LIVE UPDATES
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

Prej një viti e gjysmë Bexheti nuk po mundet të marrë paratë. Pas transmetimit të rastit, Bexheti tha se avokatja  Klotilda Kola i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar që pjesën e mbetur, rreth shtatë milionë lekë, t’ia jepte në fund të muajit mars. Por nga ky moment, zonja Kola u zhduk.

9 Qershor 2025, 21:16 Nga N.F
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800
Foto

LUSHNJE- Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë ishte lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq.

Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja duhet t’i kthente lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti nuk po mundet të marrë paratë. Pas transmetimit të rastit, Bexheti tha se avokatja  Klotilda Kola i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar që pjesën e mbetur, rreth shtatë milionë lekë, t’ia jepte në fund të muajit mars. Por nga ky moment, zonja Kola u zhduk.

“Të shoqin e kam gjetur në Tiranë. Nuk kam se çfarë të jap tha, do mundohem që të jap gjysmat e tyre në fund të shtatorit. Janë pesë milionë e 600 mijë sepse herën e parë ktheu shtatë milionë. Por, tani ajo është zhdukur. Unë i bëj thirrje Klotildës që të vijë të hapë telefonin dhe të flasë me mua. Ato lekët le t’i japë edhe në dy këste nuk ka problem. Mjafton që të hapë telefonin dhe të flasë me mua”, tha denoncuesi.

“Stop” u rikthyer edhe një herë në Lushnje, pasi qytetarja Mimoza Sema na tregon, se ka rënë pre e avokates Klotilda Kola, duke i dhënë 3800 euro, për një padi për vete dhe të shoqin, për njohjen e vjetërsisë në punë dhe përfitimin e pensionit.

“Vjet në maj unë bëra moshën për të dalë në pension. Unë erdha këtu për të bërë dokumentet, por më mungonin disa vite pune. Por, duke qenë se unë nuk arrija që të gjeja këto vite pune, u drejtova tek një avokate 30-vjeçare, që punon që qytetin tonë të Lushnjes, e quajnë Klotilda Kola. I thashë që kam këtë problem, më tha që ta zgjidh unë në vend. Më kërkoi 800 euro që bëhet gjyqi për të gjetur vitet e punës dhe më tha që dy mijë euro si kapar.

Në këtë kohë duke folur me tim shoq, i thashë për këtë gjë dhe më tha që meqë ‘edhe mua më mungojnë dy vjet’ si oficer që ka qenë edhe ai në rrethin e Lushnjes, më tha thoi që të më ndihmojë edhe mua. U ktheva përsëri, bisedova me Klotildën dhe më tha që e bëj unë në vend. 800 gjyqi dhe 200 që t’i kem unë. Me besimin e plotë si avokate përsëri i dhashë lekët. Në kohën që ne mbarojmë çdo gjë më tha mua, këto dy mijë euro do të kthehen direkt mbrapsht. Unë flisja për një vit rresht me këtë, më merrte çdo ditë, më shkruante në mëngjes, o trëndafil dhe në darkë më thoshte ti je ilaçi im, unë shoqet i kam të rralla. Më thoshte që punët i kemi vënë në vijë, mos ki merak. Kemi dy muaj që nuk flasim më”, tha Mimoza Sema.

Prej 2 muajsh Mimoza thotë, se ka humbur kontaktet me avokaten dhe gjyqi nuk është askund.

“Kam dy muaj që e kërkoj, kam pyetur edhe shoqërinë time. Kam ardhur kam trokitur në zyrë, por dera ka qenë e mbyllur”, shton më tej Mimoza Sema.

“Stop” verifikoi, që zyra e avokates është e mbyllur e po kështu në Gjykatën e Lushnjes nuk ka asnjë padi të regjistruar në emër të bashkëshortëve Sema.

Qytetarja: Avokate Klotilda Kola!

Informacioni: Po!

Qytetarja: Më ka regjistruar për kërkimin e pensionit për mua dhe për tim shoq?

Informacioni: Ma thuaj emrin!

Qytetarja: Mimoza!

Informacioni: Mimoza Sema, nuk ka.

Qytetarja: Nuk ka asgjë të regjistruar?

Informacioni: Jo!

NëDhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, thotë që Klotilda Kola është pa licence dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se tetë vjetësh.

“Klotilda Kola ka qenë avokate e Dhomës së Avokatisë Lushnje, ka mbi tetë vjet që ajo nuk ushtron më profesionin e avokates. Pasi e drejta e saj është mohuar ose më saktë është vetëmohuar duke mos paguar tarifën e avokatit, e cila paguhet vit për vit. Klotilda nuk ka licencë edhe nuk është e regjistruar në zyrën e tatimeve.

Ka vite që e ka ushtruar këtë profesion, jashtë dhomës. Kam dije për rastet e regjistruara, më kanë ardhur qytetarët dhe ua kam shpjeguar në lidhje me aktivitetin e saj dhe u kam thënë që aktiviteti i saj ka qenë i paligjshëm. Klientët janë mashtruar. Si Dhomë Avokatie nuk kam të drejtë që t’i drejtohem Komisionit të Ankimit në Tiranë për arsye se ajo nuk është avokate. Në rastin konkret jemi përpara një mashtrimi dhe ushtrimit të një të drejte që nuk të takon që ta ushtrosh, të drejtën e profesionit të avokatit. Është vjedhje. Më kanë ardhur qytetarë të tjerë, ka mbi n jë muaj e gjysmë, nuk e kam parë, di që është larguar”, tha Kozma Jano.

Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe./tvklan

klotilda kola

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet