LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk është tallava këtu”/ KLP dëgjon mes debateve kandidatët për kreun e prokurorisë së Fierit, seanca vazhdon edhe nesër

Prokurorët Elida Hoxhaj, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli, që garojnë për postin e drejtuesit të prokurorisë së Fierit premtuan të bënin më të hapur prokurorinë dhe të fitonin besimin e publikut. KLP shtyu pas debateve procedurale pikëzimin dhe vendimmarrjen.

22 Maj 2023, 17:29 Nga k.m.
“Nuk është tallava këtu”/ KLP dëgjon mes
Pamje nga mbledhja

Tre prokurorë që garojnë për vendin e drejtuesit në prokurorinë e Fierit, e bashkuar së fundmi me atë të Lushnjes, prezantuan një situatë apokaliptike para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa folën për mbi 2400 dosje të mbartura, numër të kufizuar prokurorësh, mungesë hapësire dhe probleme organizimi. Prokurorët Elida Hoxhaj, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli garojnë për postin e drejtuesit të prokurorisë së Fierit, shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por para se të niste intervistimi i prokurorëve, KLP u përfshi për një orë në debate të ashpra mes anëtarëve, për procedurën dhe mënyrën e trajtimit të dy kërkesave që kërkonin shtyrje të seancës. Kërkesa e parë vinte nga prokurorja në garë Elida Hoxhaj, që kërkonte marrjen parasysh të një dokumenti që ajo e kishte siguruar me vonesë. E dyta nga një prokuror që ishte skualifikuar dhe që kërkonte shtyrjen e seancës deri në vendim të gjykatës.

Shumica dërrmuese e KLP-së, 9 anëtarë, i kundërshtuan kërkesat duke referuar faktin se plotësimi i dokumentacionit bëhej në një afat të caktuar dhe se KLP nuk mund të tërhiqej nga vendimmarrja e mëparshme.

Por anëtarja Nurihan Seiti dhe kryetari i KLP, Alfred Balla këmbëngulën që kërkesat të merreshin parasysh. Seiti disa herë iu drejtua Këshillit, duke pasur kryesisht në vëmendje kërkesën e prokurores Hoxhaj, ajo kërkoi mirëkuptimin për pamundësinë objekive të dorëzimit të dokumentit.

“E keni kolege, është magjistrate,”- përsëriti ajo disa herë.

Por kur pjesa tjetër arsyetoi shkurt se afati për plotësim dokumentacioni kishte kaluar dhe se dosjet nuk plotësoheshin në tejkalim të afatit, mes Seitit dhe prokurorit Bujar Sheshi pati debate të ashpra.

Nuk është tallava këtu,” tha Sheshi në përgjigje të këmbënguljes së Seitit. Kjo e fundit e konsideroi fyese gjuhën.

“Çfarë është ky fjalor me tallava,” tha ajo. Ndërsa të dy palët iu drejtuan njëri tjetrit me tone të larta dhe kërkesa për të ulur zërin.

Kur shtyrja u refuzua me votë, KLP dëgjoi fillimisht Elida Hoxhajn, që deri sëfundmi kryente detyrën e komanduar në Prokurorinë e Apelit Vlorë. Hoxhaj premtoi një organizim më të mirë të prokurorisë. Ajo vuri në dukje eksperiencën e gjatë në këtë prokurori dhe njohjen me problematikat e saj. Ajo shtoi se kandidatët e tjerë nuk i plotësonin kriteret, por nuk tha se çfarë kriteresh. Po ashtu ajo këmbënguli për një prokurori që ndërmerrte më shumë hetime kryesisht. Hoxhaj po ashtu tha se do të synonte një prokurori më të hapur me publikun. Ajo vuri theksin te promovimi publik i punës së prokurorëve për të rritur besimin te publiku.

Elion Mustafaj, i cili vinte nga prokuroria e Lushnjes, dhe që nga ana e tij theksoi ngarkesën e madhe në dosje të prokurorëve dhe vuri në dukje nevojën për një organizim më të mirë të punës. Ai theksoi se do të bashkëpunonte me kolegët, policinë dhe institucionet për efikasitet më të madh të punës së prokurorisë, ndërsa tha se kërkohej edhe ndihma e KLP-së.

Njëlloj si pararendësja edhe Mustafaj i kushtoi vëmendje të veçantë hapjes së prokurorisë me publikun. Më shumë se Hoxhaj ai premtoi që publiku të njihej si me arritjet ashtu edhe me dështimet e prokurorisë, ndërsa tha se prokurorit për mediat dhe një oficeri të policisë gjyqësore do t’i jepej detyrë të ndigjte publikimet për të vlerësuar nisjen e çështjeve kryesisht nëse do të ishte ai rasti.

Prokurorja Suela Beluli e fokusoi prezantimin te organizimi i punës brenda prokurorisë. Ajo foli pë mungesë regjistrash dhe për moskordinim të punëve, duke sjellë më pas që dosjet të vonoheshin apo zvarriteshin. Ajo premtoi një menaxhim më të drejtë të çështjeve.

Beluli po asht premtoi angazhim më të madh me publikun, ndërsa tha se do këmbëngulte që prokurorët të nisnin më shumë çështje kryesisht sidomos sa i përket krimeve mjedisore. Beluli vuri në dukje se hetime të tilla kërkonin angazhim të shumë institucioneve, por tha se qarku i Fierit ishte i prekur nga kjo problematikë.

Anëtarët e KLP-së që bënë kryesisht komente të gjata lavdëruese për prezantimet, me një farë ndarje preferenciale për kandidatët, nuk e pritën me entuziazëm premtimin e kandidatëve për hapje me publikun. Prokurorja Ledina Riza tha duke iu drejtuar Mustafajt se rritja e besimit te publiku bëhet me “vepra dhe jo me fjalë”, ndërsa vuri në dukje se rregullat e komunikimit me mediat ishin të përcaktuara.

Në fund KLP, edhe pse nuk u votuar arriti në një dakordësi për të rifilluar seancën të martën në orën 9.00, ku do të njoftohet pikëzimi i kandidatëve dhe më pas votohet për drejtuesin e ri. KLP ka ndjekur të njëjtën skemë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaccme, SPAK, por ndryshe nga ai rast zgjedhja e drejtuesve të prokurorive në rrethe nuk ka pasur interes. Kjo është hera e parë që në Këshill ka tre kandidatë për një pozicion. Për prokuroritë e Tiranës dhe Elbasanit, gara ka qenë vetëm me një kandidat./BIRN

klp tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet