Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në Vlorë besimtarët mysliman u mblodhën në pallatin e sportit "Flamurtari" për të falur namazin e Kurban Bajramit. Përveç besimtarëve të Vlorës, ka pasur dhe prezencë të besimtarëve me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

VLORË- Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm për faljen e Kurban Bajramit. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.
Në Vlorë besimtarët mysliman u mblodhën në pallatin e sportit "Flamurtari" për të falur namazin e Kurban Bajramit. Përveç besimtarëve të Vlorës, ka pasur dhe prezencë të besimtarëve me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.
Edhe në Sarandë qindra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamisë xhaminë për të falur namazin e Kurban Bajramit. Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.
Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.
Në Shkodër përpara faljes së namazit, ku ishin mbledhur qindra besimtarë, Myftiu Muhamed Sytari në këtë ditë të sakrificës dhe përkushtimit ndaj tjetrit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe të pamundurve, duke e cilësuar emigrimin si plagë të shoqërisë sonë. Besimtarët në Elbasan u mblodhën për të falur namazin në e Kurban Bajramit përpara sheshit të Kalasë, kurse Hytbja e rastit u mbajt nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka.
Në Fier namazin e Kurban Bajramit besimtarët e falën në sheshin e qytetit, ndërsa falja u drejtua nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku drejtoi lutje për paqe. Edhe në qytetin e Durrësit besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe, ku më pas besimtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin urime për shëndet dhe begati në familje./Dosja.al
pamjet TIRANË- Besimtarët myslimanë shqiptarë kremtuan sot Kurban Bajramin me një falje në bulevardin ‘Dëshm...
KUKËS- Qindra besimtarë myslimanë në Kukës janë mbledhur mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit pë...
Pamjet KORÇË- Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antidrog...
TIRANË- 17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” t&eu...
TIRANË- Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e nivelit të dytë për transaksionet me kartë bankare) në autobu...
Pamjet TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme n&eum...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...
ITALI- Drejtoria Antimafia e Distriktit të Barit po jep një alarm të fortë në lidhje me përhapjen dhe ndikimin e mafies shqiptar...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 për ngjarjen e rëndë...
Foto ilustruse FUSHË-KRUJË- Policia ka kryer sërish kontrolle në bugje, ndërsa këtë herë kanë kryer kontroll n...