:26
I.A
Gentian Bejtja
FUSHË KRUJË- Dinamika e vrasjes së ish-policit Gentian Bejtja është zbardhur pas më shumë se 4 muajs...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 10:16
I.A
Gentian Bejtja
FUSHË KRUJË- Një nga autorët e vrasjes së ish-efektivit Gentian Bejtja është identifikuar nga policia.&nb...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 10:09
I.A
POLIÇAN- Një sherr mes dy të moshuarëve ka ndodhur në qendrën Polivalente të Poliçanit. Sherri ka degrad...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 09:40
I.A
Aksidenti
GREQI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti automobilistik n&e...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 09:08
I.A
Pamje nga operacioni
ITALI- Një rrjet i trafikut të kokainës është shkatërruar nga autoritetet italiane, duke vënë ...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 07:15
I.A
Policia
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkod&eu...
Aktualitet
29 Gusht 2024, 07:12
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vr...
Aktualitet
28 Gusht 2024, 22:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza&r...
Aktualitet
28 Gusht 2024, 21:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
HIMARA- Dy turiste çeke që kishin humbur rrugën gjatë një ekskursioni në një zonë ...
Aktualitet
28 Gusht 2024, 20:30
M.B
Taf Koleci
TIRANA- Në Shqipëri, shoqëria Kurum ka arritur një marrëveshje me sindikatat për pushim kolektiv nga puna të ...