LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga emigrant në trafikant! 113 numra të regjistruar fiktivisht në emër të tij nga punonjësit e kompanisë celulare

Hasan Xhima në gusht të viti 2019 ka marrë informacion nga mediat që është në kërkim, pasi është dënuar në mungesë për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Krujës.

1 Mars 2023, 07:41 Nga DOSJA
Nga emigrant në trafikant! 113 numra të regjistruar fiktivisht në
Hasan Xhima

TIRANË- Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri telefonit. Fiksi zbulon se dokumenti i shitjes së numrit ishte firmosur nga vetë punonjësit e kompanisë celulare. Punonjësit kishin regjistruar fiktivisht 113 numra në emër të të akuzuarit që prej 2019 është shpallur në kërkim.

Fiksi solli rastin qytetarit nga Tepelena të quajtur Hasan Xhima, i cili në gusht të viti 2019 ka marrë informacion nga mediat që është në kërkim, pasi është dënuar në mungesë për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Krujës.

Hasani tregoi për emisionin Fiks Fare se ne fillim nuk e besoi, por më vonë autorizoi dy avokatët e tij me prokurë të posaçme nga shteti grek për ta ndjekur çështjen e tij. “Jam hetuar dhe gjykuar nga Enkeleda Hoxha që sot ndodhet në burg dhe Bujar Memia që sot është jashtë sistemit” thotë Xhima. Ai sqaron se me këtë çështje e lidh vetëm një numër telefoni që është nxjerrë në vitin  2013,  në Kamëz Tiranë, me operatore Joana Balliu.  “Brenda kësaj dite me 22 nëntor 2013  janë marrë 5 numra telefoni në emrin tim.  Dhe ne  vazhdim janë marrë 84 numra nga kompania e telefonisë celularë të cilët janë lëshuar në emrin tim, në këtë datë unë kam qenë në punë në Greqi” thotë Hasani .

Emisioni Fiks Fare publikoi sistemin TIMS të qytetarit i cili vërteton ato që ai deklaron për emisionin investigativ.

Ai tregon se nuk ka qenë kurrë në Krujë , në vendin që është mbjellë lënda narkotike për të cilën akuzohet z.Xhima bashkë më 13 qytetarë të tjerë, të cilët sipas organit të akuzës e kanë bërë këtë gjë në bashkëpunim. Zoti Xhima 69 vjeç tregon për Fiksin se është invalid dhe nuk mund të punojë, aktualisht ndodhet në Greqi, ku i kanë skaduar të gjitha dokumentet dhe rezulton i paligjshëm.

Fiksi solli të gjitha dosjet e çështjes Xhima, në të cilat tregohet kalimi i çështjes së tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku përfundimisht është vendosur gjykimi i tij në Gjykatën e Shkallës së parë Krujë për veprën penale të kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim. Ky vendim u mor pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z.Bujar Memia.

Gjykimi i z.Xhima po bëhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë që në vitin 2019, po nga kjo  gjykatë. Por nuk mbaron me aq, z.Xhima ka ngritur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për punonjësen që ka shitur numrin e telefonit që e implikon në vepër penale dhe kompaninë celulare. Për shkak të zvarritjes së çështjes në këtë organ akuze qytetari i është drejtuar edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në përgjigjen e të cilit thuhet se Prokuroria  Tiranë ka vërtetuar se numrat në emër të z.Xhima nuk janë blerë dhe përdorur nga ai.

Fiksi solli dosjen e plotë të prokurorisë, e cila vendos të çojë në gjyqë punonjësit e kompanisë celulare për veprën penale të “Falsifikimit të vulave , stampave dhe formularëve”, duke faktuar kështu se numri që implikon të akuzuarin nuk është blerë dhe përdorur nga ai.

Pra Prokuroria e Tiranës thotë se z.Hasan Xhima nuk ka përdorur kurrë atë numër telefoni për të cilin, Prokuroria dhe Gjykata e Krujës e kanë fajësuar qytetarin. E vetmja shpresë për të ka mbetur rigjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë.

Marrë nga TOPCHANNEL

hasan xhima

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet