LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ngjarja nuk zgjati më shumë se 8 sekonda”/ 6 orë seancë ndaj Arbër Paplekajt, dy ish-nëndrejtorët e policisë s'njohin askënd, 'dëshmitari' suprizë

Përsa i përket të rejave të mundshme në referim me sinjalizimin e një hipoteze të rrezikut të jetës për një dëshmitar që i është dërguar Prokurorisë pikërisht nga avokate Tahiraj, përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës deklaroi se nuk ka dhe nuk pret përgjigje.

8 Shkurt 2023, 21:01 Nga F.M
“Ngjarja nuk zgjati më shumë se 8 sekonda”/ 6 orë
Elbasan

ELBASAN- Dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë rrëfyer para trupit gjykues se përplasja në të cilën mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, nuk ka zgjatur më shumë se 8 sekonda. Në seancën që ka zgjatur gjashtë orë ditën e sotme, dy ish-zyrtarët i pohuan trupit gjykues se ngjarja u zhvillua mes kaosit në një zonë shumë të populluar ç’ka e bëri të vështirë ndërhyrjen parandaluese.

Të pyetur nga avokatja e familjes Xhuvani nëse njihnin persona mes turmës, efektivët e policisë e kanë mohuar këtë gjë. Mohimi i tyre ka bërë që avokatja Rezarta Tahiraj të deklarojë se kjo gjë tregon se në përplasje ka pasur persona që nuk ishin nga Elbasani, me shumë mundësi, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD.

"Nëse policët që punojnë dhe ndoshta edhe banojnë në Elbasan nuk njohin asnjë në atë turmë kupton shumë. Ndoshta ata persona kishin ardhur nga qytete dhe fshatra të tjera dhe sigurisht nuk ishin turistë dhe nuk ishin sigurisht as edhe miqtë e viktimës që kishte mbërritur aty në makinë i shoqëruar vetëm nga dhëndri i tij dhe nga një person tjetër,"- tha ajo.

Përsa i përket të rejave të mundshme në referim me sinjalizimin e një hipoteze të rrezikut të jetës për një dëshmitar që i është dërguar Prokurorisë pikërisht nga avokate Tahiraj, përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës deklaroi se nuk ka dhe nuk pret përgjigje.

“Do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse aktivizohet për ti kërkuar autoriteteve kompetente mbrojtjen e këtij dëshmitari dhe do të jetë gjithmonë Prokuroria të vendosë nëse dhe si të përdorë bashkëpunimin e dëshmitarit. Personalisht jam e bindur se ai dëshmitar është shumë i çmueshëm për aktivitetin investigativ të Prokurorisë mbi këtë rast. Në seancë ai tha që dy personat për tu kërkuar ishin të armatosur me pistoletë. Dëshmitari nuk diti të tregojë markën dhe kalibrin e atyre pistoletave, sepse mendoj se nuk është një ekspert armësh, por që ata persona ishin në posedim të atyre armëve e tha në mënyrë të qartë. Kjo specifikë është një veçori rënduese që shton urgjencën për nevojën e identifikimit për rrezikun që kanë treguar në atë rrethanë me posedimin e atyre pistoletave dhe me faktin se ndoshta i përkasin pikërisht ato armë dhe plumba të gjetur në vendin e vrasjes me një kalibër të ndryshëm nga pistoleta e vrasësit,"- vijoi ajo.

Tahiraj sqaron se nuk është avokati mbrojtës i dëshmitarit.

“Nuk e njoh. Nuk di asgjë për të. E kam parë një herë në seancën e procesit gjyqësor. Edhe nëse do më kërkonte që ta mbroja atë si avokat do ta refuzoja. Rasti i tij është i zakonshëm, i thjeshtë dhe unë, që kam zgjedhur të jam avokat për pasion, mund të kem vetëm raste interesante dhe të vështira. Si shtetase – thotë Tahiraj – detyra ime përfundon me sinjalizimin në Prokurori të rrezikut të mundshëm për atë dëshmitar. Çdo vendim pasues është jashtë kompetencave të mia,”- tha Tahiraj.

Avokatja tha gjithashtu se nevojitet të evidentohet se ai dëshmitar është i çmueshëm edhe në proces.

“Kjo nuk mund të mohohet. Mendohet, për shembull, kur ka thënë se viktima nuk e kishte ofenduar vrasësin e tij dhe asnjë person tjetër prezent në vendin e vrasjes. Fjalët e asaj dëshmie janë sigurisht një kontribut i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të fakteve dhe verifikimit të së vërtetës dhe të përgjegjësive, por mund të jenë edhe një ndihmë në punën e Prokurorisë që, duke përdorur disponibilitetin për të bashkëpunuar të dëshmitarit, do të mund t’ja dali që të çojë në proces ata persona të armatosur ende të paidentifikuar,"- përfundon Tahiraj.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

arber paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet