44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Në një komunikatë dërguar mediave, Oda Amerikane vlerëson se Kosova ndodhet në “një moment vendimtar” për të ardhmen e sektorit energjetik, duke theksuar se vendimet që do të merren në muajt dhe vitet në vijim, do të ndikojnë në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur nevojave të një ekonomie në zhvillim.
KOSOVË- Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të reja në vend, të cilat janë në proces të formimit, që ta trajtojnë me prioritet përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG).
Në një komunikatë dërguar mediave, Oda Amerikane vlerëson se Kosova ndodhet në “një moment vendimtar” për të ardhmen e sektorit energjetik, duke theksuar se vendimet që do të merren në muajt dhe vitet në vijim, do të ndikojnë në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur nevojave të një ekonomie në zhvillim.
Sipas saj, diskutimi për politikat energjetike nuk duhet të kufizohet vetëm te kostot fillestare të investimeve, por duhet të marrë parasysh edhe “shpejtësinë e realizimit të projekteve, sigurinë e furnizimit, mundësinë e sigurimit të financimit, ndikimin në konkurrueshmërinë e ekonomisë, fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të investimeve”.
Oda Amerikane thekson se, për një vend që vazhdon të mbështetet në kapacitete të vjetruara prodhuese dhe importe të konsiderueshme të energjisë elektrike, koha e ndërtimit të kapaciteteve të reja është faktor strategjik.
“Çdo vit vonesë në krijimin e kapaciteteve të reja vendore nënkupton ekspozim të vazhdueshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregjeve rajonale, kostove të larta të importit dhe pasigurisë së furnizimit”, thuhet në komunikatë.
Kjo nuk është hera e parë që Oda Ekonomike Amerikane kërkon që Kosova t’i bashkohet nismës amerikane për gazin e lëngshëm natyror.
Në disa raste, ajo ka argumentuar se përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të këtij projekti do të rriste sigurinë energjetike, do të diversifikonte burimet e furnizimit dhe do ta bënte vendin më tërheqës për investime.
Debati është intensifikuar edhe pasi e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka publikuar në fillim të qershorit një opinion, ku i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në një partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes gazit të lëngshëm natyror amerikan.
Prattipati ka thënë se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të SHBA-së në rajon.
Një thirrje të ngjashme, Prattipati e ka përsëritur edhe javën e kaluar.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbrojtur vazhdimisht idenë se prioritet për Kosovën duhet të jetë gazifikimi i qymyrit vendor, e jo përfshirja në rrjetin rajonal të gazit të lëngshëm natyror amerikan.
Sipas ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kosova nuk e kundërshton përdorimin e LNG-së amerikane, por, aktualisht, nuk ka as infrastrukturën dhe as përvojën e nevojshme për t’u furnizuar me të.
Për këtë arsye, ajo ka argumentuar se shfrytëzimi i rezervave të mëdha të qymyrit përmes teknologjisë së gazifikimit, përbën alternativën më të përshtatshme për vendin.
Megjithatë, një qasje tjetër prej saj kanë mbështetur partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet nismës amerikane për LNG-në, duke vlerësuar se hezitimi në këtë drejtim mund ta dëmtojë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën, tashmë kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe me SHBA-në për zgjerimin e infrastrukturës së gazit.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 10 maj, i dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, ka thënë se “sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për industrinë dhe teknologjinë amerikane”.
Ai ka siguruar, po ashtu, se “Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”.
Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy termocentralet me qymyr, “Kosova A” dhe “Kosova B”, ndërsa pjesa tjetër sigurohet përmes burimeve të ripërtëritshme dhe importeve./REL
SPANJË- Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe spanjollë, duke arrest...
Ilir Selmanaj TIRANË- Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore, Ilir Selmanaj, i akuzu...
pamje nga aksidenti VLORË– Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Pyl...
lumi osum BERAT– Fshati Orizaj në Berat është përfshirë nga zia. Familja Sadushi ka hapur sot dyert e mortit për t&rsq...
Vuk Vulleviq SERBI- Vuk Vulleviq, shtetas i Malit të Zi, për të cilin ishte lëshuar fletarrestim i kuq nga Interpol-i, u arrestua ...
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dinamika e arratisë së Armand Shakajt, i cili akuzohet për vrasjen e mikut të tij...
Erkin Lika KLOS- Pas kërkimeve intensive është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika. I riu ishte shpallur i humbu...
Gjykata e Durrësit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masat e sigurisë për një grup personash të përfshi...
Arrestimet SPANJË- Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare Spanjolle, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ...
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëpunëtorja e drejtësisë Adela Kondakçiu në dosjen Veliaj-Xoxa ka paraqitur mbrojtjen e saj n&e...