Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Egla pretendon se proceset gjyqësore janë mbajtur “peng” nga ish-bashkëshorti i saj, i cili kishte njohje me avokatët e të dy palëve dhe jo vetëm.
TIRANË - Divorci mes një çifti, është një e drejtë shoqërore, por edhe juridike e pamohueshme për çdo individ që ka vendosur t’i japë fund një lidhjeje martesore. Por nganjëherë kjo e drejtë, nuk është kaq e thjeshtë të pranohet nga partneri. Si në rastin e Eglës. Një gruaje 40-vjeçare, e cila prej dy vjetësh po kërkon të ndahet përfundimisht nga ish-burri i saj, Kastrioti.
“Çfarë thoshte ai do bëhej. Me një thashethem Shqipërie që ai e merrte nga telefoni, më vinte në shtëpi, jo ta diskutonte, por bërtiste. Kam qenë e mërzitur që në fillim. Iu shpjegova pak prindëve të mi. Thashë, nuk po shkoj mirë. Atëherë ishte dhe turp e ç’është ai llaf edhe mos e diskuto për t’u ndarë, edhe mirë e mbylla, nuk e diskutova më me askënd”, tregoi Egla për “Piranjat”.
Dhe nga kjo martesë që nuk premtonte aspak ditë të mira për Eglën, erdhën në jetë edhe dy fëmijë, në fillim një djalë dhe më pas vajza.
“Në një rast i thashë, po qan goca, nuk do që të rrije te gruaja huaj (dadoja). Thashë, një gjë do e ketë, qante, nuk donte. Gjithë fëmija qajnë thoshte, lëre atje. Edhe unë i thashë, jo nuk do e lë. Do i mbaj vetë, i thashë të dy. Ti nëse nuk shkon në punë, tha, nuk ha bukë këtu. Ti do ikësh nga kjo shtëpi”, rrëfeu gruaja 40-vjeçare mes lotësh.
Dhe pasi duroi për vite të tëra, Egla vendosi të ndante rrugët me ish-bashkëshortin, duke u larguar fillimisht nga shtëpia bashkë me dy fëmijët. Njëkohësisht, ajo hapi dhe një process gjyqësor në Shqipëri për t’u divorcuar, i cili u zvarrit për 2 vite me radhë. Egla pretendon se proceset gjyqësore janë mbajtur “peng” nga ish-bashkëshorti i saj, i cili kishte njohje me avokatët e të dy palëve dhe jo vetëm.
Ndërkohë në lidhje me këto pretendime, ish-burri I Eglës, Kastrioti u shpreh për “Piranjat” se ai nuk e lë të lirë, sepse sipas tij ajo i ka vjedhur një shumë parash prej mijëra eurosh. Ndërsa për kërcënimet që ai ka bërë për familjarët e ish-gruas, ai tha se nuk janë të vërteta dhe se ishin montazhe të Eglës. Por pasi Kastrioti u përball me “Piranjat”, gjykata doli me një vendim, duke i dhënë divorcin Eglës dhe kujdestarinë e dy fëmijëve. Por ky vendim duket se Kastriotit nuk i ka pëlqyer dhe ai ka menduar ta apelojë për ta mbajtur “peng” ish-gruan edhe për disa vite të tjera./Piranjat
Foto ilustruese BORSH - Një aksident tragjik do të ndryshonte rrënjësisht jetën e dy të rinjve, ku të gjitha ë...
Pamje nga hapsira në Pogradec POGRADEC - Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili ankohet për zënien e hapësirës...
foto ilustruese PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë. Si...
Albert Skura TIRANË - Albert Skura, 55-vjeçari nga Kruja denoncoi në emisionin Piranjat ish-gruan e tij, Elën, duke pretenduar s...
Foto ilustruese VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar...
Foto ilustruese TIRANË - Coca Cola është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga vi...
Foto ilustruese KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë sh&...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...
GJKKO TIRANË Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë ‘arrest me burg’ p&eum...
foto ilustruese ITALI- Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të...