LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK nis zyrtarisht hetimet për drejtorin e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullait iu sekuestruan 30 mijë euro, tenderi që e lidh me Gentian Sharrën

Mullai u shoqërua para disa ditësh nga BKH. Në SPAK janë depozituar disa kallëzime penale për Mullain nga disa firma private që pretendojnë se drejtori kishte abuzuar me dhënien e tenderave. 

8 Shkurt 2023, 18:18 Nga F.M
SPAK nis zyrtarisht hetimet për drejtorin e Prokurimeve në
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur zyrtarisht hetimet për Endri Mullain, Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, dikur drejtor i Tenderëve në Ministrinë e Bujqësisë kur dikasteri drejtohej nga Bledi Çuçi,

Disa ditë pas shoqërimit të tij në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mësohet se Mullai është lënë i lirë brenda pak orëve, por burimet jozyrtare tregojnë se i janë sekuestruar rreth 30 mijë euro. Syri Televizion iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion, Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet por edhe shumën e parave që i janë sekuestruar.

SPAK pranoi se ka në hetim procedimin penal nr. 179/2022 dhe se është në fazën e hetimit paraprak. Por sa i përket sekuestrimit të parave dhe vlerës në fjalë, në përgjigjen e kësaj Strukture nuk bëhen të ditura detaje për shkak të sekretit hetimor.

Mullai u shoqërua para disa ditësh nga BKH. Në SPAK janë depozituar disa kallëzime penale për Mullain nga disa firma private që pretendojnë se drejtori kishte abuzuar me dhënien e tenderave. 

Por njëra nga shkeljet duket se është edhe më flagrantja nga të gjitha. Endri Mullai në Ministrinë e Brendshme, më 22 maj 2022, dy muaj pas shpalljes në kërkim e sekuestrimit të pasurive të tij, i ka dhënë Gentian Sharrës (i cili akuzohet nga i penduari i dejtësisë Nuredin Dumani për vrasje dhe përfshirje në mega-grabitjen e Rinasit,) tender 2.5 milionë Euro për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit “Olta Sharra”. Subjekti firguron në emër të gruas së tij, e cila edhe më herët kishte marrë tendera për institucione të tjera, si psh. Psikiatrinë e Elbasanit.

Kush është Gentian Sharra?

Gentian Sharra nga Elbasani, i cili akuzohet nga SPAK për 5 grabitje, kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe me Nuredin Dumanin, bashkëpuntorin e drejtësisë që ka rrëfyer krimet e tmerrshme të 10 viteve të fundit, të 8 grupeve kriminale në Shqipëri. Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve të tjera. Por së fundmi ka qenë edhe shumë i përmendur nga politika, pasi shpeshherë kryedemokrati Sali Berisha e bashkangjit emrin e tij me atë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Megjithatë ky i fundit asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Berisha kundrejt tij. Aktualisht Sharra është në prangat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që i janë sekuestruar 5 milion euro pasuri dhe një vilë në fshatin Katund i Ri./Dosja.al

endri mullai ne spak

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës