LIVE UPDATES
Aktualitet

Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, DW: Alarm sigurie apo njoftim rutinë?

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Në njoftim përmendeshin si objektiva të mundshëm entitete të lidhura me SHBA-në dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, klube apo restorante.

4 Prill 2026, 09:33 Nga I.A
Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të
Tirane

SHBA- Paralajmërimi nga SHBA-ja për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin ka ngjallur frikë në Shqipëri, por autoritetet e cilësojnë njoftimin si pjesë të praktikave rutinë.

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin. Në njoftim përmendeshin si objektiva të mundshëm entitete të lidhura me SHBA-në dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, klube apo restorante.

Ndërsa mesazhi i drejtuar qytetarëve amerikanë kërkonte "vigjilencë të shtuar”, në Shqipëri ai u përkthye shpejt si një sinjal për rritje të drejtpërdrejt të rrezikut.

Presidenca nuk e pa të nevojshme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, pavarësisht kërkesës së opozitës, por thekson se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.  "Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjitha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë”, thuhet në një deklaratë për mediat. "Të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situates, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.”

Ministria e Brendshme, nga ana tjetër, e lexon paralajmërimin si pjesë të praktikave rutinë të sigurisë. Drejtuesi i kësaj ministrie, Besfort Lamallari, theksoi se masat janë marrë prej kohësh dhe strukturat e vendit janë në gatishmëri. "Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme nga agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”- tha ai. Lamallari shtoi se Policia e Shtetit është me masa të shtuara dhe se sipas komunikimeve me përfaqësues të ambasadës, "ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera”.

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla janë të zakonshme dhe synojnë kryesisht sensibilizimin e qytetarëve amerikanë, por mënyra se si interpretohen në Shqipëri është e ndryshme. "Ne e morëm si rritje të nivelit të kërcënimit, ndërsa në fakt nuk rezulton në këtë shkallë,” thotë ai për DW, duke theksuar se kjo nuk përjashton nevojën për vigjilencë të shtuar në një rajon me sfida sigurie.

Shqipëria vijë e padukshme fronti?

Për vite me radhë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë përshkallëzuar nga një konflikt diplomatik në një përplasje të hapur politike dhe kibernetike. Kulmi erdhi në vitin 2022, kur Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike pas sulmeve kibernetike që ia atribuoi Teheranit.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri strehohen prej vitit 2013 anëtarë të organizatës opozitare iraniane MEK, që u vendosën në vend me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Që prej asaj periudhe përplasja nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Sulmet kibernetike kanë pasur si objektiv sistemet shtetërore, duke përfshirë platforma qeveritare, institucione të drejtësisë dhe databaza që lidhen me të dhënat e qytetarëve. Në disa raste ndërhyrjet kanë pasur si qëllim fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e funksionimit të sistemeve, duke vënë në provë kapacitetin e institucioneve për të reaguar.

Episode të tjera kanë përfshirë ndërhyrje ndaj faqes së Kuvendit dhe sistemit të Postës Shqiptare, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi "Homeland Justice”. Infrastruktura nuk u paralizua plotësisht, por presioni i vazhdueshëm mbi sigurimin e të dhënave mbetet i njejtë. Sipas ekspertit të sigurisë Xhavit Sala, këto zhvillime nuk janë të izoluara. "Ata kanë vepruar kundër shtetit shqiptar, duke goditur sistemet dhe kanë synuar të nxisin trazira në vend,” thotë ai për DW shqip, duke i lidhur këto veprime me përdorimin e luftës hibride dhe asimetrike.

Eksperti: Duhet më shumë komunikim me qytetarët

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së u përhap me shpejtësi edhe në rrjetet sociale dhe në media, dhe u interpretua si një sinjal për rritje të rrezikut edhe nga qytetaret shqiptare.

Sipas ekspertit të sigurisë, Xhavit Sala, njoftime të tilla kërkojnë më shumë shpjegim për publikun.

"Komunikimi nga institucionet shqiptare duhet të jetë më i hapur dhe më i shpeshtë, në mënyrë që të ruhet balanca mes informacionit dhe perceptimit, pa krijuar panik, por edhe pa lënë hapësirë për keqinterpretim” – tha eksperti për DW.

"Në një vend të hapur, ku lëvizja është e lirë dhe ku çdo paralajmërim për sigurinë përhapet shpejt, mënyra si komunikohet rreziku bëhet po aq e rëndësishme sa vetë rreziku” – shton eksperti./DW

dw lufta ne iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet