6 Gusht 2022, 12:32
Nga e.k
Varkat e bllokuara
KUKËS- Pas tragjedisë së Himarës ku një 7-vjeçare mbeti e vrarë pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga një efekriv i lartë i Policisë, autoritetet kanë shtuar masat dhe kontrollet duke mos lejuar asnjë varkë pa liçensë për të ofruar shërbim.
I tillë ishte dhe rasti i Lumit të Shalës dhe Fierzë ku efektivët kanë bllokuar disa varka pasi sipas tyre nuk kanë leje përkatëse. Dokumentet që kërkohen janë leje për drejtimin e mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti.
Mesa duket ata nuk kanë leje për varkat që mbajnë çdo ditë qindra turistë dhe lundrojnë për në lumin e Shalës apo në liqenin e Komani. Gani Zeneli, drejtor i Kufirit në qarkun e Kukësit që mbulon dhe Tropojën u shpreh se janë bllokuar mjetet që nuk kanë dokumente ndërsa vijon lundrimi i trageteve dhe anijeve që kanë paraqitur dokumentet në Policinë Kufitare.
“Si në gjithë Shqipërinë po ushtrohen kontrolle në ujërat territoriale për mjetet e peshkimit dhe mjetet e transportit të udhëtarëve. Kontrolli vazhdon pa ndërprerje. Pak më momente ndaluam një mjet peshkimi pranë urës së Drinit në Kukës pa leje drejtimi. Po kështu po ushtrohen kontrolle në Koman dhe zona të tjera. Ata që janë bllokuar nuk kanë paraqitur dokumente. Subjektet dhe personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë njoftuar dy ditë më parë që të paraqesin dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet që i kanë paraqitur janë vetem tragetet dhe anijet. Ato janë verifikuar kanë rezultuar konform ligjit janë lejuar të dalin në lundrim, të tjerët nuk lejohet të dalin si në Fierzë ashtu dhe në Koman. Duhet të disponojnë leje për drejtimin e mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. Pra kush kapet në lundrim gjobitet, të tjerët mbahen të ankoruara deri në plotësim e dokumentacionit”, tha Zeneli.
lumi i shalës policia e kukesit
Aktualitet
6 Gusht 2022, 12:30
k.m.
Foto ilustruese
Vende parkimesh të bllokuara me shishe ujë, karrige apo zona të rrethuara me zinxhir i gjen lehtësisht në kryeqyte...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 12:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrugore ka kryer kontrolle gjatë orëve të natës përmes “dronit edukues” dhe makin...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 12:01
k.m.
Pamje nga plazhi
HIMARË- Skafet dhe motorët e ujit që qarkullojnë pa kriter janë një problem i sezonit turistik për k&eu...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:58
e.k
Momenti i shoqërimit në Komisariat
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë dhe një është ...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 25 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 16 janë ...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lekë. Nga 221...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:14
k.m.
Foto ilustruese
MIRDITË- Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit, vijo...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:57
e.k
Efektivi i Policisë që bisedoi me protestuesit
VLORË- Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në prote...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:46
e.k
Foto ilustruese
FIER- Dy persoan janë gjetur të mbytur në harkun e 24 orëve në plazhin e Semanit dhe plazhin e Divjakës. Sipa...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:42
e.k
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Pogradec ku një ma...