LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga zyra në laptop, moda e re e të punuarit për shqiptarët, analiza: A ka jetëgjatësi puna e palidhur me një punëdhënës apo vend të caktuar?

Puna freelance për kompani të huaja, si arriti “moda” në Shqipëri. A ka jetëgjatësi puna e palidhur me një punëdhënës apo vend të caktuar? Ekspertët pohojnë se ka sfida, që lidhen me formalizimin apo qëndrueshmërinë financiare…

1 Shkurt 2025, 07:39 Nga M.B
Nga zyra në laptop, moda e re e të punuarit për shqiptarët,
Foto ilustruese

TIRANA- Në vitet e fundit, Shqipëria ka parë një transformim të rëndësishëm në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë profesionistë dhe të rinj po zgjedhin të punojnë jashtë kornizave tradicionale të zyrës. Kjo formë moderne e punës, e njohur si Gig Economy dhe e-punësimi, ofron fleksibilitet dhe mundësi të reja, veçanërisht për ata që zotërojnë aftësi teknologjike, krijuese apo profesionale të kërkuara globalisht. Gig Economy përfaqëson një model pune ku individët kryejnë projekte afatshkurtra ose të përkohshme, shpesh të menaxhuara nëpërmjet platformave online.

Këto platforma, si Fiverr, Upwork, dhe gig-apps të tjera, u mundësojnë profesionistëve të gjejnë punë të personalizuara, pa qenë të lidhur me një punëdhënës të vetëm apo një vend të caktuar. Kjo formë pune ka ndryshuar mënyrën se si mendohet për punësimin tradicional. Nga puna me kohë të plotë në zyra, shumë profesionistë sot mund të punojnë nga shtëpia, kafeneja apo çdo vend tjetër që ofron akses në internet. Në Shqipëri, Gig Economy është bërë gjithnjë e më e pranishme, falë dy faktorëve kryesorë. Së pari, ka ndikuar rritja e aftësive teknologjike tek të rinjtë.

Të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më shumë të aftë në fusha si dizajni grafik, programimi, përkthimet, menaxhimi i rrjeteve sociale dhe marketingu dixhital. Gjithashtu, një faktor tjetër është njohja me platformat globale si burim të ardhurash. Shqipëria ka një avantazh konkurrues për shkak të kostos relativisht të ulët të jetesës, duke bërë që profesionistët shqiptarë të jenë tërheqës për klientët ndërkombëtarë që kërkojnë cilësi të mirë me një kosto më të ulët.

Kjo ka krijuar mundësi për individët që të punojnë për klientë ndërkombëtarë dhe të fitojnë të ardhura më të larta sesa ato që mund të ofronte tregu i brendshëm i punës. Në vitet e fundit, Shqipëria ka parë një transformim të rëndësishëm në tregun e punës, ku gjithnjë e më shumë profesionistë dhe të rinj po zgjedhin të punojnë jashtë kornizave tradicionale të zyrës, – shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.

“Kjo formë pune ka ndryshuar mënyrën se si mendohet për punësimin tradicional. Nga puna me kohë të plotë në zyra, shumë profesionistë sot mund të punojnë nga shtëpia, kafeneja apo çdo vend tjetër që ofron akses në internet”- thotë ai për “Monitor”.

Ndërsa Erila Haska, drejtuese e një programi pranë Global Innovation Management Institute në SHBA, që punon nga Shqipëria, thotë se, grupmosha më aktive për punën në distancë janë të rinjtë midis 25-34 vjeç, të cilët priren më shumë për të kërkuar fleksibilitet dhe mundësi punësimi jashtë vendit.

“Mendoj se konceptimi ka ndryshuar, pasi shumë prej tyre kanë kuptuar që ekziston mundësia për të punuar për një treg ndërkombëtar nga një vend si Shqipëria.

Kjo padyshim u jep mundësinë të fitojnë më shumë, të ndërveprojnë me kultura të tjera dhe të akumulojnë më shumë ekspertizë sesa ajo që mund të ofrohet nga tregu apo punëdhënësit shqiptarë”, – shprehet znj. Haska.

Puna freelance dhe projektet e pavarura sfidojnë format tradicionale të punës. Gig economy i referohet një sistemi pune ku individët angazhohen në projekte afatshkurtra ose punë të bazuara në detyra (gigs), shpesh nëpërmjet platformave dixhitale.

Ky model i punës ka lindur si rezultat i teknologjisë, e cila ka lehtësuar lidhjen midis punëdhënësve dhe punonjësve të pavarur. Punët mund të përfshijnë gjithçka, nga dizajni grafik dhe programimi deri te shoferët e taksive apo shpërndarësit e ushqimit.

Platforma si Upwork, Fiverr, dhe Toptal për profesionistët e pavarur, apo Uber dhe DoorDash për shërbimet lokale, janë shembuj të njohur të këtij modeli. Në vendin tonë, sipas ekspertit Muça, punët mund të përfshijnë gjithçka, nga dizajni grafik dhe programimi deri te shoferët e taksive apo shpërndarësit e ushqimit.

Znj. Haska shton se shqiptarët që punojnë në distancë janë kryesisht të angazhuar në profesione që janë rritur në kërkesë globalisht, duke përfshirë teknologjinë dhe shërbimet IT, ku pozita si zhvillues softuerësh, shkencëtarë të të dhënave dhe specialistë të sigurisë kibernetike janë shumë të kërkuara për shkak të fleksibilitetit dhe pagesave të larta.

Gjithashtu, sipas saj, marketingu dixhital dhe krijimi i përmbajtjes, si menaxherët e mediave sociale, specialistët e SEO-së dhe krijuesit e përmbajtjes, janë të kërkuar për shkak të kalimit të bizneseve në platformat online.

Shumë kompani ofrojnë mundësi në shërbimin ndaj klientit dhe asistencën virtuale, duke krijuar mundësi për shqiptarët me aftësi komunikimi. Sipas saj, në sektorin e financës dhe kontabilitetit, kërkesa për analistë financiarë dhe kontabilistë në distancë është gjithashtu e lartë, për shkak të lehtësisë së operacioneve nëpërmjet teknologjisë.

Fusha e edukimit dhe mësimdhënies online po rritet, duke ofruar mundësi për shqiptarët që të punojnë si tutorë virtualë ose konsulentë.

Profesione të krijuara si dizajnerë grafikë, redaktorë video dhe animatorë janë gjithashtu të kërkuara për shkak të nevojës globale për përmbajtje dixhitale cilësore. Përveç këtyre, shton Erila, po vërehet një rritje e kërkesës edhe për shërbime si shitjet dhe konsulenca në fusha të ndryshme.

Modeli

Gig economy dhe e-punësimi përfaqësojnë një model pune fleksibël, ku individët punojnë në projekte afatshkurtra, shpesh përmes platformave online si Fiverr, Upwork, apo gig-economy apps.

 

Fleksibiliteti, mundësitë globale dhe qasja në punë për grupe të ndryshme (të rinj, gra, ose profesionistë të paangazhuar) janë arsyet kryesore që e shndërrojnë këtë formë punësimi në të parapëlqyer në mesin e shumë të rinjve.

Erion Muça thotë se, duke qenë se punonjësit kanë lirinë të zgjedhin orarin dhe vendin ku punojnë, kjo është veçanërisht tërheqëse për studentët, prindërit, ose ata që duan të punojnë nga shtëpia.

Erila Haska nënvizon se, të pasurit akses global në treg është një nga avantazhet më të rëndësishme, që e ndihmon një të ri të ketë eksperiencën që brenda vendit të tij nuk e arrin.

“Përmes platformave online, profesionistët shqiptarë mund të punojnë për klientë ndërkombëtarë dhe të fitojnë në monedha më të forta”, – thotë ajo.

Avantazhet

Puna në distancë ul shpenzimet për transport apo shërbime të tjera dhe ofron më shumë komoditet. Megjithatë, brezat e mëparshëm e kanë të vështirë ta konceptojnë këtë model, pasi e shohin si të pasigurt dhe ndiejnë mungesën e ndërveprimit të përditshëm me kolegët apo menaxherët.

Shumë talente do të orientohen drejt punës në distancë ose emigrimit drejt vendeve me mundësi më të mëdha, siç tashmë po ndodh, sipas znj. Haska.

“Punëdhënësit shqiptarë do të përballen me sfida për të krijuar më shumë stimuj, si financiarë dhe jofinanciarë, për të tërhequr dhe për të mbajtur talentet. Stimujt mund të përfshijnë përgjegjësi më të larta, trajektore të qarta dhe të shpejta për zhvillimin profesional, si dhe zgjerim në sektorë që janë më tërheqës për të rinjtë sot”, – shprehet ajo.

Sipas saj, situata ka krijuar vështirësi për tregun shqiptar, duke qenë se është sfiduese të gjesh talente të vlefshme që të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

“Arsyeja kryesore është se mundësitë e ofruara nga tregu shqiptar janë të kufizuara dhe shpesh të pamjaftueshme. Punëdhënësit shqiptarë, me kalimin e kohës, do të duhet të përshtaten duke hequr dorë nga stili autoritar dhe duke ofruar më shumë fleksibilitet. Kjo është domosdoshmëri, duke pasur parasysh që sot kanë të bëjnë me një brez shumë të informuar dhe të vetëdijshëm për atë që ndodh në tregun global”, – pohon znj. Haska.

Sipas ekspertit të punësimit Erion Muça, arsye të tjera janë pasiguria financiare, mungesa e përfitimeve sociale dhe konkurrenca e lartë.

“Mungesa e një kontrate afatgjatë dhe e të ardhurave të qëndrueshme janë shqetësime kryesore për punonjësit e pavarur. Puna freelance zakonisht nuk përfshin sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore ose pension. Punonjësit i duhet ta paguajë vetë. Gjithashtu ka shumë konkurrencë. Platformat dixhitale kanë mijëra përdorues, gjë që krijon presion për çmime më të ulëta dhe redukton fitimet. Të mos harrojmë e problematikën e izolimit social. Puna e pavarur mund të çojë në izolim, duke munguar ndërveprimi dhe mbështetja që vijnë nga një mjedis tradicional pune” – tha z. Muça.

Kush e përdor

Grupmosha më aktive për punën në distancë janë të rinjtë midis 25-34 vjeç, të cilët priren më shumë për të kërkuar fleksibilitet dhe mundësi punësimi jashtë vendit.

Por si po e ndryshon ky model tregun shqiptar të punës dhe cilat janë fushat më të prekura? Gig economy mund të kontribuojë në uljen e papunësisë, rritjen e të ardhurave dhe transferimin e aftësive dixhitale në ekonomi. Por mundet që të lërë pa punonjës një pjesë të mirë të kompanive vendase, sidomos në fushën e teknologjisë.

“Është e nevojshme të zhvillohen platforma bashkëpunimi reale për profesionistët që punojnë për kompani të huaja, për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe për të mbështetur zhvillimin e një ekosistemi të fuqishëm që do të sjellë ndikim të qëndrueshëm për Shqipërinë. Për të arritur këtë, është thelbësore të ndryshojmë mentalitetin dhe menaxhimin, duke e bërë sistemin më të hapur ndaj praktikave të reja dhe inovative.

Gjithashtu, përfshirja e diasporës dhe angazhimi i profesionistëve që punojnë në distancë mund të krijojnë mundësi të reja për rritjen e ekonomisë shqiptare. Diaspora shqiptare është një burim i pasur i njohurive dhe mundësive që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe profesional të vendit”, – thotë znj. Haska.

Ky treg është një mundësi shumë e mirë alternative për të rinjtë, por ka nevojë për formalizim dhe standardizim në mënyrë që të njihet si përvojë e vlefshme pune.

“Duhet të përfshihet në proceset e këshillimit në karrierë dhe ndërmjetësimit të punësimit, duke u promovuar si një opsion i qëndrueshëm. Nuk duhet parë si një konkurrent ndaj sipërmarrjeve vendase, por si një model që mund t’i shtyjë ato drejt përmirësimit të kushteve dhe incentivave për punonjësit”- thotë z. Muça.

Ai shton se, Shqipëria ka nevojë për një sistem kombëtar brokerimi për profesionistët e lirë, që të ndihmojë në promovimin dhe menaxhimin e portofolit të tyre drejt tregut ndërkombëtar. “Në këtë mënyrë, vendi mund të ofrojë shërbime të shumta për kompani globale, duke u kthyer në një qendër rajonale për këtë lloj shërbimi”, – përfundon ai.

Ndërsa Gig Economy po rritet, sfidat e saj kërkojnë vëmendje nga institucionet dhe bizneset lokale. Qeveria shqiptare mund të ndihmojë duke krijuar politika që lehtësojnë formalizimin e kësaj forme pune, duke ofruar trajnime për të përgatitur të rinjtë për tregjet globale dhe duke zhvilluar infrastrukturën dixhitale.

Në të njëjtën kohë, suksesi i individëve shqiptarë në këtë model po frymëzon gjithnjë e më shumë të rinj të shohin përtej kufijve fizikë për mundësi të reja pune. Për Shqipërinë, kjo paraqet një shans për të qenë pjesë aktive e ekonomisë globale, ku laptopi është zyra e re dhe interneti është dera drejt botës./ Monitor

Raporti

Siç citohet në raportin e fundit të Bankës Botërore “Puna pa Kufij”, shumë punëtorë të rinj po përdorin platforma dixhitale për të hyrë në punë nga e gjithë bota dhe duke përqafuar punën online në vend që të ndjekin punë joformale, me cilësi të ulët dhe lokale. Ata po kryejnë punë të bazuara në detyra të lehtësuara përmes platformave në internet, duke përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre dhe duke u përpjekur të qëndrojnë përpara konkurrencës dhe teknologjisë në zhvillim

 

punesimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet