LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shohim dritë brenda teje”, agjencia turke pa licencë “peshkon” aktorë në këmbim të 1000 eurove

Punonjësit thonë se kompania në fjalë operon prej 30 vjetësh në Turqi dhe së fundi edhe në Azerbajxhan e Shqipëri. Bëhet fjalë për një trajnim tremujor që zhvillohet një herë në javë e që kushton një mijë euro.

31 Janar 2025, 21:28 Nga M.B
“Shohim dritë brenda teje”, agjencia turke pa licencë
Foto nga emisioni

TIRANA- Së fundmi nëpër rrjete sociale është shfaqur një reklamë e një akademie turke që kërkon aktorë. Bëhet fjalë për “Ekol Medya Akademi” që pretendon që prodhon filma, telenovela dhe seriale në Turqi. Punonjësit thonë se kompania në fjalë operon prej 30 vjetësh në Turqi dhe së fundi edhe në Azerbajxhan e Shqipëri. Bëhet fjalë për një trajnim tremujor që zhvillohet një herë në javë e që kushton një mijë euro.

Punonjësja: Atëherë, Ekol Medya Akademi është një kompani, që prodhon filma, telenovela dhe seriale në Turqi. Ka 30 vite. Së fundmi ka ardhur në Turqi dhe në Azerbajxhan. Në Azerbajxhan ka 5 vite, që e ka hapur këtë kompani. Tani ka ardhur në Shqipëri, ka 5 muaj këtu tek neve. Ne kemi një projekt të gatshëm, por ne nuk kemi aktorë dhe kushti kryesor që ti të jesh aktori jonë është që ti duhet të trajnohesh këtu tek neve. Është tre muaj trajnim, është një herë në javë. Është o të mërkurën, 7-10 të darkës, ose të dielën që është 3-6 të mbasdites. Pas këtij tre mujori trajnimi, ti merr një certifikatë që je aktori i kësaj kompanie që është firmosur nga tre pedagogë që vijnë nga Turqia.  Janë tre pedagogë turq dhe tre pedagogë shqiptarë që do të japin leksione. Pas certifikatës, ti do fillosh pjesë të xhirimit, por nuk e di se çfarë roli do marrësh. Nuk i di aftësitë e tua se sa ti mund të punosh gjatë këtyre tre muajve. Në bazë të performancës që ti do japësh para pedagogëve turq edhe shqiptarë, do bëhet përzgjedhja që ju të merrni një rol sa më të mirë.

Stop: Kush është regjisori?

Punonjësja: Regjisori është turk.

Stop: Po pra, ka emër? Si e ka emrin?

Punonjësja: Serxhan!

Stop: Po këta pedagogët shqiptarë?

Punonjësja: Është Arjola Derhemi…Është…Harrova…Më iku… 

Erlin Matera tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se pa reklamën në Instagram dhe u paraqit me ëndrrën e aktorit. Atij si dhe të gjithë të tjerëve, u thanë se shohin dritë në mënyrë që ai të vazhdonte dhe kompania të vilte paratë.

“Fatin” për t’u regjistruar në akademi e provoi edhe i infiltruari  i “Stop” të cilit gjithashtu i dalluan “dritën e brendshme”.

Punonjësja: Si je?

Stop: Si kalove?

Punonjësja: Mirë!

Stop: Tani si funksionon? E plotësova unë këtë. Çfarë ndodh?

Punonjësja 1: Bëhet ky formulari. Bën 3 foto, duke qeshur, i zemëruar, i habitur dhe ti mund të telefonohesh për një fazë të dytë. Hëë dhe në fazën e dytë ti, sapo bën dialogun, pret vetëm pak, merr përgjigjen po ose jo. Nëse merr po, merresh në zyrë dhe të sqarohet çdo gjë atje.

Pasi pagoi kaparin, edhe ‘fatlumi’ vijoi rrugëtimin për aktrim.

Stop: Përshëndetje! Si kalove?

Punonjësja: Mirë se erdhe sërish! Ti je për fazë të dytë?

Stop: Po!

Punonjësja: Mund t’i hedhësh një sy këtij skenarit! Do të interpretohet sot nga ana jote dhe pastaj do të vijë vajza që do të shpjegojë më shumë.

Asistentja: Fillo!

Stop: (Luhet skenari para një kamere) Pse erdhe atje?

Asistentja: A je në dijeni të asaj, ça po bën?

Stop: Unë jam i vetëdijshëm për atë që po bëj. Ti a je e vetëdijshme për atë, që po bën? Drejtove një makinë drejt meje. Bëjmë edhe një tjetër, apo mbaruam?

Asistentja: Hajde! Unë besoj, se bashkë, mund të arrijmë diku. Ti pjesën e zërit e ke mirë, por duhet të punojmë pak me mimikat e fytyrës. Duhet të punojmë pak me pjesën e lëvizjes që të mos lëvizësh shumë, se të pashë edhe te vajza që po i drejtoheshe sepse te kamera, kamera e zmadhon dhe e zvogëlon vetë, nuk është se je në teatër edhe ti do lëvizësh, do i tregosh ndjenjat teatrit. Më kupton?

Asistentja: Do më lësh një kapar, që minimumi këtu tek neve…

Stop: Epo, tani për momentin…, se kush mban 250 euro me vete?

Asistentja: Jo, jo…  Kapari këtu është minimum, që ti mund të lësh është 50 euro.


(Jepen lekët, 4000 lekë).

Asistentja: Këtu do shkruash tani, do të bësh vizë këtë 250-tshen dhe do shkruash 210-të!/ TV Klan

“ekol medya akademi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet