LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ndryshe nga Zegjineja di të lexoj"/ I riu thirrje: Nëse na shantazhoni do ta ngremë zërin aq lart sa do t’ju kumbojë në kokë

Ai theksoi se protesta është një reagim ndaj korrupsionit, padrejtësive dhe mënyrës së qeverisjes.

15 Korrik 2026, 21:04 Nga G.M
"Ndryshe nga Zegjineja di të lexoj"/ I riu thirrje: Nëse na
Pamje

TIRANË- Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve për 46 ditë radhazi tregon, se frika është kapërcyer dhe se kërkesa për ndryshim po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ai theksoi se protesta është një reagim ndaj korrupsionit, padrejtësive dhe mënyrës së qeverisjes. Gjatë fjalës së tij, protestuesi kritikoi klasën politike, duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një demokraci funksionale dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

Ai shtoi se ëndrra e tij është një Shqipëri europiane, ku respektohet mendimi ndryshe dhe qytetarët trajtohen me dinjitet. Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën, duke u drejtuar veçanërisht prindërve, pensionistëve, punonjësve të administratës dhe të rinjve. Sipas tij, vetëm përmes angazhimit qytetar mund të arrihen ndryshimet që kërkohen.

“Sot ndihem krenar sepse shoh një popull që ka dalë për 46 ditë pa frikë duke shprehur indinjatën me këtë demokraci 36-vjeçare. E di sepse dhe pse jam i ri ndryshe nga Zegjineja di të lexoj, ndryshe nga Gonxhja nuk fyej askënd dhe ndryshe nga Rama e pranoj mendimin ndryshe dhe kundra e ndryshe nga shumë deputetë socialistë.

Kam një ëndërr për një Shqipëri europiane ku qytetari triumfon, por zgjohem me makthe nga fytyrat e politkanëve të pseudodemokracisë të 35 viteve të fundit. Ëndrrat janë vetën kur flemë gjumë sepse ne zgjohemi dhe ëndrrën e bëjmë realitet.
Shoh një forcë të popullit shqiptar që nuk e kam parë asnjëherë, ju gjeni vullnetin çdo mëngjes të luftoni kundër korrupsionit dhe padrejtësisë.

Ju shkoni në punë, mbani familjet, mbajmë dhe këta në këmbë. Duhet t’ua kujtojmë se ne ua japim pushtetin dhe ne do t’i tërheqim zvarrë. Nëse na shantazhoni do ta ngremë zërin aq lart sa do t’ju kumbojë në kokë. Eja në protestë sepse të kanë shkelur dinjitetin, sa turp është kjo sepse jemi në demokraci dhe duhet të dëgjoni mendimet e kundërta. Nuk kemi bërë asnjë progres jemi në një diktaturë fashiste.

Edhe kur numrat janë kundër nesh, sepse dimë që historia nuk numëron ata që u dorëzuan, por ata që zgjodhën të luftojnë dhe marshojnë siç po bëjmë ne. Kam një mesazh për të gjithë ata që s’janë këtu: Nëse je prind që ke çuar fëmijët në kurbet eja, nëse një punonjës i administratës ti vlen më shumë se paga, pensionistë ju vleni më shumë se 5000 lekë, patronazhistë ju jeni manipuluar dhe mendoni se zgjidhja është t’i shërbeni pushtetit, por ju premtoj se ka një botë më të bukur dhe më të gjelbër”, tha ai./Dosja.al

protesta ne tirane

Sondazh

Poll

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh