LIVE UPDATES
Aktualitet

Akil Pano kritikon praninë e fëmijëve në 'Paradën e Krenarisë': Po përdoren për propagandë! Kush mban përgjegjësi për ekspozimin publik të tyre?

Ai thekson, se fëmija nuk ka pjekurinë të kuptojë konfliktin kulturor, as të analizojë axhendat politike, a të kuptojë përplasjet ideologjike të kohës sonë. Pano thekson, se fëmijët nuk duhet të jenë mjete propagande, mburoja emocionale të politikës, dekor i betejave kulturore të të rriturve.

25 Maj 2026, 16:37 Nga E. D
Akil Pano kritikon praninë e fëmijëve në 'Paradën
Akil Pano

TIRANË- Pastori i njohur, Akil Pano ka reaguar ashpër lidhur me praninë e fëmijëve në “Paradën e Krenarisë”, që u zhvillua të shtunën nga komuniteti LGBTQ, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato dhe zv.kryeministrja Albana Koçiu. Me anë të një postimi në Facebook, Pano kritikon vendosjen e fëmijëve në qendër të aktivitetit, duke theksuar se kjo po bëhet me qëllim për të zbutur reagimin publik.

Ai thekson, se fëmija nuk ka pjekurinë të kuptojë konfliktin kulturor, as të analizojë axhendat politike, a të kuptojë përplasjet ideologjike të kohës sonë. Pano thekson, se fëmijët nuk duhet të jenë mjete propagande, mburoja emocionale të politikës, dekor i betejave kulturore të të rriturve.

Ai ngriti edhe një pyetje, se deri në çfarë limiti mund të lejohet përfshirja e të miturve në aktivitete politike dhe ideologjike, duke kërkuar përgjigje nga institucionet kompetente për mbrojtjen e privatësisë dhe integritetit psikologjik të fëmijëve.

Reagimi i Plotë i Panos:

I lini fëmijët të jenë fëmijë! Drejtuar: Avokatit të Popullit, Shërbimit Social Shtetëror dhe institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve. Ky është momenti ku shoqëria shqiptare duhet të ndalet dhe të bëjë një pyetje shumë të thjeshtë: A po mbrojmë realisht fëmijët, apo po i përdorim ata? Dje u publikua gjerësisht në media dhe portale një fotografi nga aktiviteti i “Ditës së Krenarisë” në Tiranë. Në qendër të fotos ndodhen një ambasador, një ministre dhe një person transgjinor. Në sfond janë dy vajza të vogla. E ndava fotografinë me një fjali: “Ky është vizioni i Rilindjes për Shqipërinë.”

Më pas kuptova se fytyrat e fëmijëve nuk ishin mbuluar. Ishte një veprim i nxituar dhe joetik nga ana ime. Nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllim ekspozimi i tyre publik dhe për këtë arsye i mbulova fytyrat me dy zemra. Por kjo nuk e shmang pyetjen kryesore: Kush i vendos fëmijët në këto skena publike dhe pse? Problemi nuk është vetëm realizimi i fotografisë!
Problemi është përdorimi simbolik i fëmijëve në betejat ideologjike të të rriturve. Fëmija nuk ka pjekurinë të kuptojë konfliktin kulturor, as të analizojë axhendat politike, a të kuptojë përplasjet ideologjike të kohës sonë.

Megjithatë, gjithnjë e më shpesh, fëmijët shfaqen në parada politike, marshime ideologjike, në evente seksualisht të ngarkuara simbolikisht, si dekor emocional për të zbutur reagimin publik. Kjo është pikërisht ajo që duhet të shqetësojë çdo institucion serioz në vend. Pyetja nuk është: “A kanë të drejtë të rriturit të protestojnë apo të marshojnë?” Pyetja është: A kanë të drejtë të përdorin fëmijët si element të propagandës së tyre? Kur fëmijët vendosen në mënyrë të vetëdijshme në qendër të një aktiviteti ideologjik, ata pushojnë së qeni thjesht fëmijë dhe kthehen në simbol.

Këtu lind detyrimi moral dhe institucional i shtetit. I bëj thirrje: Avokatit të Popullit, Shërbimit Social, Komisionerit për Mbrojtjen e Fëmijëve, institucioneve arsimore dhe psikologëve të mendojnë seriozisht mbi pyetjet: Ku janë kufijtë e përfshirjes së fëmijëve në aktivizëm politik dhe ideologjik? Kush mban përgjegjësi për ekspozimin publik të tyre? A ekziston mbrojtje reale për privatësinë dhe integritetin psikologjik të fëmijëve?

A po përdoren të miturit për të normalizuar narrativa që ata vetë nuk janë në gjendje t’i kuptojnë? Shoqëritë bien në krizë jo vetëm kur humbin ekonominë apo sigurinë. Por kur humbasin aftësinë për të mbrojtur pafajësinë e fëmijëve nga instrumentalizimi ideologjik. Fëmijët nuk duhet të jenë mjete propagande, mburoja emocionale të politikës, dekor i betejave kulturore të të rriturve. Ata duhet të jetojnë femijërinë e tyre. Thjesht, i lini fëmijët të jenë, fëmijë./Dosja.al

akil pano

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Maj 2026, 15:23 Enver Doçi

Dibra çel sezonin turistik në Lurë

Pamje DIBËR- Dibra ka çelur sezonin turistik të këtij viti në Lurë, në një nga zonat më të bukura t&eum...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës