LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizata e shoqërisë civile i përgjigjet Akil Panos: Asnjë fëmijë nuk duhet të përdoret si armë politike

Në deklaratën publike, Organizata e shoqërisë civile e ka cilësuar këtë, si një shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve dhe një akt që nxit diskriminim dhe urrejtje.

25 Maj 2026, 16:51 Nga E. D

Organizata e shoqërisë civile i përgjigjet Akil Panos:

TIRANË- Organizata e shoqërisë civile i është përgjigjur Akil Panos, pas publikimit dhe shpërndarjes së imazheve të dy fëmijëve të mitur në rrjetet sociale. Në deklaratën publike, Organizata e shoqërisë civile e ka cilësuar këtë, si një shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve dhe një akt që nxit diskriminim dhe urrejtje.

Në deklaratën e tyre publike, organizatat shprehen se imazhet e dy fëmijëve janë përdorur pa pëlqimin e prindërve, duke i vendosur të miturit në qendër të një debati publik me përmbajtje stigmatizuese ndaj familjes së tyre dhe komunitetit LGBTIQ+.

Sipas deklaratës, përdorimi i fëmijëve në debate politike, ideologjike apo fetare përbën një formë të papranueshme dhe të rrezikshme të abuzimit me të drejtat, dinjitetin dhe sigurinë e tyre. Organizatat theksojnë se prania e një fëmije në një hapësirë publike nuk i jep askujt të drejtën për të publikuar apo përdorur imazhin e tij për qëllime propagandistike apo politike.

Deklaratë publike e organizatave të shoqërisë civile:

Ne, organizatat nënshkruese të kësaj deklarate publike, dënojmë me vendosmëri publikimin, shpërndarjen dhe instrumentalizimin e imazhit të dy fëmijëve të mitur në rrjetet sociale nga Akil Pano, pastor dhe themelues i Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës, si dhe Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Drejtor i Institutit për Liri dhe Trashëgimi.

Nëpërmjet publikimeve të tyre, Akil Pano dhe Jonathan Pano kanë zgjedhur të përdorin publikisht, pa pëlqimin e prindërve, imazhet e dy fëmijëve të mitur, duke i vendosur ata në qendër të një debati publik të ngarkuar me gjuhë diskriminuese, stigmatizuese dhe që nxit urrejtje ndaj familjes së tyre dhe komunitetit LGBTIQ+ në tërësi.

Shënjestrimi i dy fëmijëve pesëvjeçarë si objekt debati publik dhe si instrument për mobilizim politik, ideologjik apo fetar përbën një formë të papranueshme dhe të rrezikshme të abuzimit me të drejtat, dinjitetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Prania e një fëmije në një hapësirë publike nuk i jep askujt të drejtën ta publikojë, ta shpërndajë apo ta përdorë imazhin e tij për qëllime politike, ideologjike, fetare apo propagandistike. Fëmijët kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën publike dhe të kenë lirinë e mendimit dhe të shprehjes për çështje që i prekin ata dhe familjet e tyre. Kjo e drejtë u përket vetë fëmijëve dhe ushtrohet nën kujdesin dhe përgjegjësinë e prindërve ose kujdestarëve ligjorë të tyre, jo nga individë të tretë që i përdorin ata për të ushqyer narrativa diskriminuese apo për të prodhuar panik moral në shoqëri.

Kjo është shkelje e hapur e të drejtave të fëmijëve! Publikimi dhe shpërndarja e imazheve të identifikueshme të të miturve, pa pëlqimin e informuar të prindërve ose kujdestarëve ligjorë, përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në të drejtën e fëmijës për privatësi, dinjitet, siguri dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Kjo sjellje bie ndesh me garancitë kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë nenet 35 dhe 54 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr. 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenin 8, si dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës, veçanërisht nenet 3 dhe 16.

Duke publikuar dhe shpërndarë fotografitë e këtyre fëmijëve në hapësira online të ngarkuara me gjuhë urrejtjeje, Akil Pano dhe Jonathan Pano nuk kanë cenuar vetëm të drejtën e fëmijëve për privatësi, por i kanë ekspozuar ata ndaj dëmit emocional, traumës psikologjike, bullizmit, stigmatizimit dhe rrezikut të përndjekjes publike afatgjatë. Në këtë mënyrë, fëmijët janë kthyer në shënjestër të një turme online të ushqyer me frikë, paragjykim dhe urrejtje.

Asnjë fëmijë nuk duhet të përdoret si armë politike apo propagandistike për të sulmuar një komunitet, një familje apo një grup shoqëror. Asnjë familje nuk duhet të kthehet në objekt linçimi publik për shkak të identitetit, orientimit seksual, përkatësisë prindërore apo strukturës së saj familjare.

Ndërhyrja në jetën private të familjeve, instrumentalizimi i marrëdhënieve të tyre dhe përdorimi i fëmijëve të tyre për përfitim politik, ideologjik apo publik është i papranueshëm, i dëmshëm dhe bie ndesh me parimin themelor të interesit më të lartë të fëmijës.

Hipokrizia e pretendimit për “mbrojtjen e familjes”:
Është thellësisht shqetësuese që individë që pretendojnë publikisht se mbrojnë familjen dhe fëmijët, në të njëjtën kohë, përdorin imazhin e fëmijëve të të tjerëve për të nxitur përçarje, stigmatizim dhe diskriminim të tyre.

Mbrojtja e fëmijëve nuk mund të jetë selektive. Nuk mund të kërkosh privatësi, dinjitet dhe siguri për fëmijët e tu, ndërkohë që përdor fëmijët e të tjerëve si mjete për të sulmuar familjet e tyre dhe për të nxitur urrejtje ndaj një komuniteti të tërë.

Kjo nuk është mbrojtje e të gjithë fëmijëve. Ky është instrumentalizim i tyre.

Thirrje për veprim institucional:
U bëjmë thirrje të menjëhershme dhe të vendosur:

·Policisë së Shtetit;

·Organeve të Prokurorisë;

·Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi;

·Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës;

·Bashkisë së Tiranës;

·Të gjitha autoriteteve të tjera përgjegjëse,

ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin që kërkon mbrojtja e fëmijëve nga ekspozimi publik, gjuha e urrejtjes, diskriminimi dhe abuzimi online.

Institucionet duhet të vlerësojnë menjëherë cenimin e të drejtave të fëmijëve, përdorimin e paautorizuar të imazhit të tyre, elementët e mundshëm të diskriminimit për shkak të përkatësisë prindërore dhe orientimit seksual të prindërve, si dhe përgjegjësinë e personave publikë që kanë kontribuar në përhapjen e kësaj përmbajtjeje.

Fëmijët meritojnë mbrojtje, dinjitet, siguri dhe privatësi. Ata nuk duhet të përdoren si objekt sulmi në luftëra ideologjike, politike apo fetare.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me fëmijët dhe familjen e tyre dhe bëjmë thirrje që çdo institucion, media, person publik dhe qytetar të respektojë privatësinë, dinjitetin dhe interesin më të lartë të fëmijës./Dosja.al

 

organizata e shoqërisë civile

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Maj 2026, 15:23 Enver Doçi

Dibra çel sezonin turistik në Lurë

Pamje DIBËR- Dibra ka çelur sezonin turistik të këtij viti në Lurë, në një nga zonat më të bukura t&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet