6 Gusht 2022, 12:30
Nga k.m.
Foto ilustruese
Vende parkimesh të bllokuara me shishe ujë, karrige apo zona të rrethuara me zinxhir i gjen lehtësisht në kryeqytet. Kjo është kthyer vazhdimisht në mollë sherri mes drejtuesve të automjeteve, apo fqinjve. Por mes njerëzve që mbyllin sytë para kësaj situate për të shmangur konfliktet, ka edhe të tjerë , që edhe pa qenë të përfshirë zgjedhin të reagojnë pa e ditur se do ju merret jeta.
“Nga shikimet e njerëzve duket indiferentizmi, por është shteti indiferent në rradhë të parë!”
Rasti më i fundit i ndodhur te 21 dhjetori ku Alban Mëneri goditi për vdekje Nikolin Stakën, mësuesin nga Laçi, i cili kishte vetëm një muaj që jetonte në atë lagje, pasi ndërhyu për të qetësuar debatin mes autorit dhe dy klientes të parukieres që donin të parkonin.
“Jam i tronditur se të shohësh një ngjarje të tillë për një budallallëk. Dhunuesi po bënte sherr me parukieren, edhe viktima i ka thënë ‘o shoku pse bën fjalë me gratë’ hajde zbrit poshtë ia ktheu mqs qenke burrë i mirë ti! Me zonjën u zu për parkimin, ndaj ndërhyri mësuesi që kishte marr shtëpinë me qera. Në datë 1 korrik hyri, në 1 gusht ndërroi jetë. Kishte fraktura në kokë, carje”
Pas telefonatës së bashkëjetueses së Nikolin Stakës, qiradhënësi Ramazan Krasniqi ishte personi i parë që hyri në banesë dhe gjeti trupin e pajetë të mësuesit.
“S’po gjej burrin më tha, e në mëngjes hyra nga penxherja që ta shihnim që e kishte lënë hapur. Hyra dhe ai kishte ndërruar jetë…”
Kjo ngjarje problematike nuk ndodh për herë të parë në këtë lagje sipas banorëve, por masat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar rastin fatal, vdekjen e mësuesit.
“Më ka gjuajtur dhe mua në debat e sipër, kur kam shkuar për tu sqaruar ai më gjuajti në grusht më hodhi në tokë e kam denoncuar por doli prapë nga burgu. Pra ka qenë problematik prej vitesh, për këtë pronën këtu që e ka rrethuar me konet e kuqe se pretendon që është prona e tij. Është denoncuar disa here dhe policia nuk merr masa, edhe atë ditë që ka ndodhur ngjarja u telefonua policia ka ardhur e ka ikur pasi kishte ndodhur gjullurdia. Ka ardhur e ka ikur nuk ka gjë ka thënë!”/Top Channel
parkimet ne tirane tirane
Aktualitet
6 Gusht 2022, 12:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia Rrugore ka kryer kontrolle gjatë orëve të natës përmes “dronit edukues” dhe makin...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 12:01
k.m.
Pamje nga plazhi
HIMARË- Skafet dhe motorët e ujit që qarkullojnë pa kriter janë një problem i sezonit turistik për k&eu...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:58
e.k
Momenti i shoqërimit në Komisariat
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë dhe një është ...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 25 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 16 janë ...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lekë. Nga 221...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 11:14
k.m.
Foto ilustruese
MIRDITË- Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit, vijo...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:57
e.k
Efektivi i Policisë që bisedoi me protestuesit
VLORË- Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në prote...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:46
e.k
Foto ilustruese
FIER- Dy persoan janë gjetur të mbytur në harkun e 24 orëve në plazhin e Semanit dhe plazhin e Divjakës. Sipa...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:42
e.k
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Pogradec ku një ma...
Aktualitet
6 Gusht 2022, 10:33
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 62-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike duket se nuk heq d...