LIVE UPDATES
Aktualitet

Olaf 'kopsit' raportin për fondet e IPARD, 2 subjekte në shkelje, 410 mijë euro ende të pakthyera

Pezullimi prej korrikut i miliona eurove grante për bujqësinë, që Bashkimi Evropian i jepte Shqipërisë në kuadër të programit IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsionin, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare. 

11 Tetor 2023, 20:35 Nga I.A
Olaf 'kopsit' raportin për fondet e IPARD, 2 subjekte në
Foto Ilustruese

TIRANË- Kur kanë kaluar 3 muaj nga pezullimi i fondeve IPARD II nga Komisioni Evropian, pas dyshimeve për korrupsion, AZHBR autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e parave, është vënë në lëvizje. Deri tani janë identifikuar 82 përfitues në shkelje të fondeve IPARD, ku 17 janë listuar debitorë pasi refuzojnw të kthejnë paratë, në shumën totale 410 mijë euro(kursi aktual). Ende nuk dihet nëse kjo shumë përputhet me gjetjet e OLAF, autoriteti europian që kreu hetimin për abuzim me fondet e IPARD II. Ajo që dihet është se SPAK po kryen hetime paraprake por ende nuk ka komunikuar emra zyrtarësh të përfshirë.

Pezullimi prej korrikut i miliona eurove grante për bujqësinë, që Bashkimi Evropian i jepte Shqipërisë në kuadër të programit IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsionin, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural iu ka kërkuar kthimin e parave 82 përfituesve të programit IPARD II që rezultojnë me shkelje të kushteve të kontratës.  Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se nga totali i subjekteve të gjetura me shkelje, 17 prej tyre refuzojnë të kthejnë shumat e përfituara, me një vlerë totale prej 410 mijë eurosh. 

“Konkretisht subjektet që figurojnë në regjistrin e debitorëve IPARD janë: Fiqiri Sinani PF; Aldo Jakupi PF; Coast to Coast SHPK; LORAG SHPK; Mirjan Allka PF; Abas Pere PF; Vasillaq Xhufka PF; Brisilda Blido PF; Mirjana Godeni PF; Naim Karaj PF; Ilirjan Muhametaj PF; Perla&Aura SHPK; Blerti Mehillaj PF; Erind Hajdari PF; Oltjan Nika PF; Anna X Group SHPK; Mazllem Celiku PF.”, bën të ditur AZHBR për Faktoje, duke theksuar se ‘subjekteve i’u është kërkuar kthimi i shumave (totale/apo pjesore/parapagesa).’ 

Olaf 'kopsit' raportin për fondet e IPARD, 2 subjekte në

Pjesa më e madhe e përfituesve, tashmë borxhlinj ndaj AZHBR-së rezultojnë me investime në sektorin e fruta-perimeve, dhe sektorin e turizmit rural dhe atë të natyrës. I kontaktuar nga Faktoje një nga pëfituesit e fondeve IPARD II që ka refuzuar të kthejë paratë e kërkuara nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime lidhur me arsyet e këtij vendimi. 

Në regjistrin e debitorëve të IPARD II në Shqipëri aktualisht rezultojnë 17 subjekte që refuzojnë të kthejnë paratë e marra në formë grantesh dedikuar bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR-së në pak muaj, lista e borxhlinjëve është shtuar me 7 subjekte. 

Në një investigim të publikuar nga portali Amfora në muajin gusht, Agjencia për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor bënte me dije se deri në maj të këtij viti u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet 10 subjekteve, ndërkohë që në fund të muajit shtator AZHBR pohon se janë 17 subjekte refuzues. 

Ilir Pilku, një nga tre ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane” sqaron se pas refuzimit, autoritetet e adresojnë problematikën në gjyqësor. 

“Në bazë të një marrëveshjeje që Ministria e Bujqësisë ka me DG Agrin detyrimin ndaj shlyerjes së fondeve e ka si detyre qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare është e detyruar të rimbursojë Bashkimin Europian për vlerën e dakordësuar nga mbrojtja, që në këtë rast është struktura operative e IPARD-it në Shqipëri dhe Zyrës së OLAF-it në Bruksel. Dhe më pas, qeveria ndjek rrugët ligjore për pjesën e pakthyer nga subjektet, hap procese gjyqësore ndaj subjekteve të gjetura në shkelje të kontratës.”, sqaron Pilku, teksa thekson se kjo lëvizje i hap rrugën çeljes së fondeve të tjera për bujqësinë, në rastin tonë programit IPARD III. 

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, e njohur si OLAF konfirmoi për Faktoje se ka mbyllur një hetim në lidhje me dyshimet për shpërdorimin e fondeve të financimit nga programi IPARD II i Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

“Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF ia ka përcjellë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse.”, shkruan zyra e shtypit pranë OLAF teksa shton arsyet përse nuk mund të komentojë më tej në këtë fazë: 

“Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdo procedimi të mundshëm pasues, të të drejtave procedurale dhe të dhënave personale, OLAF nuk është në një pozicion për të komentuar më tej në këtë fazë.”

Pasi shpalli moskompetencën në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në shtator 2023 i konfirmoi Faktojes se ka hapur hetim penal mbi shpërndarjen e fondeve të bujqësisë nga programi IPARD II në Shqipëri. Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedimi i SPAK është në fazën e hetimeve paraprake. 

“Në lidhje me kërkesën për informacion të bërë nga ana juaj, që bën fjalë për hetimin mbi shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, ju bëjmë me dije se procedimi penal në fjalë është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale, aktet hetimore dhe përmbajtja e tyre përbëjnë sekret hetimor. Si rrjedhim, nuk mundemi t’ju japim informacione të mëtejshme në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj.”, shkruan SPAK. 

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha venddet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin e tyre të përkohshëm, bazuar në dyshimet për korrupsion. 

Marrë nga Faktoje.al

azhbr olaf skandali me ipard

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet