LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrahje me shkop e këmbë karrigeje/ DOSJA E PLOTË, si i fejuari e masakroi për 4 ditë rresht të renë që la Gjermaninë për të. Shokut i tregoi se i ra të fikët

Sipas dosjes hetimore dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdicën, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjendjen e shkaktuar, ka transportuar R. Baxhaja, në drejtim të një klinike private.

22 Maj 2023, 17:26 Nga k.m.
Rrahje me shkop e këmbë karrigeje/ DOSJA E PLOTË, si i fejuari e
Gerald Gusholli

Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gushollit, mjete këto që ai ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij, R. Baxhaja. Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës, ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 Prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta. “Ora Neës” zbulon dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku po ndiqet penalisht Geraldi Gusholli për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërsa nën hetim për moskallëzim krimi janë dhe katër shokët e Gushollit, shtetasit Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari. Sipas dosjes hetimore dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdicën, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjendjen e shkaktuar, ka transportuar R. Baxhaja, në drejtim të një klinike private.

Në kuadër të hetimeve është pyetur Amarilda Berdica, mota e Gerald Gusholli e cila ka deklaruar se i vëllai dhe viktima jetojnë në shtëpinë e nënës së saj tek rruga “Frosina Plaku”. Përgjatë kohëve të fundit ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për vizita mjekësore, dhe nga ana e vëllait të saj është shmangur takimi. Me R, e cila është kthyer nga gjermania përpara 10 ditësh është takuar në 3 prill 2023 dhe kanë pasur marrëdhënie të mira. Nga ana e Geraldit nuk është ushtruar më parë dhunë ndaj bashkëjetueses, por kohët e fundit i vëllai ka qenë i ngarkuar emocionalisht.

Amarilda Bërdica, ka treguar se është telefonuar nga kushërira e saj, Olta Sheta, e cila i ka kërkuar që të shkonte në banesën e Geraldit. Ku më pas ka konstatuar viktimën me lëndime dhe të gjakosur dhe e kanë shoqëruar në spital. Mjekët e spitalit kanë njoftuar policinë e Tiranës, për çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë nisën hetimet. R. Baxhaja ka deklaruar se është dhunuar nga i fejuari i saj me këmbën e tavolinës, duke e goditur në të gjithë trupin. Ajo ka sqaruar se e ka goditur me grushte dhe shkelma edhe në fytyrë dhe i ka marrë telefonin celular me qëllim që të mos lajmërojë lidhur me dhunën.

Gjithashtu Geraldi e ka mbyllur me çelës dhe ka vijuar veprimet e dhunshme më datë 12, 13, 15, 14 prill, ku përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur mundësi të largohet për shkak të izolimit në shëpi nga ky shtetas dhe kanosjes me thikë, se nëse do të ngrinte zërin do t'i merrte jetën. R. Baxhaja gjatë ekspertimit mjeko-ligjor, ka rezultuar dëmtime dhe shenja në pjesë të ndryshme të trupit. Lidhur me ngjarjen është pyetur Ardit Manoku, i cili ka sqaruar se Gerald Gushollin, e ka shok fëmijërie dhe është lajmëruar nga ky i fundit se ka goditur bashkëjetuesen me shpullë.

Si pasojë Geraldi i ka treguar se bashkëjetuesja është rrëzuar në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa ai vetë është larguar nga banesa. Arditi i ka thënë shokut të tij se nuk është në Tiranë dhe më pas është nisur drejt Durrësit, ndërsa takimin e kanë lënë për në datë 16 prill në orën 01:30 tek “Mozaiku”, ku dhe janë ndaluar nga policia.

Për ngjarjen është pyetur Gerald Gusholli, i cili ka deklaruar se është i ngarkuar emocionalisht dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime në këtë fazë të hetimit. Në pyetje është marrë dhe Olta Sheta, kushërira e Gerald Gushollit, e cila ka sqaruar se është njoftuar nga Geraldi se nuk ishte mirë dhe ka shkuar në banesën e tij. Aty ka vënë re R. të dëmtuar në ballë dhe në pjesën e kofshës.

Fillimisht, R. nuk i ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe se bashku me Amarildën, e kanë dërguar për ndihmë mjekësore. Gjithashtu i është marrë deklarimi i shtetasit Besmir Nurcellari, i cili ka sqaruar se nuk ka patur dijeni përsa ka ndodhur deri në momentin që është lajmëruar nga bashkëshortja e tij. Aktualisht ndaj Gerald Gushollit, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” ndërsa për katër personat e tjerë Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari është vendosur masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”./ORA

gerald gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës