21 Gusht 2025, 12:23
Nga DOSJA
Shima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë. Nga verifikimet rezulton se Shima është ngjitur me makinë në Qyteti Studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë. Më pas ai është konstatuar edhe në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Shima është një person i cili ka shumë informacione dhe zhdukja e tij duhet të hetohet deri në fund. Sipas saj në 10 orë, persona të cilët duan që Shima të heshtë kanë patur kohë t'ia bëjnë të qartë këtë fakt atij. Ajo theksoi se kohët e fundit Shima ka kërkuar para me fajde që tregon se atij nuk po i shkojnë mirë punët.
"Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë.
Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.
Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë," tha Lala.
Pas rikthimit të tij Shima shkoi në komisariat dhe u shpreh se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse shkroi mesazhin që po me arrestojnë.
daniel shima
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:27
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ar...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:11
N.F
Daniel Shima
TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima mësohet se do të merret sëris...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:03
N.F
Farmacia
TIRANË- Albi Hadroviq është 35-vjeçari i vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu është...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:48
N.F
Foto
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka bërë me dije se zyrat e saj janë kontrolluar nga Drejtoria e Harmon...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:39
N.F
Foto
PRIZREN- Një mjet shpërthyes është konstatuar në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Ka qenë n...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:28
N.F
Droga
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe droge teksa trafikanti i saj për ti shpëtuar arrestimit e k...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:08
N.F
Medikamentet
TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga poliica në Tiranë. I arrestuari ësht...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 09:35
N.F
Thika e sekuestruar
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e 28-vjeçarit, Liridon Rada në...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 09:28
N.F
Shima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Shima disa orë ...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 09:24
N.F
Arbër Veliaj
TIRANË- Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj është paraqitur paraditen e sotme në amb...