LIVE UPDATES
Aktualitet

"Sulmi i grupit serb ishte i koordinuar dhe i organizuar", dy efektivë policie përfundojnë dëshminë për rastin "Banjska": Pas shpërthimit të madh, kanë filluar të shtënat...

Seanca filloi mëngjesin e së hënës me dëshminë e policit Alban Rashiti, i cili ishte plagosur kur Policia e Kosovës u përball me sulm nga një grup i serbëve të armatosur natën e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë në veri të vendit.

9 Qershor 2025, 18:21 Nga r.ll
"Sulmi i grupit serb ishte i koordinuar dhe i organizuar", dy
Foto ilustruese

KOSOVË- Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, gjatë seancës së dytë gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 9 qershor. Seanca gjyqësore kundër tre nga 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 – do të vazhdojë më 11 qershor, ku pritet të dëshmojnë dy të lënduarit e tjerë Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Seanca filloi mëngjesin e së hënës me dëshminë e policit Alban Rashiti, i cili ishte plagosur kur Policia e Kosovës u përball me sulm nga një grup i serbëve të armatosur natën e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë në veri të vendit. Më pas dha dëshminë edhe polici tjetër i dëmtuar, Çlirim Shaqiri. Tre të akuzuarit Vlladimir Tolli]ç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç, u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në seancën e parë.

Rashiti tregoi se, së bashku me disa kolegë të tij ishin mbaruar ndërrimin dhe po ktheheshin në bazën e tyre në Kushtovë nga fshati Izvor në Zveçan, kur kishin hasur në dy kamionë të ngarkuar që kishin bllokuar urën e Banjskës. Atyre u ishte kërkuar nga baza të ktheheshin në vendin e ngjarjes, pasi ishin larguar, për të dërguar fotografi apo prova për bllokadën mbi urë, ku më vonë atyre u ishin bashkuar si përforcim edhe dy vetura me gjashtë policë, përfshirë të ndjerin Bunjaku.

Rashiti më pas tregoi se si gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes, “në ato momente qetësie... ndodhi një shpërthim shumë i madh qe nuk e kemi ditur nga ka ardhur edhe e kam kuptuar që jam qëlluar në krah”.

“Pastaj kanë filluar gjuajtjet me armë dhe kam parë që në anën e majtë rreshteri Bunjaku ka mbetur i plagosur në tokë, i gjakosur në fytyrë”, tregoi ai.

Ai tregoi se janë ballafaquar me zjarrin derisa u ka dalë në ndihmë një autoblindë policore. Sipas Rashitit, grupi ka qenë i organizuar mirë, dhe me një plan. "Formacioni ka qenë ushtarak, sepse gjithçka ka qenë e koordinuar dhe ka qenë shumë afër nesh”.

"Ka pas gjuajtje me raketahedhës, duhet të jesh i kualifikuar për atë mjet”, dëshmoi ai.

Por, avokatët mbrojtës të të akuzuarve vlerësuan se dëshmitari Rashiti foli “në mënyrë të përgjithshme” për zhvillimet para dhe gjatë sulmit, pa i akuzuar drejtpërdrejt klientët e tyre. Avokati Lubomir Pantoviq, i cili përfaqëson Blagoja Spasojeviqin, përsëriti se as në aktakuzë nuk është përshkruar saktësisht, apo në mënyrë të hollësishme se çfarë kanë bërë konkretisht tre të pandehurit gjatë sulmit, por se vetëm është përshkruar përgjithësisht ngjarja.

Avokatja Jovana Filipoviq, që mbron Dushan Maksimoviqin, tha se dëshmitari Rashiti nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë asnjë nga të pranishmit, dhe “për këtë arsye mbrojtja nuk kishte asnjë pyetje për të”.

"Të gjithë dëshmitarët e propozuar për këtë javë nuk kanë deklarata konkrete lidhur me të pandehurit, prandaj nuk presim të mësojmë ndonjë të re", u shpreh ajo për gazetarët.

Filipoviç përsëriti se klienti i saj “nuk ka lidhje me ngjarjet në Banjskë” dhe se “ekzistojnë dëshmitarë që do të konfirmojnë alibinë e tij”.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe Çlirim Shaqiri, polici i dëmtuar gjatë sulmit. Shaqiri tregoi se më 24 shtator ka marrë lëndime të rënda dhe se vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Ai tha se gjatë bisedës në telefon me nënkolonel Veton Elshani, kanë ndodhur dy shpërthime dhe se ka arritur t'i thotë në telefon se kanë ndodhur shpërthimet.

"Të shtënat nuk janë ndalë asnjë moment, ka qenë armatim jashtëzakonisht i rëndë", tha Shaqiri.

Shaqiri e përshkroi momentin kur ishin munduar ta fusnin në veturë rreshterin, Afrim Bunjaku, duke thënë se kishin vështirësi ta fusin në veturë për shkak të gjuajtjeve të vazhdueshme.

"E kam vërejtur që s'ka puls", tha ai për Bunjakun, trupin e së cilit arritën ta fusin në veturë për ta çuar në spitalin e Mitrovicës.

"Gjatë përvojës si polic nuk jam përballur asnjëherë me një sulm të tillë", shtoi ai. Shaqiri iu përgjigj pyetjes së avokatit të Vladimir Toliçit, i cili kërkoi të dijë se nga çfarë i ka marrë lëndimet Shaqiri gjatë sulmit. Ai tregoi se përveç lëndimeve psikologjike ka edhe lëndime trupore.

"Kur ka ndodhur shpërthimi kam ndjerë një shtypje në kraharor. Kur kam filluar të tërheq trupin e Afrim Bunjakut kam vërejtur se dhimbja në kraharor është shumë e madh", deklaroi ai.

Gjatë seancës së parë në prill, avokati i familjes së rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau Bunjakun. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Për Radoiçiçin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”. Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë. Në seancën e parë në prill, pas deklarimit për fajësinë nga tre të akuzuarit, prokurori special Naim Abazi tha se përmes videove do të dëshmohet se sulmi ishte i paraplanifikuar dhe se grupi ishte "i mirëorganizuar". Gjatë shfaqjes së videove të marra nga dronët në ditën e sulmit, Abazi tha se nga sulmi kishin mbetur të dëmtuara edhe shtëpitë e qytetarëve të asaj zone.

Tre të akuzuarit i mohuan akuzat dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza. Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”. Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij. Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet. Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./REL

rasti banjska policia e kosoves gjykata e prishtines

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë