LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”/ Historia e sherrit në Vlorë, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë.

8 Maj 2023, 22:56 Nga k.m.
“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”/ Historia
Petro Qirjo

Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartament në Vlorë dhe nënshkroi kontratë paraprake me ndërtuesin. Sipas kontratës, ai pagoi një këst prej 20 mijë Eurosh, kur shtëpia kushtonte 45 mijë Euro. Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.

Petro Qirjo, denoncues: Në 2021 jam njohur me Lavdije Haxhiaj, e cila ka edhe një vajzë dhe unë kam dy djem nga martesa ime. E njoha në Vlorë, në kafene punonte kamariere dhe thamë të lidhnim jetën. Mbeti shtatzënë. Rri dy muaj në Tetor. Lind vajza jonë, por ishim pa celebrim. Për hir të vajzës që të mos e lija vetëm u ktheva dhe bëmë celebrimin për hir të vajzës. Jemi martuar në 2021. Nga gjendja ekonomike nuk kishim. Kishte edhe një çupë të madhe ajo. E çuam në shkollë edhe atë. Paguaj dhe shkollën, unë ikja në Greqi. Kur i dërgoja lekë më thoshte zemra ime, zemra ime të dua. Kur nuk i kërkoja lekë fillnte e zihej me mua.

Petro Qirjo Ne jemi ndarë me gjyq. Ka kërkuar urdhër-mbrojtje, që gjoja unë e kam kërcënuar, që të mos më qaste në shtëpi. O Leda unë të dua. Më shante, më bënte.

Tashmë Qirjo nuk takon dot as vajzën e tij që ka me Lavdijen pasi ajo ka shkëputur çdo kontakt. Aii nuk ka më asnjë vend ku të fusë kokën.

Petro Qirjo, denoncues: Në vitin 2018 bashkë me mamanë filluar të merrnim një ndërtesë këtu në Vlorë sepse edhe mamaja, babai dhe byrazerka e sëmurë jetojnë në një fshat ku nuk ka asgjë, vdes për një gjilpërë.  Nisëm të blejmë një banesë këtu në Vlorë te ndërtues Fadili, e kam marrë hyrjen. Banesa kushtonte 45 mijë Euro. Kam nënshkruar një kontratë te Luljeta Cena. Kam vajtur bashkë me Fadilin dhe i kam dhënë 20 mijë Euro në dorë Fadilit, edhe 15 mijë Euro ia kam dhënë në dorë, në total 35. Mbetën 10 mijë Euro. Ika prapë në Greqi. Kur u ktheva përsëri u njoha u njoha me ish-gruan. Ngelën 10 mijë Euro. Fadili më kërkonte lekët. Detyrova mora një kredi këtu, e paguaj unë, por këtë kredi e kemi marrë bashkë, por ajo vetëm si garantore. Kredinë vetëm unë e paguaj. Po të vesh atje unë e paguaj. Më thotë ish-gruaja ik ti në Greqi se do ia marr unë lekët Fadilit e do ia kaloj unë në bankë që t’i hidhte në emrin tim jo në emrin e saj.

Vetë ndërtuesi pohon se gruaja nuk ka paguar asnjë para për banesën.

Ndërtuesi: Ajo s’ka paguar asnjë lek. Nuk ka paguar asnjë gjë ajo.

Në vitin 2022, Petro i dha autorizim me anë të një prokure, që Lavdija të nënshkruante kontratën përfundimtare të shitblerjes vetëm në emrin e  tij. Por, ajo në bashkëpunim me noteren Luljeta Cenaj, fut edhe veten si bashkëpronare.

“Unë i kam dhënë një prokurë që t’i hedhë në emrin tim, jo në emrin e saj. Ajo i ka bërë në emrin e saj. Unë i kam thënë në emrin tim, jo në emrin e saj”, tha denoncuesi.

Vetë denoncuesi iu drejtua noteres, por ajo nuk pranoi që të takohej me të. Për këtë arsye shkoi gazetari i “Stop”.

Luljeta Cenaj, notere: Petroja nuk ka qenë prezent, por ka qenë prezente gruaja e tij, përfaqësuar, Lavdie Haxhiaj, me prokurën, që është kjo këtu. Thotë që:  “Këtë pasuri, që kam blerë unë, të firmosë kjo zonja këtu në emrin tim”.

Gazetari: Cili është objekti i prokurës?

Luljeta Cenaj, notere: Në emrin e Petros do firmoste nusja, po, ish-bashkëshortja.

Gazetari: Pra, për kontratën përfundimtare…

Luljeta Cenaj, notere: Kontratën përfundimtare të Petros, që e ka bërë në 15.08.2019.

Gazetari: Atëherë, na del si blerëse zonja Lavdie Haxhiaj, teksa ajo kishte për detyrë vetëm të përfaqësonte zotërinë.

Luljeta Cenaj, notere: Ja pse, një nga faturat 10 000 Euro e ka paguar ajo në bankë.

Gazetari: Çfarë domethënë kjo?

Luljeta Cenaj, notere: Automatikisht, quhet bashkëpronare.

Qytetari: Po vdes rrugëve, me motër të sëmurë atje, na ka nxjerrë nga shtëpia.

Lavdija, pas lidhjes së kontratës, nisi kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, duke pretenduar, se Petro e dhunonte psikologjikisht. Urdhrat janë lëshuar nga gjykata edhe pse nuk është provuar dhuna.

Sot Petro është detyruar të flejë rrugëve, pasi Lavdija me të cilën u divorcua nuk e lejon të afrohet në banesë.

Denoncuesi: Unë jam te shtëpia ime. Unë s’po të bëj gjë, unë të kam zemër. Nuk dal përjashta. Merre policinë!

Qytetarja: Përjashta! Përjashta, tani!

Denoncuesi: S’ka pse të fle hoteleve unë, e kam paguar shtëpinë. Çfarë ke, nuk më do? Merre policinë, unë të dua me gjithë shpirt, nuk ta kam me të futur. Nëma një çikë çupën këtu, se më ka marrë malli!

Qytetarja: Tani përjashta! Tani! Je i droguar!

Denoncuesi: Jo, s’jam i droguar.

Qytetarja: Përjashta, po të them!

Denoncuesi: Unë jam në shtëpinë time, moj zonjë!

Qytetarja: Nëse ata ( policia) nuk vijnë për pesë minuta, unë të marr ty, të çoj brenda, do bëhet kasaphanë këtu!

Qytetarja: Ndarja e pasurisë nuk është bërë. Bashkëshorti ka qenë dhunues. Dhunë psikologjike dhe fizike. E kam të vërtetuar mjaftueshëm, që zotëria ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Shtëpia, aktualisht, është me kredi. Nga të dy bashkë, nuk është bërë ndarja e pasurisë.

Gazetari: Tek noterja kam parë që ishit blerëse. E keni pasur këtë të drejtë?

Qytetarja: Po, në përfundim, po.

Gazetari: Kishit edhe një prokurorë ku ishit autorizuar të firmosnit vetëm në emër të bashkëshortit. Ju e keni paguar?

Qytetarja: S’e kam idenë në fakt, të bëj një verifikim dhe pastaj të të them!/tvklan.al

petro qirjo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet