Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.
TIRANË-Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejne vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshes, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës.
Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.
Statistikat tregojnë çdo vit përfshirjen e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologia Manjola Halimi thotë se, për shkak të keqorientimit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin.
“Shpeshhere ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohet në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojnë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhershme së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grupmoshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar”, thotë ajo.
Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë të shmangin dënimin me burg përmes aplikimit nga prokuroria dhe gjykatat të masave alternative, siç është edhe shërbimi i provës, i cili u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegrohen dhe rehabilitohen më shpejt me jetën në komunitet. Por drejtues të shërbimit të provës thonë se, në mjaft raste, gjendja e rënduar ekonomike është pengesë për riintegrimin e tyre.
“Shërbimi i provës në mbikqyrje në rang kombëtar ka 251 të mitur. Qyteti i Shkodrës ka rreth 20-21 të mitur në shërbimin e provës, nga të cilët 10 janë në nevojat emergjente ekonomike dhe sociale. Ngelet një njollë e zezë për shoqërinë tonë, për të gjithë këta fëmijë të cilët duan një mbështetje ndryshe dhe një çasje ndryshe nga të gjithë aktorët e institucioneve apo organizatave joqeveritare që veprojnë në territorin e Shqipërisë”, thotë Klevis Qose, nga Shërbimi i Provës.
Sipas organit të prokurorisë, problematike mbetet mënyra e edukimit dhe integrimit të të miturve që vijnë prej veprave penale. Në Shqipëri funksionon Institucioni i Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë ku aktualisht qëndrojnë një pjesë e vogël e të miturve, të përfshirë në vepra penale, vetëm 29 prej tyre.
Sipas drejtoreshës së Qendres së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari, situata e krijuar ka nxjerrë nevojën e ngritjes së një institucioni të ri, siç është Instituti i Rehabilitimit dhe Integrimit të të Miturve në Konflikt me Ligjin.
“Kjo bëhet shumë e vështirë kur nuk ka institucione, të cilat do të mbikqyrin zbatimin e masave dhe, për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat për krijimin e këtij instituti që dhe institucionet e drejtësisë të kenë garancinë për realizimin e masave paraprake edukuese apo procedurave përsa i përket marrjes së masave të shmangjes, etj”, thotë ajo.
Në vitin 2017 parlamenti i Shqipërisë miratoi Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, i cili synon të mbrojë të drejtat e të miturit në rastet kur është dëshmitar dhe/ose viktimë e veprës penale dhe të promovojë riintegrimin e të miturit në konflikt me ligjin penal.
Por situata e rënduar ekonomike e pjesës më të madhe e të miturve apo të rinjve që bien në konflikt me ligjin si dhe mungesa e bashkëpunimit mes insitucioneve dhe kapaciteteve rehabilituese e kanë veshtirësuar zbatimin e tij.
Marrë nga VOA
22-vjeçarja nga Venezuela DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidentin e regjistruar pak ditë më par&e...
Autorët e sulmit GREQI- Dy transgjinorë janë sulmuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Aristoteli në qendër të Selaniku...
fotot ilustruese TIRANË- 2 persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së b...
Mikea Zaka ITALI- Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së një lokali në Itali tregojnë moëmentin e atentatit nd...
Foto ilustruese UKRAINA-Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur vendosmërinë e Evropës për të mbrojtur arkitekturën e sa...
Foto ilustruese BRITANI-Home Office ka pranuar se në rastet kur azilkërkuesit që strehohen në Britani ndërrojnë jetë n&...
Foto ilusrtuese GREQI-Policia greke ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e 150 mijë eurove...
TIRANË-Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë është arrestuar si i përfshirë në tentativën p&eum...
Foto Ilustrim SHKODËR- Një 17-vjeçare raportohet se është larguar nga banesa e saj. Denoncimin për largimin e saj e...
Foto Ilustrim DURRËS- Përkeqësimi i kushteve atmosferike me erëra të forta, do të bëjë që ditën e sotme m...