Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
"Gjurmët e Tebës”/ Drama që prek zemrat në burgun e grave në Pojskë
Në aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët theksuan rëndësinë e nismave artistike në procesin e rehabilitimit dhe zhvillimit personal.
16 Maj 2026, 14:48Nga D.S
Foto nga vendngjarja
POGRADEC- Brenda ambienteve të burgut të grave në Pojskë të Pogradecit u vu në skenë drama “Gjurmët e Tebës”, një histori që përcolli emocione të forta dhe mesazhe shprese, reflektimi e humanizmi.
Në aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët theksuan rëndësinë e nismave artistike në procesin e rehabilitimit dhe zhvillimit personal.
Shfaqja trajtoi përplasjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të gjetur dritë edhe në momentet më të vështira. Përmes interpretimit artistik, u përcoll mesazhi se ndryshimi dhe shpresa mund të lindin në çdo rrethanë, ndërsa arti mbetet një mjet i rëndësishëm për reflektim dhe transformim./Dosja.al