LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nga ekstradimet te ‘të paprekshmit’”/ Zbulohen shqiptarët e botës së krimit që gjetën strehë në Dubai

Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për përfshirje në disa ngjarje kriminale.

17 Mars 2026, 20:59 Nga E.d
“Nga ekstradimet te ‘të paprekshmit’”/ Zbulohen
Foto ilustruse

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar një kthesë të rëndësishme në ekstradimet drejt Shqipërisë.

Dokumentari ndalet te rasti i Durim Bamit, i cili pas dy vitesh procedura u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për përfshirje në disa ngjarje kriminale. Sipas ekspertëve, Dubai mbetet një qendër financiare e ndërtuar mbi sekretin dhe një pikë strategjike për investimin dhe mbrojtjen e pasurive të krijuara nga aktivitetet e paligjshme.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 deri në 2026, autoritetet shqiptare kanë dërguar 19 kërkesa për ekstradim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, nga të cilat vetëm 10 janë realizuar. Megjithatë, shumë figura të njohura të krimit vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar në Dubai, duke përfituar nga vështirësitë juridike për ekstradim dhe siguria që ofron ky shtet.

Një prej tyre është Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, i konsideruar drejtues i një prej organizatave më të mëdha shqiptare të trafikut të kokainës. Ai dyshohet se ka drejtuar operacionet nga Dubai, ndërsa në Shqipëri dhe Itali vijon të jetë në kërkim.

Dokumentari thekson gjithashtu se, pavarësisht sekuestrimeve të pasurive në Shqipëri, fuqia ekonomike e këtyre grupeve mbetet e lartë. Ekspertët nënvizojnë se Dubai ka shërbyer si një qendër koordinimi për krimin ndërkombëtar, duke ofruar njëkohësisht mundësi për investim dhe mbrojtje nga ndjekja penale, edhe pse kohët e fundit është vënë re një rritje e bashkëpunimit për ekstradime.


Pjesë nga dokumentari:

Por nëse Franc Çopja iu dorëzua autoriteteve belge në fundin e vitit 2023, duke shënuar kështu me dënimin e tij dhe fundin e një perandorie, duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirë rehatisë së tyre, ndryshe nga i vëllai që vazhdon të gjejë strehë aty, të tjerë shqiptarë të krimit po riatdhesohen nga Dubai për llogari të drejtësisë shqiptare.

I fundit në radhë ishte Durim Bami, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujës, i cili pas dy vitesh procedura ligjore nga autoritetet ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fundin e muajit shkurt të këtij viti u ekstradua në Shqipëri.  Ku do të përgjigjet për shumë ngjarje kriminale ku ka qenë pjesëmarrës, pas përplasjeve që kishte me grupin e Emiljano Shullazit dhe të mbretit të zhdukur të kumarit, Ervis Martinaj.

Fatjona Mejdini: “Dubai në vetvete është një qendër e rëndësishme financiare. Dhe është e bazuar mbi sekretin. Nuk është se aty ka një regjistër të të dhënave. Ka një ide që pasuria e tyre është dhjetra miliona euro. Këto janë të ndara midis pasurive të paluajtshme, makinave apo edhe aksioneve në kompani”.

Fabian Zhilla: “Elementi i dytë pse ata janë zhvendosur në Dubai, ishte edhe sepse Dubai shërbente si pikë koordinimi midis eksponentëve të lartë të krimit të organizuar ndërkombëtar.Së treti është dhe një vend  ku ata kanë filluar të investojnë paratë  e produkteve të parave të paligjshme. Dhe së katërti ofron një farë sigurie. Po të shikoni atje është shumë e vështirë, ku numri i incidenteve ka qenë pothuajse zero dhe kjo i jep atyre edhe një lloj sigurie fizike”.

Por ndërsa Durim Bami dhe disa personazhe të tjerë të krimit shqiptar, janë ekstraduar tashmë nga Dubai, duke shënuar një kthesë të fortë në marrëdhëniet juridike që ndjekin Emiratet e Bashkuara Arabe në të tilla raste me shtetet e tjera, në raport me vlerësimin e kërkesave për ekstradim, tanimë është e ditur se të tjerë shqiptarë të botës së nëndheshme vazhdojnë të shijojnë të qetë rrezet e diellit në gadishullin arabik. Ndërsa në lidhje me kërkesat për ekstradim nga viti 2020 deri më 2026, SPAK ka transmetuar 19 kërkesa për ekstradim në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe, për shtetas shqiptar me precedentë penalë.

Ku nga totali i këtyre kërkesave, deri më tani nga ana e autoriteteve shqiptare, janë marrë në dorëzim 10 persona.

Fabian Zhilla: “Duke qenë se Dubai ose Emiratet e Bashkuara Arabe nga pikëpamja juridiksionale, kanë ndjekur një politikë, deri diku të vështirë për të lejuar ekstradimet,dhe kjo është shfrytëzuar nga eksponentë të krimit të organizuar dhe jo vetëm shqiptarë.

Krimi shqiptar sigurisht mësoi, qoftë edhe ato të Amerikës Latine, nga bashkëpunimet që ka pasur me organizata kriminale qoftë edhe me ato në Amerikën Latine, shkëmbyen këtë lloj eksperience dhe filluan të zhvendosen atje”.

Një nga këta personazhe që vazhdon të shijojë i pashqetësuar jetën në rrezet e diellit të Dubait, është edhe Denis Matoshi, ose i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Me origjinë nga Tropoja, drejtues i ‘Kompania Bello’, organizatës më të madhe kriminale shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

E cilësuar ndryshe si një sindikatë transnacionale, që mundi brenda pak vitesh të kryente një xhiro prej 350 milion euro, nëpërmjet trafikimit të kokainësNjë personazh i cili sot jeton në Dubai, aty nga ku në fakt drejtonte edhe të gjithë operacionet e narkotrafikut nga Amerika Latine në Evropë. Por që në Shqipëri janë ende në pritje të ekstradimit të tij, ashtu si edhe në Itali ku për të ka gati një mandat arresti.

Ndërsa në Shqipëri në qershorin e vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të tij. Pasuri të sekuestruara në Shqipëri, që duken hiç gjë përpara pasurisë përrallore që ai ka grumbulluar në vite, apo që mund të ketë investuar në Dubai.

Kartela Penale:

“Fillimisht Eldi Dizdari, por që mban edhe gjeneralitetet Denis Matoshi, u ndalua në Dubai pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit ‘Los Blancos’. Grup që trafikonte kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë si dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas ai u lirua nga autoritetet ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve italiane ai është koka e grupit kriminal shqiptar Kompania Bello, që ka transportuar tonelata me kokainë në Evropë. Ndërkohë që në Shqipëri i janë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, si dhe 40 mijë euro dhe 8.2 milionë lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie”.

Por edhe pse u lirua nga Dubai zyrtar, Eldi Dizdari siç thamë vazhdon të jetë i kërkuar nga shteti Italian, pas një vendimi të një gjykate në Firence, aty ku një pjesë e grupit të tij të kokainës u dënuan pak kohë më parë

Dizdari që në Shqipëri u përfol edhe si i përfshirë në përplasjen me armë në ish-Bllok, në vitin 2018, me grupin e Ervis Martinaj, por pa patur një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

Ndërsa emri i tij doli në skenë edhe pas arrestimit të kushëririt të tij të afërt, Arbër Çekaj. Tashmë i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që në vitin 2018 u sekuestruan në Maminas.

Fabian Zhilla: “Mendoj që janë çështje që po heton prokuroria. Por besoj që një nga parimet  ose politikat kryesore është që në çdo hetim penal ai të shoqërohet me një hetim pasuror.

Dhe sigurisht që ju keni parë dhe shifrat e sekuestrimit  kanë qenë të admirueshme, çka tregon kryesisht që volumi i parave të pista që qarkullon krimi i organizuar shqiptar është i konsiderueshëm”.

Fatjona Mejdini: “Shpesh Dubai është përcaktuar edhe si një burg më i madh i hapur në botë, pavarësisht se brenda është një qytet. Personat të cilët janë aty nuk munden as të shkojnë në shtetet e tjera të Emirateve. Pasi Dubai është vetë një emirat. Pra as në emiratin e Abu Dhabit, Që është një kufizim shumë i madh për njeriun”./ BalkanWeb

dubai durim bami kokaina

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet