LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Nuk di ç’të bëj tjetër’/ Gratë që denoncojnë dhunën përballet të vetme me pasojat

E martuar në moshë të re, ajo u përball që në fillimet e bashkëjetesës me dhunë nga bashkëshorti. Fillimisht me të shara dhe fyerje dhe më pas me goditje dhe shenja në fytyrë.

27 Mars 2024, 18:58 Nga I.A
‘Nuk di ç’të bëj tjetër’/ Gratë
Foto Ilustruese

Margarita* ishte 10 vjeç kur mësoi se ishte e birësuar dhe se prindërit që po e rrisnin ishin në fakt xhaxhai dhe nusja e xhaxhait. Por ajo nuk ndjeu kurrë mungesë dashurie dhe përkujdesi derisa mbushi 18 vjeç, kur siç i thonë nga anët e saj, “ishte bërë për t'u martuar”.

“Ishte një mendim në ato kohë që mosha për martesë e vajzave është nga 14 deri 18 vjeç, përndryshe quhesh e mbetur e s'të merr njeri për nuse,” kujton 38-vjeçarja nga Lushnja.

E martuar në moshë të re, ajo u përball që në fillimet e bashkëjetesës me dhunë nga bashkëshorti. Fillimisht me të shara dhe fyerje dhe më pas me goditje dhe shenja në fytyrë.

Megjithatë, Margarita e duroi për dy dekada dhunën verbale dhe fizike duke menduar se po mbronte familjen, por kjo ndryshoi kur bashkëshorti filloi të rrihte edhe fëmijët. Në fillim, viktimë e dhunës u bë vajza që sot është 18 vjeç dhe më pas edhe djali i mitur.

“Kur e gjeta duke rrahur barbarisht djalin 8 vjeç, thashë kaq e pate. Ia thashë në fytyrë: Kaq e pate,” tregon ajo.

Pas denoncimit në polici dhe pajisjes me urdhër mbrojtjeje, gruaja kërkoi divorcin por bashkëshorti refuzoi që të ndahej dhe e shkeli disa herë urdhrin e mbrojtjes. Çifti u divorcua në dhjetor të vitit 2023 dhe i shoqi i Margaritës u dënua me 6 muaj burg për dhunë në familje. Ai nuk i ndali aktet e dhunës edhe pas lirimit nga burgu dhe siç tregon Margarita, një ditë ia vuri sërish duart në fyt. “Tani është prapë brenda,” shton 38-vjeçarja.

Si shumë gra që kanë vuajtur dhunë të përsëritur për vite me radhë dhe që nuk mund të shmangin kontaktet me dhunuesin, Margarita është e frikësuar dhe nuk di ku të përplaset për ndihmë, pasi urdhri i mbrojtjes shkelet lehtësisht.

“Duhet të mbrohemi nga ai por s'di çfarë mund të bëj tjetër përveç kërkesës për urdhër mbrojtje. Kam frikë. Të gjithë, vajza, unë, djali po trajtohemi me psikolog,” tregon ajo.

Situata e saj nuk është e veçantë. Në Gjykatën e Fierit thuajse çdo ditë ka një kërkesë për urdhër mbrojtjeje dhe gjatë vitit 2023 u kërkuan 303 të tillë. Mes kërkuesve, shumica janë gra që dhunohen nga bashkëshortët dhe bashkëjetuesit, por nuk mungojnë as fëmijët që kërkojnë mbrojtje nga prindër dhunues apo edhe e kundërta.

Ndërkohë, ndihma për ta është e mangët dhe bashkitë që duhet t'i mbështesin me strehim dhe financiarisht thuajse nuk ofrojnë asgjë veç këshillimit.

Për avokatin Kastriot Dyrmishi, mungesa e strukturave ndihmëse e bën të papërfillshëm impaktin e urdhrit të mbrojtjes.  “Nuk ka kuptim dhe logjikë që lëshohet urdhër mbrojtjeje dhe nuk merren masa që viktima ose dhunuesi të veçohen,” thotë ai.

Bashkia e Fierit nuk iu përgjigj një kërkese për informacion të dërguar nga BIRN. Tre bashki të tjera të qarkut nga ana tyre pranuan në përgjigje me shkrim se nuk kishin fonde për viktimat e dhunës në familje, ndërsa bashkia e Lushnjës tha se rezervonte 200 mijë lekë për “aktivitete të ndryshme”.

Punonjës socialë, psikologë dhe avokatë që janë në kontakt të përdishëm me raste të dhunës në familje, shprehen të shqetësuar se dhuna po trajtohet si e pranueshme. Ata thonë se përtej propagandës, institucionet nuk e vënë ujin në zjarr për të ndihmuar realisht viktimat.

“Mjafton të kujtojmë absurditetin e qëndrimit te dhunuesit dhe viktimës në një shtëpi për të kuptuar se ku qëndron problemi. Shërbimet sociale të bashkive nuk mbajnë kontakte me viktimat e dhunës aq më pak të pikasin apo referojnë raste dhune,” tha Sonila Banushi, psikologe klinike për BIRN

Avokati Kastriot Dyrmishi thotë se dështimi i institucioneve lokale për të dhënë mbështetje e bën të gjithë strukturën kundër dhunës të parëndësishme.  Ai thotë se bashkitë dështojnë të ofrojnë strehim apo ndihmë edhe nëse i kanë mundësitë. “Veçanërisht për gratë e dhunuara, kjo masë duhet të shoqërohet me mbështetje sociale ku strehimi me qëllim veçimin nga dhunuesi të jetë i garantuar. Banesat sociale të bashkisë së Fierit janë bosh, por bashkia nuk ka strehuar atje asnjë grua të dhunuar,”pretendoi Dyrmishi për BIRN.

Edhe bashkitë e tjera të qarkut Fier nuk duket se ofrojnë më shumë mundësi. Në përgjigje me shkrim, bashkia e Roskovecit pranoi se nuk kishte asgjë të parashikuar për dhunën në familje, pavarësisht se regjistronte rreth 20 raste në vit.

“Bashkia nuk ka programe trajnimi. Bashkia nuk ka një fondë të tillë,” thuhet në përgjigjen zyrtare mbi pyetjet lidhur me ndihmën ndaj viktimave.

Në një përgjigje të ngjashme edhe bashkia e Mallakastrës pranon se nuk ka fonde në buxhet për viktimat e dhunës. Në  Lushnje, Patos dhe Divjakë situata është më ndryshe. Këto bashki kanë koordinatorë që kanë kontakte me viktimat dhe ndër të tjera ofrojnë këshillim psikologjik dhe asistencë ligjore falas. Megjithatë, as këto bashki nuk kanë fonde për viktimat. Bashkia e Lushnjes i tha BIRN në përgjigje se kishte një fond 200 mijë lekë, të ndarë për zyrën e shërbimit social, por jo specifikisht për viktimat e dhunës në familje.

“Nga ajo që kam konstatuar mund të them se zbatimi i urdhërave të mbrojtjes nga zinxhiri institucional çedon. Konkretisht janë zyrat e shërbimeve sociale që nuk mbajnë kontaktet me viktimat e dhunës. Të gjitha bashkitë e qarkut neglizhojnë në këtë drejtim”, thotë avokatja Inva Malaj.

Avokatja thotë se koordinatorët që duhet të ndjekin rastet e dhunës nuk paraqiten në seanca gjyqësore për të kryer monitorimin dhe as nuk paraqesin raporte të nevojshme për viktimat në këto procese.

“Kjo bën që gjykata të ketë mangësi në informacion për rastet kur bëhet verifikimi i urdhërit të mbrojtjes. Ndërsa viktimat e dhunës mbeten pa trajtimin e nevojshëm nga pushteti vendor,” tha Inva Malaj.

Neglizhenca e pushtetit vendor në këtë fushë duket edhe në  mungesën e referimeve nga zyrat sociale të ngritura, pasi qytetarët nuk u drejtohen atyre për ndihmë. BIRN mësoi nga përgjigjet e kërkesave për informacion se përgjatë vitit 2024 policia ka referuar në gjykate dhe prokurori 190 raste dhune në familje, prokuroria 95 raste, përfaqësuesit ligjorë 16 raste, por qendrat sociale të bashkive kanë referuar vetëm dy raste. Një vit më pare, qendrat sociale pranë bashkive referuan vetëm 1 rast.

Në krahun tjetër, shumica e rasteve të dhunës duket se nuk ndiqen nga institucionet e drejtësisë. Grisilda Bektashi, punonjëse sociale në bashkinë e Patosit, thotë se nga rastet që ajo ka ndjekur, vetëm një prej tyre është ndjekur penalisht.

“Ne kemi pasur vetëm një rast ku burri dhunues u fut në burg dhe kreu dënimin. Pas kësaj, ai shprehu pendesë deri në atë pikë sa i kërkoi falje bashkëshortes dhe u largua nga vendi duke i premtuar se nuk do ta shqetësonte më kurrë,” thotë Bektashi.

Edhe avokatja Inva Malaj thotë se urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk shoqërohen me kallëzime dhe se në pjesën më të madhe të rasteve, viktima e fal dhunuesin.

“Dhuna si vepër penale dhe urdhri i mbrojtjes si masë në procesin civil, nuk shkojnë paralelisht me njëra tjetrën. Kështu nga 23 urdhra mbrojtjeje që kam monitoruar nga shtatori deri tani, 10 prej tyre janë shoqëruar me kallëzim penal për dhunë në familje. Kjo ndodh sepse viktimat nuk dëshirojnë ta burgosin familjarin e tyre, duke u mjaftuar me urdhrin e mbrojtjes,” përfundoi  Malaj.

*Emri i viktimës së dhunës në familje është ndryshuar për të ruajtur anonimatin.

Marrë nga Reporter.al

kastriot dyrmishi sonila banushi birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet