LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Ruben Cherres/ Mediat ekuadoriane: Mafia shqiptare donte ta vriste për shkak të një borxhi miliona dollarësh

Një nga transkriptet e dosjes Encuentro , të publikuar nga Prokuroria, përmban një bisedë në të cilën përmenden planet e supozuara ndaj Cherres, sepse ai ju kishte mbajtur para shqiptarëve.

27 Mars 2024, 11:52 Nga r.ll

Ekzekutimi i Ruben Cherres/ Mediat ekuadoriane: Mafia shqiptare donte ta vriste

EKUADOR- Anëtarët e mafias shqiptare kishin dashur të vrisnin biznesmenin Ruben Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023, dhe që njihej si bashkëpunëtor i grupit kriminal të shqiptarëve që merreshin me trafikun e drogës në shtetin e Amerikës Latine.

Kështu është shprehur në një artikull "El Universo", e cila ka publikuar një bisedë të zbardhur nga dosja "Encuentro", mes personave që dyshohet të jenë pjesë e grupeve lokale kriminale, ku thuhet se Cherres ishte nën shënjestrën e shqiptarëve për shkak se nuk kishte arritur t’u shlyente një borxh prej miliona dollarësh.

Një nga transkriptet e dosjes Encuentro , të publikuar nga Prokuroria, përmban një bisedë në të cilën përmenden planet e supozuara ndaj Cherres, sepse ai ju kishte mbajtur para shqiptarëve.

“Sot më ka marrë prifti Saavedra dhe me ka thene b****, ti e di qe une kam ndonje shok kudo dhe me kane marrë në telefon të pyesin a po dalim kundër shqiptarëve dhe unë i thashë vetëm “jo çfarë thua!”. Më mirë mos të jesh kundër tyre, shqiptarët duan të vrasin Ruben Cherres se ai mori një faturë i them a je i sigurt nëse njeriu ka kërkuar para, disa milionë dollarë, nuk ka mundur t’i paguajë ato miliona dhe duan ta vrasin…”– thuhet në një regjistrim në janar të 2023-it të një personi të emërtuar si VM3.

Në një bisedë tjetër dy bashkëbisedues pretendojnë se Cherres ka qenë bashkëpunëtor i një shqiptari.

VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet
VM1: Unë nuk do të përfshihem
VM3: Nuk po them përfshihu, por le të flasim me dikë
VM1: Jo, jo, nuk e kam shfletuar ditën kur këta djem mbrojtën njerëz të rrezikshëm, shok, ti e di për Tonny-n, jo për shëndetin tënd…
VM3: Cili?
VM1: Pana shqiptari, është ortak i Cherres

Në një bisedë tjetër ata vënë në dukje lidhjet e dyshuara mes shqiptarëve dhe një tjetër të akuzuari, Leonardo Cortázar.

VM1: Problemi tani këtu është rrëmbimi i Antonio dhe plumbat drejt shtëpisë së tij. Ky ishte Cortázar me shqiptarët”
VM2: jo është ajo që them unë vetë
VM1: sepse Cortazar është tashmë me shqiptarët, kështu që ai u bë i rrezikshëm si Salcedo, por një herë në burg u bë një djalë i keq.

Sipas Prokurorisë ekuadoriane, Ruben Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, ishin drejtuesit e një organizate kriminale që përfitoi në mënyrë të paligjshme ekonomike nga tre institucione publike: Korporata Kombëtare e Energjisë Elektrike (CNEL), Shërbimi Doganor (Senae) dhe BanEkuador. Procesi gjyqësor ndaj strukturës së dyshuar kriminale ka nisur në muajt e fundit të vitit 2023. Ndërsa në mars 2023, Cherres u gjet i vrarë në shtëpinë e tij të pushimit në Shën Helena , së bashku me të dashurën e tij, një mik dhe një roje sigurie.

ruben cherres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet