19 Prill 2024, 11:36
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 42-vjeçari F.N, është arrestuar në flagrancë pasi drejtoi automjetin në gjendje të dehur.
Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale dhunë ndaj fëmijëve të mitur dhe ndërtimi pa leje në banesë. Gjithashtu një 61-vjeçar ka kallëzuar në Polici vjedhjen e automjetit të tij tip Benz.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 42 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 56 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.
-
Në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin e tij, tip "Benz". Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier arrestime vepra penale
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:26
S.B
foto ilustruese
KAVAJË- Arrestohet në flagrancë i shpalluri në kërkim kombëtar 50-vjeçari në Kavajë. M&...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:20
I.A
Personi
TIRANË- Një person i dyshimtë është filmuar ditën e sotme në tarracën e Bashkisë Tiranë. Tek...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:11
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka nisur ditën e sotme kundër dosjes 5D. Qindra qytetarë janë mbledh...
Aktualitet
19 Prill 2024, 10:48
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Ditën e djeshme Frensi Avdiu u vendos në pranga pasi tentoi të fuste droge brenda një burgu. Në...
Aktualitet
19 Prill 2024, 10:28
N.F
Foto ilustruese
DURRËS-Një 59-vjeçar italian është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi ...
Aktualitet
19 Prill 2024, 10:09
N.F
Foto ilustruese
ZVICËR- Dy adoleshentë u arrestuan në kantonin e Schaffhausen gjatë fundjavës në Zvicër. Mësoh...
Aktualitet
19 Prill 2024, 10:04
M.B
Agron Zhukri
TIRANA- Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin i Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukrin. Ai m&eum...
Aktualitet
19 Prill 2024, 10:05
N.F
Prokuroria Tiranë
TIRANË- Gjykata ka dënuar tetë italianë me 9 vite burg në lidhje me mashtrimet e Call Center-ave si dh...
Aktualitet
19 Prill 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual d...
Aktualitet
19 Prill 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për herë të parë nga viti 2016, njësitë e sinjalizuesve që janë të ngritura dhe duhet ...