LIVE UPDATES
Aktualitet

OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike e kërcënime, mediat vuajnë mungesën e financave, u rrezikohet ekzistenca

OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

12 Tetor 2022, 07:54 Nga DOSJA
OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike e
Foto Ilustruese

TIRANË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit. OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore. Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” - thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë. Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standartet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqëndrimi i mediave në pak duar. Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias. Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” - thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme. Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në infomacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interest ë pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin. Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë.

Marrë nga Zëri i Amerikës

organizata për siguri dhe bashkëpunim në europë gazetaret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë