All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Gjyqtarët nën presion nga SPAK pasi janë nën përgjim”, gjykatësi anglez quan spekulative argumentet e Ledi Biankut gjatë një procesi ekstradimi në Londër

Ledi Bianku përmes video-linku ka dhënë dëshminë në gjykatë, si ekspert i thirrur nga mbrojtja e Alban Gjidiajt për të bllokuar ekstradimin, betejë të cilën i riu nga Tropoja, e ka humbur.

17 Mars 2026, 19:51 Nga E. D
All - Paragraf - 1

“Gjyqtarët nën presion nga SPAK pasi janë nën

Në gjykatën Westmister Magistrate Court në Londër, gjykatësi anglez Daniel Sternberg i ka vlerësuar si spekulative dhe hamendje opinionet në dëshmi, të ish-gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg Ledi Bianku, gjatë një procesi ekstradimi.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon vendimin e gjykatësit Sternberg datë 12 Mars, ndaj të kërkuarit të SPAK, Alban Gjidiaj për trafik armësh nga Shqipëria në Angli.

Ledi Bianku përmes video-linku ka dhënë dëshminë në gjykatë, si ekspert i thirrur nga mbrojtja e Alban Gjidiajt për të bllokuar ekstradimin, betejë të cilën i riu nga Tropoja, e ka humbur.

Narrativa e Ledi Biankut në shërbim të mbrojtjes të Gjidiajt, për të ndihmuar bllokimin e ekstradimit, lidhet me pretendimet se çfarë kërkojnë prokurorët e SPAK vendosin gjyqtarët e GJKKO-s.

Sipas dëshmisë së Ledi Biankut, SPAK dhe BKH që kanë hetuar këtë trafik armësh me katër të arrestuar në Shqipëri, janë institucione të përfshira në survejim gjyqtarësh.

“Ligji parashikon që përgjimi/mbikëqyrja zbatohet vetëm ndaj gjyqtarëve të gjykatave speciale.  Në shkurt 2025, mediat shqiptare publikuan se ishte pranuar nga Gjykata Kushtetuese një çështje lidhur me përgjimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Çështja kishte të bënte me masa ndalimi/paraburgimi dhe ishte paraqitur nga SPAK. Mediat zbuluan se gjyqtari relator ishte nën përgjim nga SPAK për dy javë, gjatë kohës kur Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen”.

“Gjithashtu shoh një problem lidhur me fshehtësinë e shqyrtimit të një çështje mes gjyqtarëve”, ka thënë Ledi Bianku më tej në dëshmi.

“Nëse një gjyqtar që shqyrton procedime penale dërgon email, zhvillon procedime online apo shkëmben komunikime me kolegë, këshilltarë ligjorë etj dhe nëse të gjitha këto komunikime mund të jenë potencialisht nën mbikëqyrjen e SPAK dhe BKH-së, kjo përbën një kërcënim për pavarësinë e procesit. Një gjyqtar që është nën përgjim do të jetë më i kujdesshëm në vlerësimet e tij, në shkëmbimet me kolegët dhe në hartimin e një opinioni ligjor, si edhe në refuzimin e kërkesave nga SPAK. Kjo prek bazat e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit”.

Pranoj thotë gjyqtari Daniel Sternberg se Profesori Bianku ka shqetësime lidhur me mundësinë e përgjimit të gjyqtarëve në Gjykatat Speciale të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Megjithatë thekson gjyqtari anglez, ai pranoi se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konfirmuar vlefshmërinë e këtyre masave dhe se nuk ekziston ndonjë jurisprudencë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me Shqipërinë për këtë çështje.

“Mendimi i tij se gjyqtarët në atë gjykatë do të ndiheshin të kufizuar për të vendosur në favor të prokurorisë në kërkesat për masa paraburgimi dhe në procedimet penale të mëvonshme, sipas vlerësimit tim, është spekulativ dhe i bazuar në supozime, jo në një bazë të duhur provash. Fakti që unë e kam konsideruar Profesor Biankun si ekspert në çështjet e së drejtës shqiptare dhe që ai është përpjekur të japë dëshmi të sakta, nuk do të thotë se jam i detyruar të pranoj përfundimet e tij”.

Prandaj, thotë gjyqtari Daniel Sternberg nuk ekziston asnjë provë që të mbështesë pretendimin se gjyqtarët në atë gjykatë do të ndihen të detyruar të pajtohen me kërkesat e paraqitura nga organi i akuzës SPAK për shkak se mund të jenë subjekt i përgjimit nga ai autoritet. Siç e kam theksuar, kjo është spekulative. Është një përfundim i nxjerrë me hamendje, të cilin nuk e konsideroj të sigurt./Top Channel

daniel sternberg spak

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet