LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga kërcënimet me jetë tek akuzat për dhunë/ Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro

Historia mes Erionit dhe Kristinës do të niste në verën e 2018-ës, me një njohje në rrjetet sociale

16 Maj 2026, 22:01 Nga D.S

Nga kërcënimet me jetë tek akuzat për dhunë/ Si u kthye

TIRANË- Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë janë dy persona që vetëm pak kohë më parë ndanin jetën së bashku. Historia mes Erionit dhe Kristinës do të niste në verën e 2018-ës, me një njohje në rrjetet sociale.

Chat pas chati e bisedë pas bisede, ende pa u takuar përballë, dy të rinjtë krijuan bindjen se kishin gjetur shpirtin binjak. Ndaj nuk humbën kohë dhe vendosën të hedhin hapin e madh të martoheshin. Nga kjo martesë, sipas Erionit, denoncuesit tonë, çifti arriti të grumbullonte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Një shumë vërtet e madhe për dy të rinj që shkelnin për herë të parë Europën sidoqoftë, vettingu i çiftit nuk është pjesë e kësaj historie, sepse problemi i momentit është: Ku kanë përfunduar sot 200 mijë eurot? Ndaj le të provojmë t’i ndjekim paratë siç bëjnë prokurorët e antimafias.

Sipas 30-vjeçarit, paratë i kanë çuar te shtëpia e ish-gruas me kërkesë të saj. Kristina ka vendosur që më mirë dhe më të sigurta se në bankë, mijërat e eurove, janë në stivën e dyshekëve, atje në fshatin Poroçan të Gramshit?  Pak i dyshimtë si qëllim, por vazhdojmë me linjën e historisë sepse pas mjaltit dhe dashurisë në çift që zgjati plot tetë vite, gjërat marrin një kthesë të papritur.

Sepse çifti filloi të kishte grindje të vazhdueshme, me shkakun kryesor lekët, ku burri kishte prirje t’i prishte lekët pa karar. Siç pranon edhe vetë, Erioni kishte një ves që natyrisht nuk mund të pranohet nga asnjë grua, sado tolerante të jetë: prishjen e parave pa hesap.

Ndaj dhe në të tilla kushte, ndoshta me të drejtë, Kristina kishte vendosur të thoshte mjaft. Por problemi në të tilla raste thyerjeje në çift është ndarja e të mirave materiale, që në këtë rast ishin shumë, shumë, shumë para kesh, të cilat Erioni i kishte lënë në besim te ish-vjehrri, por kur i kërkoi pas ndarjes, pa që askush nuk e kishte vënë në plan t’ia jepte. Stand: Sipas Erionit, çdo gjë ishte në emër dhe në dorën e Kristinës, aq sa dashurinë për sytë e saj e gdhendi edhe në një tatuazh por leku të prish.

Ndërkohë, në çdo bisedë telefonike, gjuha e Kristinës ndaj Erionit është fyese dhe me tone të larta. Nga ky komunikim duket se Kristina nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe për t’u kthyer, siç tha Erioni. Gjuha kërcënuese e saj, që nis me fyerjen e nënës e përfundon te tritoli në shtëpi, tregon mjaft për raportin mes dy ish-bashkëshortëve.

Por pavarësisht të gjithave, dukej se Erioni ende e mbante ndezur zjarrin e dashurisë dhe shpresën se një ditë do të ktheheshin. Kështu organizoi çdo gjë për një Shën Valentin perfekt, por gjërat dolën jashtë parashikimeve të tij dhe Kristina nuk i doli në takim, madje shtoi dozën e fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj tij.

Një Shën Valentin i mohuar, një dashuri që është kthyer në urrejtje dhe mijëra euro që nuk kthehen pas.

Për të zbuluar të vërtetën, u desh të bënim një rrugë të gjatë e të lodhshme deri në lagjen Kabash, të Njësisë Administrative të Poroçanit, aty ku në një shtëpi të vjetër sipër një kodre, jeton Kristina dhe familja e saj.

I pari shkon Erioni, me shpresën se do të takohet me Kristinën dhe do të flasë me të në gjuhën e arsyes, e me dëshirën për të gjetur zgjidhje. Por gjërat nuk shkojnë aspak siç shpresuam, pasi situata u agravua sapo Erioni u afrua te shtëpia e ish-gruas dhe u përball fillimisht me motrën dhe nënën e Kristinës. Prandaj është radha jonë të tentojmë të negociojmë.

Zonjat përmendin gjatë gjithë kohës gjykatën dhe mohojnë se shuma prej 150 mijë eurosh, që Erioni thotë se është në shtëpinë e tyre, ekziston vërtet. Një shenjë e qartë që Erioni nuk do të marrë asnjë kokërr leku nga ato. Por ndërsa flasim, historia merr një tjetër kthesë dhe nga akuzues, Erioni kthehet në të akuzuar.

Motra dhe nëna e Kristinës e akuzojnë të riun për dhunë sistematike në familje, por nuk paraqesin asnjë provë.

Duke parë që agresiviteti vetëm shtohet dhe zonjat nuk lënë radhë për të folur, e ftojmë Erionin të zbresë poshtë në rrugë, me shpresën se vetëm kështu gjërat do të qetësohen. Por pa rezultat... sepse nga maja e murit shfaqet ajo... Kristina, e cila nuk e mban aspak gojën ndaj ish-burrit. Ajo e fyen me fjalë dhe e kërcënon edhe me jetë. Ndërkohë që më pas e akuzon si përdorues të lëndëve narkotike, për dhunë në familje dhe bixhozxhi.

Kjo zonjë mund të thotë çdo gjë të vërtetë, por që nga fillimi i punës sonë e deri në momentet që po flasim, ne kemi dëgjuar telefonata ku ajo e kërcënon ish-burrin, i cili madje ka marrë urdhër mbrojtjeje nga Kristina.

Madje edhe në përballjen tonë pamë se si tri gratë ishin tepër agresive ndaj tij. Sidoqoftë, kjo do të zgjidhet në gjykatë, përveç 150 mijë eurove që Erioni pretendon se janë në stivën e dyshekëve të kësaj familjeje, por që Kristina e mohon vazhdimisht se i ka paratë.

Pavarësisht dyshimit tonë, biseda me ish-gruan e Erionit mbyllet aty, pa asnjë zgjidhje. Madje më shumë sesa për paratë, folëm për dhunë në familje dhe kërcënime me jetë që Erioni i ka bërë ish-gruas. Ky i fundit i mohon akuzat, por pranon se dikur pinte ndonjë cigare hashashi me shokët apo luante bixhoz.

Pra, një cigare me çunat një lloto e pak bixhoz, nuk janë pak gjë për të shkatërruar një martesë, e cila tashmë është kthyer në një luftë pa kompromis mes palëve.

Por ama nuk mund të jenë as shkak për t’ia mbajtur pjesën takuese të parave këtij xx-vjeçari, i cili shfaqet tepër i qetë përballë akuzave. Ah dhe diçka të fundit nëse janë të vërteta pretendimet e Erionit për shumën aq të madhe brenda një shtëpie të izoluar në majë të malit, e këshillojmë Kristinën që paratë t’i çojë në një vend të sigurt. Në bankë do të ishte vendi ideal./Piranjat.al

piranjat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet