LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk e ka pjellë jot ëmë, b*çe…”/ Denoncimi: Gruas në Lushnje i vdes partneri, familja pengon çregjistrimin

Partneri i zonjës jetonte jashtë Shqipërisë dhe është varrosur në Krutje të Lushnjës. Pengesë, që i ndjeri nuk çregjistrohet, janë bërë të afërmit e tij dhe punonjësi i gjendjes civile, nuk vepron pa miratimin e tyre.

4 Qershor 2024, 22:21 Nga B.Z
“Nuk e ka pjellë jot ëmë, b*çe…”/
Intervista

TIRANË - Emisioni “Stop”  është në Lushnje për problemin e një zonje, e cila thotë se bashkëjetuesi i saj ka ndërruar jetë, por prej 2 vjetësh nuk po mundet ta çregjistrojë. Partneri i zonjës jetonte jashtë Shqipërisë dhe është varrosur në Krutje të Lushnjës. Pengesë, që i ndjeri nuk çregjistrohet, janë bërë të afërmit e tij dhe punonjësi i gjendjes civile, nuk vepron pa miratimin e tyre.

“Kam jetuar me bashkëshortin tim në Gjermani, kemi një djalë të përbashkët. Martesë nuk kemi, por kemi jetuar bashkë me vite dhe ka ndërruar jetë në Gjermani më 8 Maj 2022. Jam munduar gjithë kohën me familjarët që ta çregjistrojmë bashkëshortin tim. Mirëpo familjarët nuk pranojnë sepse nuk kemi bërë martesë edhe ata të komunës nuk pranojnë dhe më thanë gjithmonë që unë nuk jam e martuar dhe nuk më takon. Mirëpo djali i përbashkët, unë kam të drejtë se kam të drejtën e djalit tim dhe kam të drejtën ta kërkoj certifikatën e vdekjes, por nuk ma japin dhe për këtë arsye erdha këtu e ju kërkova ndihmë sepse nuk di më se çfarë të bëj më tepër. Asnjë prej familjarëve nuk pranon për çregjistrimin dhe nuk duan që unë ta bëj,” tha denoncuesja.

Gazetarja: Ndërkohë djali juaj është në trungun familjar të të atit, apo jo?

Denoncuesja: Aty kemi regjistrimin ne të dy dhe banimin. Aty banojmë deh sa herë që shkojmë atje që bëjmë debate për këtë gjë mua më thonë dil nga shtëpia se nuk të qasim në shtëpi.

Stop i drejtohet Njësisë Administrative Krutje dhe Raqi, punonjësi i kësaj zyre thotë se ka edhe persona, që kanë ndërruar jetë prej 50 vjetësh e nuk janë çregjistruar.

Denoncuesja: Kam ardhur herë të tjera këtu, për të çregjistruar bashkëshortin.

Asistentja: Ta dimë, ça dokumentesh duhen, që të bëhet çregjistrimi.

Gjendja Civile: Duhet të jetë në dijeni dhe familja, që po bëhet çregjistrimi i djalit, i vëllait të asaj familje.

Asistentja: Ça dokumentesh duhen pra, që ta dimë?

Gjendja Civile: Certifikata e vdekjes, që andej me vulë apostile! Atëherë vdekjen e bëjnë të afërmit e familjarit, të viktimës dhe ata duhet të jenë në dijeni dhe unë i kam vënë në dijeni dhe ata më thanë, po qe se vjen personi, na njofto neve, që të vijmë edhe ne, sepse ti nuk je e martuar, e celebruar me atë. Kam pyetur unë edhe në drejtori edhe më kanë thënë, që duhet të vësh në dijeni familjarët. Familjarët më kanë thënë, që pa të dhënë Ok familja, mos e bëj.

Asistentja: A është e ligjshme kjo, që 2-vjet që i ndjeri ekziston akoma?

Gjendja Civile: Ka edhe 20-vjet dhe 15-vjet.

Asistentja: A është e ligjshme?

Gjendja Civile: Ka edhe 50-vjet të pa çregjistruar.

Asistentja: Është e ligjshme?

Gjendja Civile: S’është e ligjshme.

Pasi zonja denoncuese dorëzon të gjitha dokumentet e kërkuara, ajo përplaset në zyrën e gjendjeve civile me familjen e partnerit të ndjerë, me të cilin ka edhe një djalë. Familjarët e partnerit e shajnë dhe e fyejnë, duke kërcënuar atë dhe punonjësin e gjendjes civile.

Asistentja: Thjesht ne kemi ardhur për të bërë atë çregjistrimin.

Gjendja Civile: T’i njoftoj unë ata?

Asistentja: Po!

Gjendja Civile: (Flet në telefon me familjarët) Atëherë kanë ardhur këto personat këtu me këto dokumentet, për të bërë atë regjistrimin e vdekjes. Hajde bashkë me Melindën këtu, se nuk bëhen muhabetet në telefon! Po kjo s’paska as emër nëne, as emër babe, më çupe. Të dhënat e Mxxx.

Familjarët: Mos e ka pjellë gjë jot ëmë Mxxxx? Jot ëmë e ka pjellë Mxxxx?

Denoncuesja: Është babai i djalit tim.

Familjarët: Është babai i djalit, por s’është asgjë i joti.

Denoncuesja: Ky është i imi, i fëmijës tim.

Familjarët: Nuk është.


(Fillojnë debatet) – Nuk kuptohen fjalët

Familjarët: Se s’më do qejfi. Dale një çikë. Kur janë të tuat, ato, pse e kam unë këtë? Pse më kanë dalë mu këto? Buçe! Ku ishe? Ku brodhe? Buçe e m*tit! Yyyy…

Familjari: Për atë muhabet, që kemi ardhur, ti ke thënë, që mund ta bëjmë edhe pas 7-vjetësh dhe mbas 10-vjetësh.

Asistentja: A të bëj një pyetje? Pyetje injorante!

Gjendja Civile: Unë po flas, ti më ndërhyn. Moj po flas! Të lutem!

Asistentja: Atëherë mos ma ngri zërin! Ç’është ky reagim, që bëni ju ndaj meje?

Gjendja Civile: Shshsh…!

Asistentja: Me ç’të drejtë?

Gjendja Civile: Lexoje këtë këtu! Për kryerjen e veprimeve, zyra e gjendjes civile pranon vetëm akte ose dokumente origjinale. Vajti, mori vulën në ambasadën tonë dhe në Ministrinë e Jashtme. Ishte gati, për t’u bërë çregjistrimi.

Asistentja: Po!

Gjendja Civile: I thashë do njoftoj familjarët, sepse njoftova familjarët dhe më thanë jo, derisa të vijmë ne. Tani jam duke bërë veprimet . Do t’i bëj! Ti shko rregulloje! Vëri emrin këtu, ja Mxxxx, mbiemrin vërja Lxxxxx!

Asistentja: Ok!

Stop ka shkuar sërish në Gjendjen Civile të Krutjes për të sqaruar deri në fund detajet e kësaj çështjeje.

Gjendja Civile: Lajmërimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes. Kjo nuk është në trungun familjar. Nuk është e regjistruar në Gjendjen Civile.

Gazetarja: Bashkëjetesa nuk është sot e ndaluar.

Gjendja Civile: Kush po ta mohon. Është bashkëjetuese, ka a s’ka kontratë e dinë ata se bashkëjetesa bëhet me deklaratë tek noteri.

Gazetarja: Çfarë ndodh në ato raste kur nuk ka asnjë pjesëtar të familjes? Kush e çregjistron atë njeriun kur nuk ka asnjë familjar?

Gjendja Civile: Ata ishin dakord për ta bërë, por kur shikoj këtu (dokument) kishte një gabim në emri dhe mbiemri. U dhashë ndryshojeni dhe hajde ta bëjmë.

Punonjësi i Gjendjes Civile refuzon përsëri që të japë certifikatën e çregjistrimit. Me anë të një kamere të fshehtë denoncuesja bisedon përsëri me atë duke kërkuar çregjistruar bashkëjetuesin e saj të ndjerë.

Denoncuesja: Të ishte ajo nënë, do e kishte bërë atë punë.

E ëma e të ndjerit: Po ta them dhe njëherë, do e kesh keq me mua, kaq po të them, fshatarë jemi.

Gjendja Civile: Thjeshtë do të bëhet çregjistrimi, nuk do të mbahet as akt, asgjë.

E ëma e të ndjerit: Raq, mos bëj asnjë veprim!

Gjendja Civile: Okej, bëni ça të doni!

Të gjendur në këto kushte Stop i është drejtuar Drejtorisë të Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme për të kërkuar një zgjidhje për sa i përket çregjistrimit të të ndjerit dhe një masë ndaj punonjësit të Gjendjes Civile.

Marrë nga TV Klan

lushnje denoncim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet