18 Shtator 2022, 11:39
Nga A.B
Reshje
TIRANË- Situata në të gjitha qarqet është e qetë dhe e normalizuar. Një ditë pas reshjeve të dendura, vetëm pak akse kanë problematikie. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë dhe po punohet për rikthimin e energjisë në Fierzë dhe Valbonë.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.
Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:
- Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)
- Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.
- Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.
- Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.
Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.
mot i keq ne shqiperi
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:12
d.a.
Policia italiane
ITALI- Mbrëmjen e djeshme të datës 17 shtator, në kuadër të shërbimeve të jashtëzakonshme t&e...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:15
A.B
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve të një jave. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacio...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 11:04
A.B
Blendi Fevziu
MBRETËRI E BASHKUAR- Në ditën e fundit të homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II, gazetari Blendi Fevziu ...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 10:50
A.B
Makina e sekuestruar
TIRANË- Mjetet me qira që futeshin në Shqipëri nga Morina dhe Qafë Thana, deklaroheshin të vjedhura. Kjo...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 10:32
A.B
Momenti i ndalimit
TURQI- Emre Olur, i njohur si këshilltari për shtyp i kokës së mafias turke, Sedat Pekerit ka mbërritur më...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 10:10
A.B
Policia
DURRËS- Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Jurgen Doraci i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 10:04
A.B
Policia
SARANDË- Sinan Proda, Enrik Proda dhe Armando Hako dhunuan dhe kërcënuan me armë një 42-vjeçar në Sarandë...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 09:44
A.B
Policia
SARANDË- Tre persona janë arrestuar në Sarandë pasi kanë dhunuar me sende të forta një 42-vjeçar. N&...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 09:35
A.B
Diget makina
KUKËS- Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në Rrugën e Kombit. Deri më tani mësohet se...
Aktualitet
18 Shtator 2022, 09:07
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një 24-vjeçar u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Itali mëngjesin e djeshëm pasi ndaj tij ...