23 Prill 2026, 15:15
Nga E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.
Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.
Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të vitit. Një forcim i Lekut gjatë tremujorit të parë nuk kishte qenë, deri këtë vit, një dinamikë e zakonshme në të dhënat historike.
Por, me sa duket, oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të ka bërë që Euro të vijojë të humbasë terren. Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht duke blerë Euro në tregun valutor, por pa e ndalur dot plotësisht rënien graduale të kursit të monedhës europiane.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.
Blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e kanë rritur ofertën monetare të Lekut me ritmet më të larta historike në muajt e fundit të 2025 dhe në fillimin e vitit 2026. Pavarësisht kësaj, monedha vendase vazhdon të forcohet./Monitor
euro lek rënie
Aktualitet
23 Prill 2026, 15:06
E. D
Erjon Alibej
TIRANË- Seanca e rradhës për dosjen “Plumbit të Artë”, është zhvilluar sot në Gjykat&...
Aktualitet
23 Prill 2026, 14:43
D.S
TIRANË- Në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është duke dëshmuar si de...
Aktualitet
23 Prill 2026, 14:18
D.S
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet franceze ka zhvilluar një operacion kundër cal...
Aktualitet
23 Prill 2026, 14:04
D.S
ambulance
THUMANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur sot në aksin “Thumanë-...
Aktualitet
23 Prill 2026, 08:59
Foto Ilustruese
TIRANË- Një operacion kundër Call Centerave mashtrues, i zhvilluar një ditë më parë në Ti...
Aktualitet
23 Prill 2026, 14:01
D.S
Interpoli
TIRANË: Është ekstraduar drejt Shqipërisë 43-vjeçari Alban Skonja, i cili akuzohet si pjesëtar i një gr...
Aktualitet
23 Prill 2026, 13:45
D.S
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjit...
Aktualitet
23 Prill 2026, 13:18
D.S
TIRANË- Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Tiranë. Mësohet se gruaja e...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:55
D.S
Ligjvënësit në Kosovë e kanë miratuar përfundimisht një Projektligj për çmimet tavan të enjten, me g...
Aktualitet
23 Prill 2026, 12:42
D.S
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq babë e bir, të akuzuar për “vrasje me paramend...