LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Policia në një javë, BILANCI: 118 persona të arrestuar, procedohen 251 të tjerë

Policia informon se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga të cilët, 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

18 Shtator 2022, 11:15 Nga A.B

VIDEO- Policia në një javë, BILANCI: 118 persona të

TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve të një jave. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacione policore të koduara: "Tranzit 14", "Servisi", "Supplier 3", "Diesel 2", "ëares", "The night", "Ekol", "Shops", "Luxury", “Tranzit 15”, “Frequently”, “Bypass”, “Tablets”, “Borders”, “Midnight”, “Field”, “The user”, “Bergamo”, “Online”, “Kamuflimi”, “Stacioni”, “Next”, “Ring”, “Gradishti”, “Garden”, “Aksesorë”, “Perimetri 193”, “Phones”, “Perimetri 194” dhe “Muriqani”.

Policia informon se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga të cilët, 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim i pandërprerë nga të gjitha strukturat e Policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në të gjitha fushat. Viti i ri shkollor angazhon në terren qindra punonjës policie, të cilët do të jenë të planëzuar me shërbim, pranë shkollave, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për nxënësit. Strukturat e Policisë, të angazhuara për sigurinë e turistëve dhe për t’iu ardhur në ndihmë atyre, në rast nevoje. Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë në 9 raste, turistëve të ndryshëm.

Vijojnë kontrollet “blic”, në të gjithë vendin, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Operacioni policor i koduar “Ring”, nga strukturat e Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare, Autoriteteve Portuale dhe Doganore të Portit Durrës. Sekuestrohen 2275 ton naftë kontrabandë, u proceduan 11 shtetas, 4 prej tyre në gjendje arresti. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacione policore të koduara: "Tranzit 14", "Servisi", "Supplier 3", "Diesel 2", "ëares", "The night", "Ekol", "Shops", "Luxury", “Tranzit 15”, “Frequently”, “Bypass”, “Tablets”, “Borders”, “Midnight”, “Field”, “The user”, “Bergamo”, “Online”, “Kamuflimi”, “Stacioni”, “Next”, “Ring”, “Gradishti”, “Garden”, “Aksesorë”, “Perimetri 193”, “Phones”, “Perimetri 194” dhe “Muriqani”.

Operacioni i koduar “Luxury”/Tiranë - Trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, shpallen në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre. Janë finalizuar 9 operacione në të gjithë vendin, për goditjen e kontrabandës së naftës, mallrave dhe produkteve të ndryshme.

Si rezultat janë sekuestruar 1 motomjet dhe 6 automjete të trafikuara, rreth 2500 ton naftë, mallra dhe produkte të ndryshme, të kontrabanduara.

8 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm: 9 shtetas në pranga, 2 nën hetim dhe 1 i shpallur në kërkim. Në fushën e narkotikëve janë finalizuar 6 operacione, nga strukturat e DVP Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. Janë sekuestuar sasi të llojeve të ndryshme të drogave, bimë narkotike të kultivuara dhe në proces tharjeje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë finalizuar operacionet “Ekol”, “The user”, “Servisi” dhe “Stacioni”. Janë sekuestruar 4 armë zjarri, 7 armë të ftohta, 5 kallëpe me lëndë plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga këta: 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 13 persona në kërkim, nga të cilët: 12 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 21 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 359 leje drejtimi, nga të cilat: 273 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Angazhim maksimal në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 4 mjete lundruese, për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj.

•Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të Policisë.

•Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 13 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor, qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

operacionet e policise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet