LIVE UPDATES
Aktualitet

Betonizimi i Tiranës/ Analiza: Për kë ndërtohen kullat në kryeqytet?

Ndryshe nga ritmi i rritjes së popullsisë në Tiranë, që shënon ulje ngritje të theksuara, ritmi i ndërtesave të reja dhe veçanërisht atyre për banim ka ardhur duke u rritur.

4 Qershor 2024, 19:37 Nga Jona Plumbi
Betonizimi i Tiranës/ Analiza: Për kë ndërtohen kullat
Ndërtime Tiranë

TIRANË - Ndërtimi në Tiranë gjatë 9 viteve të fundit nuk është në propocion me rritjen e popullisë. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë në Tiranë shënon tkurrje, ndërsa numri i banesave te reja shënon rritje çdo vit. Pra kërkesa e tregut apo e qytetarëve nuk eshte në përputhje me sasinë e ndërtimit që e ka kthyer Tiranën prej vitesh në një kantier ndërtimi.

Në fillim të vitit 2023, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ritmet e dala jashtë kontrollit të ndërtimeve në Tiranë lidhen me numrin e shtuar të banorëve të Tiranës çdo vit dhe kërkesat e tyre për banesa të reja.

“25 mijë banorë me njësi familjare mesatarisht prej 3 vetash përkthehet në rreth 8 mijë banesa për të cilat kryeqyteti ka nevojë çdo vit. 8 mijë banesa me një mesatare prej 100 metra katrorë janë rreth 800 mijë metra katrorë ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet propocionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës”. – Erion Veliaj, Janar 2023.

Por leximi i saktë i shifrave tregonë një histori tjetër.

Në 9 vitet e fundit, gjatë të cilave Veliaj ka shërbyer si kryebashkiak, Tiranës i janë shtuar mesatarisht 13 mijë banorë. Gjatë dekadës së fundit, në asnjë vit Tiranës nuk i janë shtuar 25 mijë banorë, e aq më pak çdo vit, si pretendon Veliaj. Shifrat e INSTAT tregojnë se numri më i lartë i shtimit të popullsisë në Tiranë gjatë kësaj periudhe ishte viti 2018 (21,600 banorë të rinj). Ndërsa numri më i ulët prej 5,700 banorësh të rinj, u shënua në vitin 2023 kur Veliaj bënte këto deklarata.

Ndryshe nga ritmi i rritjes së popullsisë në Tiranë, që shënon ulje ngritje të theksuara, ritmi i ndërtesave të reja dhe veçanërisht atyre për banim ka ardhur duke u rritur.

Nëse këto dy të dhëna i vendosim në raport me njëra tjetrën – rritjen e popullsisë në Tiranë me atë të sipërfaqeve të reja për banim – rezultati nuk përputhet me pretendimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili deklaron se ndërtimet e reja kanë ardhur me kërkesën e banorëve të rinj në kryeqytet.

Disbalanca më e madhe vërehet në vitin 2021 kur në Tiranë u shtuan vetëm 6030 banorë, por u ndërtuan 1,3 milionë metër katror banesa të reja.

Ndërtimet gjatë viteve të fundit janë shtuar dukshëm jo vetëm në Tiranë por edhe gjithë Shqipërinë. Në 5 vjet, në gjithë Shqipërinë janë ndërtuar 10,6 milionë metër katror ndërtesa të reja sipas INSTAT. 70% e tyre, ose ndryshe 7,5 milionë metër kator, janë ndërtuar vetëm në Tiranë. Për krahasim kujtojmë se i gjithë qyteti i Tiranës llogaritet rreth 42 kilometër katror.

Nga 7,5 milionë metër katror ndërtime të reja në Tiranë në 5 vjet, 5,4 milionë metër katror janë vetëm për banesa të reja.

Nëse këto sipërfaqe i vendosim përballë rritjes së numrit të popullsisë përllogarisim se gjatë vitit 2023 është ndërtuar rreth 160 metra katror për çdo banor të ri të Tiranës. Kjo shifër është edhe më e lartë për vitin 2022 ku u ndërtuan 182 metër katror banesë për çdo banor të ri, si dhe për 2021-shin kur shifra arrinte në 213 metër katror për banor të ri.

Për t’iu rikthyer përllogaritjeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, theksojmë se sipas vlerësimeve të INSTAT, një familje shqiptare ka mesatarisht 3,8 banorë dhe jo 3 si pretendon kryebashkiaku.

Njëkohësisht, Eurostat ka gjetur se mesatarja e një banese në Europë është 80 metra katrorë.

Nisur nga standardi europian prej 80 metrash katrorë për banesë, rezulton se në Tiranë gjatë 5 viteve të fundit janë ndërtuar nga 11 mijë deri në 16 mijë banesa të reja.

Duke marrë për bazë këto shifëra mund të përllogarisim se në këtë 5 vjeçar Bashkia Tiranë ka ndërtuar mesatarisht 7 apartamente për çdo familje të re në Tiranë. Në vitin 2021, shifra arrin deri në 10 apartamente për çdo familje të re në Tiranë.

Këto shifra të ndërthurura me çmimet e tregut për apartamente kanë krijuar një stok ndërtimesh sipas planifikuesit urban Imeldi Sokoli.

“Tirana nuk po tërheq më aq banorë sa më parë dhe kemi arritur në rezultatin që kemi një stok ndërtimesh të jashtëzakonshëm, sepse vlera e tregut nuk korrespondon me vlerën ekonomike apo me statusin ekonomik që ka forca blerëse. Janë të papërballueshme.” – Imeldi Sokoli, planifikues urban.

Pasojë të drejtpërdrejtë të saj urbanisti Artan Kacani jep modelin e zhvillimit të Shqipërisë që sipas tij ka ecur nëpërmjet lejeve të ndërtimit dhe jo planeve zhvillimore.

“Zhvillimi urban në Shqipëri ka ardhur në bazë të interesave të ndërtimit dhe jo në bazë të nevojave për ndërtim. Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” – Artan Kacani, arkitekt, urbanist.

Pra ndryshe nga çfarë pretendon veliaj, në 5 vitet e fundit Tiranës nuk i janë shtuar në asnjë rast 25 mijë banorë; Bashkia Tiranë ka ndërtuar shumë më tepër se 8 mijë banesa çdo vit dhe ky ndërtim nuk përputhet aspak me prurjet e reja të popullsisë në kryeqytet. Pasojat e kësaj politike, i jetojmë të gjithë çdio ditë.

Marrë nga Faktoje

erion veliaj tirane ndertime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet