LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ndryshe nga plani britanik për Ruandën"/ Italia: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët

Ai shihet si një përpjekje për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar presionin mbi qendrat në të gjithë vendin.

21 Nëntor 2023, 21:52 Nga h.k
"Ndryshe nga plani britanik për Ruandën"/ Italia:
Dy kryeministrat

ITALI-Plani i qeverisë italiane për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri, nuk mund të krahasohet me planin e Britanisë për të dërguar azilkërkues të parregullt në Ruandë, tha të martën ministri i Jashtëm, Italian Antonio Tajani. Ai shtoi gjithashtu se në trajtimin e kësaj çështjeje, vendi i tij do të mbronte plotësisht të drejtat e refugjatëve.

Plani u njoftua në fillim të këtij muaji, nga qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni. Ai shihet si një përpjekje për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar presionin mbi qendrat në të gjithë vendin.

Italia do të ndërtojë dy qendra pritjeje në Shqipëri, të cilat do të strehojnë një maksimum prej 3000 imigrantësh. Kjo shënon rastin e parë që një vend jo anëtar i BE-së bie dakord të pranojë emigrantë në emër të një vendi anëtar.

Në vitin 2016, BE-ja arriti një marrëveshje me Turqinë për të parandaluar imigrantët e paligjshëm që të udhëtonin drejt vendeve të bllokut.

"Emigrantët do të trajtohen sipas standardeve italiane dhe evropiane", tha Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në një seancë të dhomës së ulët të parlamentit që trajtoi këtë çështje.

Marrëveshja ka ngjallur kritika nga ana e opozitës së majtë italiane dhe grupeve që mbrojnë të drejtat e njeriut. Po kështu ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe veprimtarë të çështjeve të migracionit në shqipëri kanë shprehur skepticizëm dhe paqartësitë mbi zbatimin praktik të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për të mbajtur mijëra migrantë në territorin shqiptar.

"Marrëveshja e (Italisë) nuk është e krahasueshme me marrëveshjen mes Britanisë dhe Ruandës", tha zoti Tajani duke iu referuar paktit britanik që është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë e këtij vendi, e cila e ka konsideruar atë si të paligjshëm.

Zoti Tajani u tha ligjvënësve se vetëm imigrantët që kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe që nuk kishin të drejtë të qëndrojnë në Itali do të shkonin në Shqipëri. Ai shtoi se atje nuk do të strehohen fëmijë apo gra shtatzëna. Po kështu zoti Tajani tha se ata që ndodhen në proces riatdhesimi, mund të mbaheshin deri në 18 muaj.

Sipas agjencisë Reuters në marrëveshje thuhet se kampet do të funksionojnë nën juridiksionin italian dhe duhet të hapen në pranverën e vitit 2024.

Ministri Tajani u tha ligjvënësve se Italia do të përballonte të gjitha kostot, përfshirë ato që lidhen me ndërtimin dhe kontrollin e këtyre qendrave si dhe do të paguante 16.5 milionë euro ose 18.00 milionë dollarë, në shpenzime fillestare.

Ligjvënësit e opozitës i kanë kërkuar zonjës Meloni që të kërkojë miratim nga parlamenti të marrëveshjes së negociuar me homologun e saj shqiptar Edi Rama. Por zyrtarët qeveritarë kanë thënë më parë se ligji italian nuk ka ndonjë parashikim strikt mbi këtë çështje.

Megjithatë, zoti Tajani, pasardhësi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në krye të partisë së koalicionit Forza Italia, tha se administrata do të paraqiste një projektligj për të ratifikuar zyrtarisht paktin me Shqipërinë.
"Ne shpresojmë të miratohet bazuar në një kornizë kohore që është në përputhje me urgjencën e menaxhimit të flukseve në rritje të immigrantëve", tha ai.

Këtë vit deri më tani në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 150 mijë imigrantë, një shifër më e lartë krahasuar me rreth 94 mijë që u shënuan në të njëjtën periudhë të vitit 2022./ VOA 

marreveshja per refugjatet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet