LIVE UPDATES
Aktualitet

U rrezikohej jeta nga shtëpia e pabanueshme, familja Mixhaj nga Vlora gjen zgjidhje

Kryefamiljarja Nabile Mixhaj tregon se pasi ndodhi fatkeqësia natyrore përgatiti dokumentat me ndihmën e kryetarit të njësisë administrative për të përfituar bonus qiraje. Mirëpo, sipas saj pasi bëri gati të gjithë dokumentacionin nga kryetari i njësisë Orikum, Selim Haskoçelaj,  i ishte thënë se kishte kaluar afati për bonusin e qirasë.

21 Shkurt 2025, 21:15 Nga B.Z
U rrezikohej jeta nga shtëpia e pabanueshme, familja Mixhaj nga Vlora gjen
Foto ilustruese

VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe që rrezikon të shembet nga momenti në moment. Banesa u dëmtua nga shirat e rrëmbyer të nëntorit 2021 dhe u shpall e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Ky i fundit, në një relacion i bëri thirrje njësisë administrative Orikum dhe Bashkisë Vlorë që të merrnin masa për evakumin e banorëve dhe rindërtimin e banesës. Mirëpo, në 4 vite kjo gjë nuk ndodhi dhe familja Mixhaj vazhdon të jetoj ende në atë banesë.

Kryefamiljarja Nabile Mixhaj tregoi për “Piranjat” se pasi ndodhi fatkeqësia natyrore përgatiti dokumentat me ndihmën e kryetarit të njësisë administrative për të përfituar bonus qiraje. Mirëpo, sipas saj pasi bëri gati të gjithë dokumentacionin nga kryetari i njësisë Orikum, Selim Haskoçelaj,  i ishte thënë se kishte kaluar afati për bonusin e qirasë.

“Selimi ndenji dhe ca kohë nuk i dorëzonte dot dokumentat në bashki edhe na tha që ka kaluar afati i bonusit të qirasë. Kur kam vajtur i thashë Selim do më japësh dokumentat, se do vete vetë tek kryetari i bashkisë i thashë se do dorëzoj dosjen. Dokumentat kanë dalë nga makina e Selimit dhe jo nga sirtari i bashkisë, se si ka qenë puna unë nuk e di. Kam vajtur në bashki, më ka pritur Dredha (kryetari I bashkisë). Ka kërkuar një kërkese me emrin tim, që unë kërkoj të më bëhen shtëpitë. Dhe më vonë më thonë të ka dalë përgjigja tek drejtoria e emergjencave. Vajta atje më jep një fletë dhe thotë do e mbash një ti një ne. Dhe tani thotë ne kur të vijmë do vijmë vetë. Deri më sot nuk ka ardhur asnjë. Pse nuk e thanë që në fillim haptas shteti nuk të ndihmoj dot, po të më mbaj katër vite varur”, u shpreh zonja Mixhaj.

Pasi “Piranjat” u interesuan për këtë rast në drejtorinë e emergjencave të Vlorës dhe në bashki, familjes Mixhaj iu premtua se do të gjendej një zgjidhje e menjëhershme.

“Për këtë banesë, bashkia e Vlorës e ka të pamundur që të sigurojë rindërtim të plotë. Në programet e strehimit të bashkisë Vlorë ka rikonstruksion të pjesshëm të banesave në vlerën një milion e gjashtëqind mijë lekë të reja, sipas përbërjes familjes dhe bonus qiraje. Nuk ndërpritet bonusi i qirasë deri në momentin e dytë të ndryshimit të kushteve. Bashkia është e gatshme që t’i sigurojë bonus qiraje që në këtë moment. Në qoftë se ka problematika për lidhjen e kontratës te noteri asiston Bashkia Vlorë, në qoftë se duhet një individ që ka një banesë të sqarohet nga ana e Bashkisë Vlorë, jam në dispozicion tuaj. Me porosi të kryetarit është thënë që administartori i rajonit t’i asitojë zonjës një banesë, nëpërmjet rrethit shoqëror, miqësive, kundrejt pagesës. Në qoftë se ka një banesë, unë shkoj që nesër të lidhi kontratën, do e asistoj unë të gjithë pjesën”, tha drejtori i infrastrukturës dhe investimeve publike Zambak Selmani./Piranjat

vlore denoncim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet