LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi: Shqipëria duhet të përshtatë plotësisht ligjet e sigurisë kibernetike me Direktivën e re të BE-së

Ekspertë të kësaj fushe vlerësojnë se Shqipëria ka përshtatur pjesërisht rekomandimet e Bashkimit Europian sa i takon sigurisë kibernetike.

11 Tetor 2023, 19:10 Nga I.A

 

TIRANË- Qeverisja kibernetike e Shqipërisë gjendet përballë sfidash të shumta, pas sulmeve që pësoi një vit më parë nga operatorë të mbështetur nga Irani. Ekspertë të kësaj fushe vlerësojnë se Shqipëria ka përshtatur pjesërisht rekomandimet e Bashkimit Europian sa i takon sigurisë kibernetike.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot një studim mbi Sfidat e qeverisjes kibernetike në Shqaipëri. Autorët theksojnë se sulmet kibernetike dëshmuan që, Shqipëria ka ende shumë punë me përshtatjen e rekomandimeve të reja të BE-së të vitit 2022, me parandalimin e rreziqeve kibernetike dhe zhvillimin e sistemeve te sigurisë.

Rekomandimet e BE-së për sigurinë kibernetike Shqipëria i ka përshtatur vetëm pjesërisht, e ndërkohë BE-ja ka nxjerrë një paketë të re rekomandimesh në vitin 2022.

Shqipëria po përgatit një projektligj krejt të ri për sigurinë kibernetike, i cili pritet të të zëvendësojë ligjin ekzistues.

Ndërkohë sulmet kibernetike ndaj infastrukturës digjitale të Shqipërisë, nxitur dhe mbështetur nga Irani, nisën 15 muaj më parë dhe kanë vazhduar të shtohen dhe të bëhen më të vështira për t’u përballuar, pohuan autoritetet në mbledhje për sigurinë kombëtare.

Autorja e studimit, Ilvana Dedja, thotë se qeverisja kibernetike e vendit është e paqartë tani në nivel të përgjithshëm, disa institucione publike, private dhe biznese nuk ndërlidhen apo nuk ndërveprojnë për të rritur sigurinë, dhe projektligji i ri që përpiqet të rritë bashkëpunimin e agjencive të specializuara.

“Konstatimet e studimit vërejnë që ligjet deri tani në Kuvend mbi sigurinë kibernetike apo të lidhur me digjitalizimin janë të përafruar pjesërisht me rekomandimet e BE-së. Shqipëria gjendet në përfundim të cluster-it të parë (Grup-Kapitulli 1) të negocimit me BE-në. Pra, ne nuk jemi në atë fazë për të pasur ligje të përafruara pjesërisht. Nëse mbeten të tilla, ne duhet t’i reformojmë këto ligje në të ardhmen, gjë që do të sjellë dëme në buxhetin e shtetit”, thotë autorja e studimit Ilvana Dedja.

Ligjet kanë disa hendeqe sa i takon përcaktimit të infrastrukturave kritike të rëndësishme në Shqipëri, si dhe mungon transparenca e institucioneve me qytetarët, shton ajo.

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, thuhet në studim, rritën ndërgjegjësimin për sigurinë dhe zhvillimin, ndërsa shërbimet digjitale janë në shëndetësi, arsim, polici, prona, banka, ekonomi dhe një mori shërbimesh, ku edhe rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë bëhet përherë e më i madh për jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Bashkimi Europian ka rishikuar gjithë ligjet dhe rregulloret e kësaj fushe, duke zëvendësuar Direktivën e 2016 me një paketë re, Direktivën 2022, NIS2, thotë Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendrës CSDG

“Sugjerimet tona janë që në procesin e miratimit të këtij ligji të ri të shikohet përafrimi me NIS2-shin, paketa e re e BE-së në 2022, sepse në këtë mënyrë ne mund të kapim boshllëqet dhe t’i plotësojmë këto boshllëqe sa i përket qeverisjes kibernetike më mirë dhe të jemi më të përafruar me Bashkimin Europian”, thotë zoti Dyrmishi.

Ekspertët theksojnë se nevojitet një bashkëpunim zinxhir mes institucioneve shtetërore dhe atyre private, duke bërë secili rolin e vet, sepse edhe shërbimet dhe qeverisja digjitale është një sistem zinxhir instrumentash. Ata pohojnë se investimet në ligje, njerëz dhe teknologji duhen bërë tani, para se pasojat e mëvonshme nga sulmet kibernetike të jenë shumëfish më të larta se fondet fillestare që kërkohen sot.

Marrë nga VOA

ilvana dedja arjan dyrmishi

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet