LIVE UPDATES
Aktualitet

Juristët në Shqipëri: Drejtësia e vonuar sjell pasoja sociale dhe ekonomike

Arben Resuli, drejton një aktivitet tregtar modest në fushën e riciklimit. Prej më shumë se një viti ai pret vendimin nga gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë pas padisë së tij, ndaj strukturave shtetërore që i pezulluan liçensën pas një kontrolli.

21 Nëntor 2023, 19:09 Nga I.A

Juristët në Shqipëri: Drejtësia e vonuar sjell pasoja

TIRANË- Në Shqipëri vonesat në dhënien e drejtësisë sipas juristëve po sjellin pasoja në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Në sistemin e drejtësisë largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pasojë e procesit të Vettingut, kanë sjellë boshllëqe dhe qytetarët nuk po marrin drejtësi brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e Apelit në Tiranë e vetmja e këtij lloji në vend, ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në detyrë krahasuar me gjykatat e tjera, ndërsa stoku i dosjeve ka ardhur duke u rritur. Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha Zërit të Amerikës se po harton një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura në të gjitha gjykatat.

Në Shqipëri sistemi i drejtësisë vijon të mbetet i mbërthyer nga ngërçi i vendeve bosh si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i Vetting-ut. Sot në këtë sistem mungojnë 39% e gjyqtarëve dhe 31 % e prokurorëve dhe situata paraqitet e përkeqësuar krahasuar me dy vite e gjysmë më parë.

Veç mungesave, organet e drejtësisë po përballen me një strukturë të re pas miratimit të hartës së re gjyqësore që përgjysmoi numrin e gjykatave në vend. Sot pas disa muajsh KLGJ ka arritur në konkluzionin, se në pjesën më të madhe të gjykatave, harta e re solli shpërndarje të barabartë të drejtësisë dhe balancim të numrit të gjyqtarëve me dosjet në shqyrtim, si dhe rritje të numrit të çështjeve të përfunduara në disa gjykata. E megjithatë qytetarët vijojnë të përballen me vonesa në marrjen e drejtësisë.

Arben Resuli, drejton një aktivitet tregtar modest në fushën e riciklimit. Prej më shumë se një viti ai pret vendimin nga gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë pas padisë së tij, ndaj strukturave shtetërore që i pezulluan liçensën pas një kontrolli.

“Ekspertiza ishte në favorin tim, por unë kam kërkuar dhe dëmin ekonomik. Ndërkohë ka kaluar viti unë jam me liçensë të hequr. Unë nuk mund të bëj eksport. Nëse nuk bëj eksport jam i falimentuar. Kam 10 punëtorë që duhet t’i mbaj se kam kontratë me ta, të paktën deri në fund të këtij viti, por dhe me humbje s’mund të punosh dhe me një të ardhme që nuk mund ta parashikosh. Unë nuk e di kur mbaron gjyqi, duhej ta kisha marrë vendimin për 30 ditë. Nuk besoj se shtetit i intereson ta mbyll aktivitetin”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Arben Resuli, administrator i shoqërisë “Rea” shpk.

Në dy prej gjykatave më të mëdha në vend, në atë të shkallës së parë në Tiranë dhe atë të Apelit, numri i çështejve të shqyrtuara dhe të mbyllura, në 9 mujorin e parë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë ka qenë më i vogël. Në të dyja këto gjykata numri i çështjeve të përfunduara ra me 17 dhe 25%. Nga ana tjetër stoku i dosjeve në Gjykatën e Apelit në Tiranë, vazhdon të rritet dhe ka mbërritur në mbi 37 mijë nga rreth 33 mijë që ishte në shkurt të këtij viti kur nisi zbatimi i hartës së re gjyqësore.

“ Këtu ka ndodhur një bllokim ekonomik, ne dalim themi duam investime të huaja, lekët janë këtu, por janë çështje të bllokuara. Sot gjen në gjyktatat tona gjen çështje mes shoqërive tregtare, mes një shoqërie tregtare dhe shtetit, ka njerëz të punësuar aty. Nëse çështja shkon 10 vjet shoqëria thotë po e mbyll, po iki nga Shqipëria”- u shpreh për Zërin e Amerikës Blerta Kraja avokate.

“Në rastin më të mirë shkon 10 vjet, në rastin më të keq nuk di të them sa shkon” -thotë Alban Çaushi avokat.

Ai vëren me keqardhje se ka një ndikim negativ në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, për shkak të drejtësisë së vonuar. Mjaft prona janë bllokuar thotë ai për këtë arsye.

“Janë mosmarrëvshje të karakterit për njohjen e pronës, marrjen e pronës dhe pasurisë së qytetarëve. Sigurisht pengohet futja e tyre në qarkullimin civil, sepse janë sende të cilat në momentin që ka një mosmarrëveshje ato janë të bllokuara. Duke qenë se tek ne nuk ka një kulturë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh tregtar biznesi i zgjidh marrëveshjet në gjykatë. Shikojmë që ka bllokime kapitali, shtim të detyrimeve përkundrejt atyre të cilët janë debitorë ndaj kreditorëve të tyre, për shkak të interesave që llogariten në vijimësi. Pra e gjithë kjo është pasojë që bie në jetën ekonomike sociale të vendit”- argumentoi Alban Çaushi avokat.

KLGj i tha Zërit të Amerikës, se ka ngritur një grup pune dhe po analizon ecurinë në disa gjykata të vendit për të hartuar një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura. Sipas parashikimeve të këshillit, pas tre vitesh synohet të plotësohet e gjithë trupa gjyqësore duke marrë në konsideratë prurjet nga shkolla e magjistraturës dhe pritshmëritë se disa gjyqtarë mund të rikthehen në detyrë nga Kolegji i posaçëm i Apelimit.

Sipas statisikave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, gjendja në disa gjykata të vendit paraqitetet më e rëndë.

Gjykata e Apelit e vetmja e këtij lloji në vend, ka mangësitë më të mëdha. Aktualisht në të ka vetëm 24 gjykatës nga 78 që duhet të ketë gjithsej, pra punon me 30% të trupës, ndërkohë që në gjyktatat e tjera mesatarja e trupës së gjyqtarëve në detyrë shkon nga 60-100%. Sipas njohësve të fushës kjo lidhet edhe me specifikën e emërimeve në këtë gjykatë. Mundësitë janë të kufizuara pasi kandidatët duhet të jenë magjistratë me eksperiencë jo më pak se 7 vjet. E megjithatë avokatë me përvojë mendojnë së zgjidhjet ekzistojnë.

“Nga pikëpamja e kushtetutës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese mund të bëhesh anëtar i tyre, mjafton të kesh punuar 15 vite, të jesh një jurist i spikatur, të kesh punuar si avokat pedagog, apo kështu me radhë. Po ashtu mjafton të jesh thjesht një jurist i spikatur për të qenë inspektor i lartë i drejtësisë. Në këtë

kuptim është gjithë masa e madhe e avokatëve, ne kemi 3 mijë avokatë aktivë. Ka avokatë shumë të mirë në komunitetin e avokatëve. Mund të kenë eksperiencë të dendur dhe do të ishin një prurje interesante në sistem. Zgjidhja është një ndryshim kushtetues tek kriteret, se cili mund të jetë gjyqtar dhe prokuror, pra nuk do jenë vetëm nga shkolla e magjistraturës. Përvoja në Shqipëri ka treguar që kushtetuën e ndryshojnë dhe brenda natës, kur politika ka interesa”-vijoi Blerta Kraja, avokate.

Zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi i tha Zërit të Amerikës se nuk mund të gjenden zgjidhje ekstraligjore, por po shihen mundësitë e rikthimit të skemës së delegimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit dhe se ka pritshmëri të larta se numri i shqyrtimit të dosjeve në këtë gjykatë mund të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit.

“Gjatë këtij viti ne kemi bërë 3 ngritje në detyrë të gjyqtarëve dhe kemi aktualisht dhe 13 proçese të tjera për ngritje në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Qëllimi kryesor është evadimi i çështjeve të prapambetura. Mund të vlerësohet në varësi të këtyre çështjeve që përmes skemës së delegimit të përfshihen dhe gjyqtarë që i plotësojne kriteret edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Rusi zëvendës kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot juristët po ngrenë shqetësim për pasojat që mund të ketë në të ardhmen buxheti i shtetit, nga mosdhënia e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strazburg ka filluar të japë vendime për të dëmshpërblyer qytetarët e prekur në Shqipëri nga tejekalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit.

Marrë nga VOA

arben resuli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet